Elvis Presley: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 20:
•I lindur më 8 Janar 1935,Elvis Presley ishte një aktor dhe këngëtar amerikan me famë botërore.Ai konsiderohet si një ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20,dhe njihet edhe si “Mbreti I Rock and Roll-it” apo thjesht “Mbreti”.
 
== '''Biografia''' ==
•Presley kishte lindur në Tupelo,Mississippi si një binjak-pa binjak,dhe kur ishte 13 vjeqar,ai dhe familja e tij u vendosën në Memphis,Tennessee.Karriera e tij muzikore filloi dikur më 1954, kur regjistroi një këngë me producentin Sam Philips nga Sun Records. Në bashkëpunim me gitaristin Scotty Moore dhe basistit Bill Black,Presley ishte ndër themeluesit e rokut, me uptempo,back beat me elemente të muzikës country dhe R&B. Ai u menaxhua nga Kolonel Tom Parker për më se dy dekada,me kontratën e nënshkruar nga RCA. Kënga RCA e parë e Elvisit ,“Heartbeat Hotel", u lansua në Janar 1956 dhe u bë hiti numër 1 në SHBA. Ai fitoi titullin “Mbreti I Rock and Roll-it” pas një serie të suksesshme të paraqitjeve të tij në televizion dhe rekordeve të tij prijëse në top listat. Interpretimet e tij energjike të këngëve dhe stili I tij provokativ,i kombinuar me talentin e madh e bëri atë shumë të famshëm dhe kontroverzal.
 
Rreshti 28:
 
== '''Jeta e hershme''' ==
'''Fëmijëria në Tupelo'''
 
•Presley u lind më 8 Janar,1935,në Tupelo,Mississippi,I biri I Gladys Love (née Smith; 25 Prill, 1912 –14 Gusht, 1958) dhe Vernon Elvis Presley (10 Prill, 1916 – 26 Qershor, 1979), në shtëpinë dy-dhomëshe të ndërtuar nga babai I Vernonit si përgatitje për lindjen e të birit. Jesse Garon Presley, vëllau I tij identik-binjak, u dërgua I vdekur 35 minuta para tij. Si fëmijë I vetëm, Presley u bë shumë I afërt me të dy prindërit dhe formoi një lidhje veçanërisht të ngushtë me nënën e tij. Familja mori pjesë në një kishë Asambleja e Perëndisë, ku ai gjeti inspirimin fillestar muzikor.
 
•Prejardhja e Presley-t ishte kryesisht një përzierje e Evropës Perëndimore, duke përfshirë skocezë-irlandezë,skocezë,gjermanë,dhe disa normanë francez. Stër-stër gjyshja e nënës së tij, Morning Dove White, ishte me shumë mundësi amerikane vendase. Nëna e tij ishte konsideruar si dominante në familjen e vogël. Vernoni u transferua nga një punë në tjetrën duke evidentuar ambiciet e vogla. Familja shpesh mbështetej në ndihmat e fqinjëve dhe ndihmat ushqimore të qeverisë. Prisley-t I shpëtuan tornados F5 të vitit 1936 në Tupelo. Më 1938, ata humbën shtëpinë pasiqë Vernoni u kap duke bërë “kiting” çekun e pronarit të tokës, Orville S. Bean, për të cilin ai kishte punuar. Ai pastaj shkoi në burg për 8 muaj, dhe Gladys dhe Elvisi qëndruan tek të afërmit.
 
•Në shtator 1941, Presley hyri në klasë të parë në Lindjen e Konsoliduar Tupelo, ku mësuesit e vlerësuan si “mesatar”. Ai u inkurajua për të marrur pjesë në një konkurs këndimi pasi e habiti mësuesin e tij me një interpretim të këngës country “Old Shep” të Red Foley-t gjatë lutjeve të mëngjesit. Konkursi, I mbajtur në Mississippi- Panairi I Alabamës dhe Shfaqja Dairy më 3 Tetor,1945, ishte performanca e tij e parë para publikut:I veshur si kauboj,10 vjeçari Presley qëndronte I ulur në një karrige për të arritur mikrofonin dhe këndoi “Old Shep”. Ai doli në vendin e pestë. Pas disa muajsh, Presley mori kitarën e tij të parë për ditëlindje; ai kishte shpresuar për diçka tjetër,ose një biçikletë ose një pushkë.Gjatë viteve vijuese, ai mori  mësime të thjeshta kitare nga xhaxhallarët e tij dhe nga pastori i ri i kishës së familjes.Presley kujtonte, “Mora kitarën, dhe I shikoja njerëzit, dhe unë mësova të luaja pak. Por nuk do të këndoja kurrë në publik. Isha shumë I turpshëm për diqka të tillë."
 
•Duke hyrë në një shkollë të re, Milam,për klasën e gjashtë në Shtator 1946 ,Presley mbeti vetëm. Një vit më pas ai filloi të sillte kitarën në baza ditore. Ai luante dhe këndonte gjatë drekës,dhe shpesh ngacmohej nga nxënësit e tjerë të cilët e quanin “fëmija që luante muzikë të pagëdhendur”. Familja deri atëher po jetonte në një lagje të madhe afrikano-amerikane. Ai u ndihmua nga një shok klase,vëllau I të cilit kishte një stacion radioje të tijën dhe kërkoi që Elvis të luante për ndëgjuesit.Ai vazhdoi të merrte mësime për kitarë dhe me disa performanca të mëvonshme humbi frikën e performimit në publik.Gjatë kësaj kohe Elvis ishte vetëm 12 vjeç.
 
'''Adoleshenca në Memphis'''
{{për përmirësim}}