Muhamet Kyçyku: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Fix
v Rregullim i sintaksës using AWB
Rreshti 1:
'''Muhamet Kyçyku''' (1784-1844) është një ndër poetët-bejtexhinjë më të njohur dhe njëherit konsiderohet si pikëkalim nga vargu klasik në atë [[Rilindja Shqiptare|rilindas shqiptar]].
 
==Jeta==
Kyçyku lindi në [[Konispoli|Konispol]] në 9 korrik të vitit [[1784]], po nuk dimë shumë për fëmininë e hershme të tij. Kemi njohuri të mëvonshme për studimet në [[Egjipt]], të cilat zgjatën 11 vjet ku edhe u njoh me një numër të madh bashkëkombasish që punonin dhe jeton atje. Me të kryer studimet teologjike u kthye në fshatin e lindjes dhe u vu në shërbim të fesë si imam.
 
Studioi plotë njëmbëdhjetë vjet fenë islame në [[Kairo]], [[Egjipt]], dhe mëtej punoi në fshatin e tij të lindjes si imam.
Rreshti 11:
== Qëndrime letrare ==
Në letërsi, Kyçyku zë vendin e merituar të pikënisësit dhe pikëkaluesit nga klasika bejtexhiane në poezinë e Rilindjes Kombëtare. Ai është gjithashtu i pari ndër [[shqiptarët]] të ketë shkruar poemë voluminoze. Sikur të gjithë bejtexhijtë, e që nga fillimi i këtij lloji letrar, shumë ide e tema merreshin nga librat fetar dhe nga themelet e moralit dhe virtytit fetar islam. Kur bisedojmë për moralin e gruas dhe burrit, duhet vënë në dukje se është i famshëm respekti bashkëshortor ilir dhe par shqiptar që në kohërat pagane kështuqë bejtexhinjt, e në këtë rast Muhamet Çami vetëm ngrinte lartë besnikërinë iliro shqiptare dhe natyrisht atë islame të relacioneve familjare.
 
Brendia e poemës Erveheja * (në fillim Ravda) se Çamit duhet të ketë qenë e njohur në trojet tona sidomos pas pranimit të Islamit nga shkaku se kjo temë, në variante të afërta, ka arritur në fillim nga Persia e më vonë edhe nga Turqit si letërsi gojore dhe në raste më të rralla edhe në forma të shkruara së paku në gjuhën turke. Nuk kemi dokumente të shkruara për të vërtetuar këto të dhëna, por nëse nisemi nga fakti se shumë shqiptarë, pas pranimit të fesë islame shkolloheshin në vise të ndryshme të perandorisë turke, bënë reale mundësitë e përhapjes se literaturës arabe, perse gjegjësisht asaj turke në Ballkan. Nga sanskritishtja kemi shkrimin "Shukasaptati" nga morri idenë dhe frymëzimin poeti Pers Zijauddin Nakshabi dhe shkroi Tutinamen e tij, prej nga, Kyçyku ndërtoi mjaftë bukur, historinë me tipare të grues luftëtare shqiptare në mbrojtje të nderit. Dhe Erveheja e mbrojti me guxim pa u trembur as nga vdekja. Në këtë mënyrë ajo arrin të lundroj nëpër shtrëngatat që i sillte jeta gjer në momentin fatlum të ngadhënjimit mbi padrejtësitë dhe në ngadhënjimin e të vërtetës mbi dredhitë dhe pasionet e errëta të kunatit, pasanikut, shërbëtorit dhe hajnit.
 
Sa i përket veprës Jusufi dhe Zulehaja, dijmë së është një ngjarje për të cilën flitet në librat e Shejtë : Teurat, Inxhil dhe Kur’an në surrën "Jusuf". Janë të njohura veprat e shkruara nga këto inspirime fetare në literaturën orientale e më gjerë. Në persisht, në një mënyrë shumë të bukur shkruajtën Firdeusi (935-1020) (persisht), mistiku Xha’ami, (1414-1492) dhe në turqisht Hamdullah Hamdi 1449-1508) e shumë të tjerë.
 
Kyçyku këtë ngjarje të vërtetë të treguar në librat e Shenjt që janë fjalë të Zotit, e rreshtoi në poemë, me një gjuhë edhe pse të rënduar me fjalë të huaja, të kuptueshme dhe në nivel më të lartë poetik se Erveheja.
 
Veprat tjera të Kyçykut janë poema me tematikë antialkoolike Bekriu (1824), ajo historike nga viti [[1826]] për Ibrahim Pashën, fushatat e lavdishme të mbretit të Egjiptit Muhamed Aliut kundër rebelimit grek dhe poemën që merret me hallet e atyre që detyroheshin të kërkojnë kafshatën e bukës dhe fitimin larg vendlindjes – Gurbetlitë.
 
Kyçyku u muer edhe me përkthime nga arabaishtja dhe [[turqishtja]] e ndër përkthimet më të njohura është padyshim Mevludi i shqipëruar Kasidatu’l Burda nga Al Busiri (?-1296).
 
* Më 1888 në Bukuresht, Jani Vreto (1822-1900) e botoi Ervehenë të adoptuer në si përrallë dhe të pastruar nga fjalët arabe, persishte dhe turke por megjithate origjinali ngeli më i kuptueshëm dhe më lirik.
 
* Më 1888 në Bukuresht, Jani Vreto (1822-1900) e botoi Ervehenë të adoptuer në si përrallë dhe të pastruar nga fjalët arabe, persishte dhe turke por megjithate origjinali ngeli më i kuptueshëm dhe më lirik.
* Ahmet Qirezi (1966) botoi në « Jehona » (Shkup, 1978 ; ribotuar më 2007)dramën « Erveheja » me motive nga poema e njëjtë e Kyçykut duke e përshtatur shumë bukur për skenë.
 
== Lidhje të jashtme ==
* http://www.filolet.com/bejtexhianet/muhamet-cami.htm
* [http://www.elsie.de/pdf/articles/A1992MoslemTradition.pdf| Robert Elsie, Albanian Literature in the Moslem Tradition. Eighteenth and early nineteenth century Albanian writing in Arabic script]
 
[[Kategoria:Bejtexhinjë]]
* [http://www.elsie.de/pdf/articles/A1992MoslemTradition.pdf| Robert Elsie, Albanian Literature in the Moslem Tradition. Eighteenth and early nineteenth century Albanian writing in Arabic script]
[[categoryKategoria:shkrimtarëShkrimtarë shqiptarë]]
 
[[Kategoria:Lindje 1784]]
 
[[Kategoria:bejtexhinjëVdekje 1844]]
[[category:shkrimtarë shqiptarë]]
[[category:lindje 1784]]
[[category:vdekje 1844]]