Ndryshimi mes inspektimeve të "Muhamed er-Razi"

v
→‎top: Rregullim i sintaksës using AWB
v (Robot: Faqe e palidhur)
v (→‎top: Rregullim i sintaksës using AWB)
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
Shkrimtari i njohur Xhorxh Sarton në hyrjen e histoisë së shkencës thotë se"Rhazes ishte fizikanti më i shquar Islam dhe i Epokës Mesjetare". Kurse Enciklopedia Islame shënon se "Rhazes ngel deri në shekullin 17 auteritet i padiskutuar në mjekësi." Buletini i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), në maj të vitit 1970 i bën nderim duke cituar "shkrimet e tija për Lin dhe Fruthin tregojnë origjinalitet dhe përpikmëri si dhe shkrimet e tija për sëmundjet infektuese ishin traktate të para të kësaj lënde".
 
Ebu Bekr Muhammed ibn Zekerija Ar-Razi u lind në Raj afër qytetit modern të Teheranit në 251 H. (864 M). Thuhet se në rininë e tij Al-Rhazi ishte i interesuar në këndim dhe muzikë krahas profesioneve të tjera. Për shkakë të lakmisë së tij për dituri ai u bë më shumë i interesuar në studimin e alkemisë dhe kimisë, filozofisë, logjikës, matematikës dhe fizikës. Ishte lënda e mjeksisë në të cilën ai shpënzoi pjesën më të madhe të jetës duke e praktikuar, studiuar dhe shkruar për të. Për shkak të famës së tij në mjekësi ai u caktua si krye mjek në spitalin Raj dhe më pas gjatë sundimit të Adhud - Dualah u ngarkua me spitalin kryesor të Bagdadit.
Sikurse edhe shkollarët e tjerë të mëdhenj të historisë islame erudicioni i Raziut ishte gjithpërfshirës dhe puna e tij shkencore i juashtëzakonshëm. Ky përshkrim prezenton vetëm një pjesë të vogël të trashigimisë së lënë nga Raziu. Ai vdiq më 930 M. Portreti i Raziut zbukuron sallën e madhe të fakultetit të mjeksisë në Universitetin e Parizit.
 
[[Kategoria:biografiBiografi]]