Ndryshimi mes inspektimeve të "Diokleciani"

5 bytes removed ,  4 vjet më parë
v
rregullim sintakse
(Added to categories)
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v (rregullim sintakse)
[[Skeda:Istanbul - Museo archeol. - Diocleziano (284-305 d.C.) - Foto G. Dall'Orto 28-5-2006.jpg|250px]]
 
'''Gaius Aurelius Valerius Diocletianus''' ([[Spalato]] rreth 243 - rreth 313), lindur nën emrin '''Diokle''', ishte një perandor romak nga [[20 nëntor]] [[284]] deri me [[1 maj]] [[305]].
 
Diokleciani lindi në [[Iliria|Iliri]], bir i një shkruesi të [[senatori]]t [[Anulino]], ai u ngrit shpejt në gradat e [[Ushtria|ushtrisë]] romake. Prijësi i ushtrisë romake, u zgjodh me [[20 nëntor]] [[284]] si zëvendësues i [[Numeriani]]t të vrarë nga Piraro, dhe pas vrasjes së [[Karino]]s, në korrik [[285]], ai u bë perandori i vetëm, duke ndryshuar emrin në ''Dioklecian''.
Nisur nga asgjë, arritjet e Dioklecianit i detyrohen talentit dhe vullnetit të tij. I dalë nga radhët e ushtrisë, ai u bë guvernator i Mesisë, pastaj konsull dhe komandant i gardës së pallatit. Ai u dallua gjatë luftës së Persisë. Pas vdekjes së Numerienit, ai u shpall nga rivalët e tij si njeriu më i denjë për fronin perandorak. Meqenëse mbretërimi i tij kishte filluar me vrasjen e paraardhësit të tij, Diokleciani u tregua shumë i kujdesshëm dhe vendosi të ndante komandat e rëndësishme me rivalët, që, ndoshta, kërkonin ta mënjanonin.
Në fillim, Diokleciani zgjodhi si ndihmës një gjeneral ilir, Maksimianin, i përshkruar nga Aurel Viktori si "një mik besnik, disi i pagdhendur, por i pajisur me aftësi të madhe ushtarake dhe me një shkathtësi të natyrshme". Detyra e tij qëndronte në administrimin e çështjeve shtetërore në pjesën perëndimore të perandorisë, në territorin gal, ku kishin shpërthyer revoltat, si dhe në sigurimin e një mbrojtjeje më të mirë të Romës kundër sulmeve të gjermanëve. Maksimiani u bë bashkëperandor, mori titujt Cezar, August, Herkul, dhe e vendosi "oborrin" e tij perandorak në Milano.
Kjo ndarje e pushtetit funksionoi aq mirë, sa në vitin 293 Diokleciani e shndërroi diarkinë në tetrarki. Ai emëroi dy gjeneralë të rinj, që u bënë Cezarët e dy Augustëve. Konstanc Klori u bë ndihmës i Maksimianit, ndërsa Galeri, i Dioklecianit. Për të lehtësuar mbrojtjen ushtarake, perandoria u nda në katër rajone, secili i pajisur me kryeqytetin e tij administrativ.
 
Shuma të konsiderueshme iu kushtuan një programi të gjerë ndërtimesh, por mbretërimi i Dioklecianit është shquar për reforma të qenësishme në administratën ushtarake dhe civile, me një ndarje gjithmonë e më të qartë të këtyre dy degëve të pushtetit politik. Provincat u zvogëluan shumë, gjë që lehtësoi administrimin dhe unitetin e tyre. Guvernatorët u çliruan nga komanda ushtarake. U krijua një njësi e re, dioqeza, që përbëhej nga shumë provinca. Çdo dioqezë drejtohej nga një vikar, i deleguari i prefektit të Gjykatës, i cili ndihmohej nga një ekip funksionarësh civile. Një sistem i ri i vlerësimit të taksave, i shoqëruar me një regjistrim të përgjithshëm, lehtësoi përllogaritjen e të ardhurave të parashikuara për çdo pjesë të perandorisë. Për herë të parë u bë i mundur parashikimi i shpenzimeve në funksion të parashikimit të ardhurave të sigurta.
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E DIOLECIANIT
 
* Me vendim të gjeneralëve dhe të tribunëve, Valer Diokleciani, komandant i gardës së pallatit, zgjidhet perandor, për shkak të urtësisë të tij. Ai ishte një burrë i fuqishëm dhe thuhet se ishte i pari që u vesh me pallto të qëndisur me ar dhe që lakmoi këpucët me mëndafsh dhe copë të kuqe, të zbukuruara me gurë të çmuar.
 
* Gjithashtu, ai ka qenë i pari, pas Kaligulës dhe Domicianit, që kërkoi të thirrej "zot" ose "perëndi" në publik. Por cilatdo qofshin të metat e Dioklecianit, ato kompensoheshin nga cilësitë dhe zemërgjerësia e tij. Sepse, ndonëse mori titullin "zot", gjithmonë ai sillej me romakët si një baba.
 
* Ndonëse asnjëherë nuk u adhurua si perëndi, Diokleciani konsiderohej bashkë me Maksimianin si "bij të perëndisë dhe krijues perëndish". Në vitin 287, ai e quajti veten Jovi, përfaqësuesi i Jupiterit mbi tokë.
 
* Diokleciani, i vendosur në Nikomedi, vazhdoi të qeveriste pjesën Lindore të Perandorisë sipas mënyrës së monarkëve lindorë, i veshur me rroba të pispillosura dhe duke kërkuar që njerëzit të përkuleshin në praninë e tij.
 
Diokleciani shkoi ne Romë ta shpetoj nga kriza ,ai nuk qendroi ne ROMë por e zgjodhi selin e tij ne detin Marmara.
 
[[Kategoria:Perandorë romakë]][[Kategoria:Ushtarakë]] [[Kategoria:Iliri]]
[[Kategoria:Ushtarakë]]
[[Kategoria:Iliri]]