[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v rregullim sintakse
Rreshti 5:
'''AK-47''' është [[arma|armë]] zjarri automatike, me kalibër 7.62×39mm, e projektuar në [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimin Sovjetik]] nga [[Mikhail Kalashnikov]]. Zyrtarisht është e emërtuar '''''A'''втомат '''К'''алашникова образца 19'''47''' года'' ('''''A'''vtomat '''K'''allashnjikova obrazca 19'''47''' goda''), ndërsa njihet thjeshtë si '''Kallashnjikov''', '''AK''' ose '''Kallash'''.
 
Puna për projektimin e armës filloi në vitin e fudnit të [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] (1945). Pas luftës më 1946, AK-47 i është shfaqur provave të para ushtarake zyrtare. Në vitin 1948 u shfaq versioni me bisht të fiksuar, i cili u vendos në përdorim aktiv në disa njësi të [[Ushtria e Kuqe|Ushtrisë së Kuqe]]. Një zhvillim i hershëm ishte modeli '''AKS''' (S—''Skladnoy'' ose "me palosje"), i cili ishte i pajisur me bisht mbajtës metalik të vendosur në shpinë. Në vitin 1949, AK-47<sup>-ta</sup> është pranuar zyrtarisht nga [[Ushtria e Kuqe|Forcat e armatosura sovjetike]] dhe është përdorur nga shumica e vendeve anëtare të [[Pakti i Varshavës|Paktit të Varshavës]].
 
Edhe pas gjatshtë dhjetëvjeçarëve, ky model dhe variantet e tij janë një ndër armët e zjarrit më të njohura dhe më të përdorura në botë. Shkak ky i qëndrueshmërisë së tyre thelbësor në kushte të vështira, i kostos së ulët të prodhimit në krahasim me armët bashkëkohore perëndimore, disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë në përdorim. AK-47 prodhohet në shumë shtete dhe ka gjetur përdorim në shumë [[ushtria|ushtri]], si dhe në shumë trupa jo të rregullta nëpër të gjithë botën. Në vitin 2004, nga rreth 500 milion armë zjarri nëpër botë, përafërisht 100 milion i takojnë familjes ''Kallashnjikov'', ndërsa nga këta,tre të katërtat janë AK-47<sup>-ta</sup>.
Rreshti 176:
* {{Commonscat}}
 
[[Kategoria:Armë zjarri]]
[[Kategoria:Rusi]]