Amerika Latine: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 217.24.253.109) dhe riktheu rishikimin 1569004 nga Olsi: ndryshime jo konstruktive
Rreshti 37:
Dallimet ekzistuese sociale të krijuara gjatë kohës së kolonializmit, në kohën e urbanizimit kanë ardhur gjithnjë e më shumë duke u theksuar, dhe atë sidomos në qytete të mëdha. Ndërsa ndarësit racore janë duke u zhdukur si pasojë e rritjes së popullsisë së përzier nga racat e ndryshme. Për të treguar këtë pjesë të popullsisë së përzier, ndër të tjera përdoret shprehja ''Indio''.
 
Për nga përkatësia fetare, Amerika latine është hapësira më e madhe e kufizuar e ritit katolik (92% më 1977). Kjo hapësirë është e kufizuar nga aspekti kulturorë dhe gjeografik. Mirëpo besimi fetar dhe gjallëria fetare në Amerikën latine janë të përziera me elementet kulturore e të pa feve. Në hapësirat me popullsi të dendur, rol të madh luaj besimet fetare të përziera (bie fjala besimi fetar ''Umbanda''). Struktura sociale e popullsisë është në kundërshtim me mësimet sociale të kishës katolike e cila si përkushtim të saj kryesorë e ka bërë përhapjen dhe dominimin e saj në këtë hapësirë. Për këshillime rreth çështjeve kishtare si organ koordinues i konferencave të peshkopëve të shteteve, për gjithë Amerikën latine është ngritur një këshill i peshkopëve (C.E.L.AM.). Po ashtu në këtë drejtim, më 1959, në Romë, është themeluar Komisioni i Papës për Amerikën latine si një organ i veçan i kongregacionit kurues që ka qëllim që nëpërmjet ndihmave të nxisë punën e peshkopëve të C.E.L.AM.-it. Po ashtu më 1959, me seli në Bogotá, u themelua ''Lidhja fetare për Amerikën Latine'' (spanjisht Confederactión Latino-Americana de los Religiosos, shkurtesa CLAR) e cila koordinon punën aktive të fesë (rreth 51% të klerit). Këto ndërmarrje ndihmohen nga shoqëri me vend qëndrime në të gjitha anët e botës. Që nga kjo kohë, kisha katolike, në shumë vende të Amerikës latine ka ngritur objekte të veta si shkolla, spitale, shtëpi pleqsh, fishnore, shkolla të zanateve dhe qendra tjera sociale. Po ashtu edhe kisha protestante është prezentë në Amerikën latine , sidomos në pjesët e vendeve të banuara nga popullsia me prejardhje gjermane si në Brazil, Agjentin dhe Kilë që mërguan gjatë shekullin XIX-të. Nga fundi i shekullit XIX, një numër bukur i mirë i misionarëve protestant nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe u vendosë në Amerikën latine dhe tani shumica prej tyre kryejnë veprimtarin e tyre si të pa mvarrur duke ju afruar gjithnjë e më shumë gjuhës dhe kulturës së popullsisë vendase. Këto kisha nëpërmjet shërbimeve sociale, tregimeve biblike, dhe gjallërimit të jetës së rreptë krishtere, me të shpejtë fituan numër të anëtarëve. Zakonisht shumica e këtyre anëtarëve rrjedhin nga shtresat e dobëta sociale. Për planifikimet e përbashkëta, për rreth 22 milion protestantëve të shpërndarë nëpër shtete të ndryshe, përkujdeset ''Këshilli krishterë nacional'' në shtetet përkatëse. ''Komisioni për afirmimin e njësimit evangjelistë'' (spanjisht Unidad Evangélica Latinoamericna, shkurtesa UNELAM) selinë e ka në Montevideo. ''Këshilli Luterik i Amerikës Latine'' përfaqëson 61 kisha Lutere dhe misione në 23 shtete dhe që nga viti 1952, përgjegjësia sociale dhe kishtare është ketu duhetduar te japi'' perberjetKomisionit dhepër perqindjenAmerikën elatine popullsisei dheLidhjes joBotërore ktotë Kishës Luterne''<ref><tt>Der Grosse Brock Haus, 13</tt> ISBN 3-7653-0353-4</ref>
 
== Burimi i të dhënave ==