Morali në Islam: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
v Rregullim i sintaksës using AWB
Rreshti 14:
 
Në pamje të parë, ka shumë arsye për aktet e terrorit, të cilat kanë marrë deri tani ndoshta qindra-mijëra jetë. Ata që i kryejnë akte të tilla, ndjekin një rrugë që është e huaj për fenë.
 
:;"Hani e pini nga begatitë që ju ka dhënë Zoti dhe mos përhapni çrregullim dhe prishje në tokë!"<ref>[[Suretu El Bekare]], ajeti 60</ref>
 
:;"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira." <Suretu El A`rafë]], ajeti 56 </ref>
 
Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla dhe është shprehur në një nga vargjet e Kuranit kështu: '''"Zoti nuk i drejton veprat e atyre që shkaktojnë çrregullim."'''<ref>[[Suretu Junus]], ajeti 81</ref>
Rreshti 24:
Megjithatë, në kohën e sotme aktet e [[terrorizmi]]t, [[gjenocidi]]t dhe [[masakra]]ve ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten [[barbari]]sht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e [[Toleranca në Islam|tolerancë]], për të cilin ka urdhëruar Zoti në Kuran. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin frikë ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t'i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegje.
 
Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kuran. Një varg kuranor flet për një grup prej nëntë vetësh që planifikuan të vrasin një nga profetët, duke u betuar në emër të Zotit:
 
:;Në qytet gjendej një bandë prej nëntë burrash që shkaktonin çrregullim në vend dhe nuk vendosnin drejtësi. Ata thanë<nowiki>:</nowiki> "Le të betohemi së bashku për Zotin se do të vërsulemi ndaj tij dhe familjes së tij natën dhe do t'u themi më pas, mbrojtësve të tij se ne nuk ishim fare dëshmitarë në zhdukjen e familjes së tij e për këtë po themi të vërtetën." Ata përgatitën një plan dhe Ne përgatitëm, gjithashtu një plan, për të cilin ata nuk kishin dijeni.<ref>[[Suretu En Neml]], ajetet 48-50</ref>
 
Ky ajet kuranor flet për disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa myslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç'ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të "shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë", sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë.
 
Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë:
Rreshti 46:
Siç mund të shihet nga vargjet e mësipërme, është jashtë çdo mundësie që dikush që i beson me të vërtetë Zotit, të mund të bëjë një sy qorr qoftë edhe përballë një veprimi që mund t'i shkaktojë dëmin më të vogël njerëzimit. Kurse dikush që nuk beson në Zotin dhe në jetën e pasosur, mund të kryejë lehtësisht çdo lloj të keqeje, përderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japë llogari askujt për veprat e veta.
 
Ata që kërcënojnë jetën e civilëve dhe veçanërisht të fëmijëve, duhet të pyesin vetveten : Çfarë krimi kryen këta fëmijë? A është kryerja e akteve mizore ndaj njerëzve të pafajshëm diçka që do të kalojë pa u marrë në llogari ?
 
Gjëja e parë që duhet bërë për ta shpëtuar botën nga murtaja e terrorizmit është përdorimi i arsimit për të fshirë të gjitha ato besime a bestytni që deri tani, janë shitur në emër të fesë, por që në të vërtetë, nuk kanë të bëjnë aspak me fenë, si dhe të edukohen njerëzit me moralin e vërtetë kuranor dhe me frikën ndaj Zotit.
Rreshti 52:
== Urdhërimi për kryerje të veprave të mira ==
 
Në mësimet morale të Islamit, çështjet më të rëndësishme janë dashuria, mëshira, mbështetja e ndërsjellë, vetëflijimi, toleranca dhe falja. Në një shoqëri, ku morali jetohet siç duhet, është e pamundur të gjenden baza për dhunën dhe konfliktin.
 
Myslimani duhet të jetë një njeri që pajtohet me urdhëresat e Zotit dhe përpiqet me shumë kujdes për të jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisë. Kurani shprehet:
Rreshti 68:
Një mysliman nuk mund të qëndrojë indiferent për atë çka ndodh rreth tij dhe nuk mund të pranojë kurrë mentalitetin se asgjë nuk ka rëndësi përderisa nuk i shkakton dëm atij, sepse ai i është nënshtruar Zotit, është përfaqësues i Tij dhe ambasador i së mirës. Prandaj edhe ai nuk mund të qëndrojë indiferent përballë mizorisë dhe terrorizmit. Në të vërtetë, myslimani është armiku më i madh i terrorizmit. Islami është kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe përpiqet ta parandalojë atë qysh në nisje, me fjalë të tjera qysh në nivelin e ideve. Ai kërkon paqe mes njerëzve dhe sundimin e drejtësisë, si dhe urdhëron njerëzit që të shmangin mosmarrëveshjet, konfliktin dhe ligësinë.
 
Morali islam e sheh jetën të mbushur me paqe, mirëqenie, dashuri dhe hare për të gjithë njerëzit.
 
Vënia në jetë e këtij niveli të lartë morali që përshkruhet në Kuran dhe që u kërkohet besimtarëve, rrjedh nga dashuria e tyre e thellë për Zotin. Falë përkushtimit të tyre ndaj Tij, ata gjejnë strehë me shumë ëndje e dëshirë në moralin e shpallur prej Tij, në Kuran. Besimtarët nuk mundohen kurrë t'i bëjnë njerëzit që ta ndjejnë veten borxhlinj, sepse bamirësia që ata shfaqin dhe ndihma që u dhurojnë me bujari të tjerëve nuk kanë për synim qoftë edhe të marrjes së një falenderimi. Qëllimi i vërtetë është të fituarit e kënaqësisë së Zotit përmes moralit të treguar sepse besimtarët e dinë që në Ditën e Gjykimit do të thirren për të dhënë llogari për veprat e kryera. Në Kuran, Zoti ka shpallur shprehimisht se flakët e skëterrës do të jenë përfundimi i atyre që refuzojnë të jetojnë sipas moralit të Kuranit:
Rreshti 96:
== Lidhje të jashtme ==
 
[[categoryKategoria:islamIslam]]
[[categoryKategoria:moralMoral]]