Prilli i thyer: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rregullova gabimet drejtshkrimore
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v rregullim sintakse
Rreshti 1:
[[Skeda:Prilli i thyer.jpg|thumb|250px]]
'''Prilli i thyer''' është një libër nga [[Ismail Kadare]] që është publikuar në vitin [[1980]]. Ky libër ka për temë [[Besa|besën]], [[Gjakmarrja|gjakmarrjen]] dhe [[Kanuni|kanuninkanuni]]n në pjesën veriore të [[Shqipëria|Shqipëris]]ë. [[Protagonisti|Personazhi kryesor]], Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton. Në [[Brazili|Brazil]] ky libër është filmatizuar, dhe mori titullin "[[Prapa Diellit]]" (anglisht: [[Behind the Sun]]). Libri është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës. Në [[gjuha angleze|anglisht]] ky quhet "Broken April"
 
==Konspekti==
{{pp|21 shtator 2014}}
Ishte një ditë e ftohtë Marsi. Këmbët po i ngrinin por s’mund të lëvizte….ishte i sigurt se shënjestra e tij do të vinte dhe kësaj here nuk mund të dështonte…kishte ardhur koha ti jepte fund gjithë këtij presioni që tashmë kishte një vit që zgjaste, shtysat e të atit, gjaku tek kemisha e të vëllait që zverdhej e zverdhej çdo ditë etj etj. Dhe në të vërtetë pas shumë orësh pritjeje Zef Kryeqyqja u duk vërtet, dhe Gjorgu nuk priti më, e qëlloi, bëri të gjitha ritet sipas zakonit dhe u largua për në shtëpi. Për pak kohë lajmi u përhap gjithandej,Gjorgu i Berishajve kishte vrarë Zef Kryeqyqen. Të gjitha u kryen sipas zakonit dhe Kryeqyqët e dhanë si besën 24 orëshe ashtu dhe atë 30 ditëshe. Pasi të gjitha ritet mbaruan, pasi Gjorgu mori pjesë në varrimin dhe drekën e mortit  të viktimës së tij, ai filloi të mendonte…i kishin mbetur 30 ditë jetë normale…një herë i dukeshin pak,  një herë shumë….çfarë do të bënte këto ditë?? Këto mendime të turbullta ia ndërpreu i ati i cili hyri në dhomë e i dha paratë për tagrin e gjakut, tani ai do të nisej i vetëm për një udhëtim të gjatë në Rrafsh drejt kullës së Oroshit. Gjorgu morri rrugën i vetmuar e i menduar, mbas 30 ditësh jeta e tij do të mbaronte, do te mbyllej në një nga ato kullat e errëta e mbase nuk do ta shihte më dritën e diellit dhe kjo ishte tmerrëshisht e trishtueshme…më të trishtueshme e bënte fakti se kjo po ndodhte prej një marrëzie, diçkaje që kishte ndodhur 70 vjet më parë një natë tetori kur një i huaj kishte trokitur ne derën e tyre, i huaji kishte qënë i ndjekur nga vrasësit e tij të cilët e kishin vrarë dhe sipas ligjeve të kanunit gjaku i kishte mbetur familjes pritëse. Gjithë ata të rinj kishin humbur jetën vetëm prej asaj nate të pakuptimtë tetori të 70 viteve më parë dhe tani ishte radha e tij të vuante pikërisht për faj të asaj nate….   Pas disa ditësh ai arriti në Orosh, dhe atje qëndroi në paradhomën e gjakësve duke pritur radhën e tij për të paguar…      
 
Kishte kohë që në Rrafsh qarkullonte lajmi se kishte ardhur një karrocë nga kryeqyteti, dhe ja tek po lëkundej në rrugët e vështira të Rrafshit pikërisht
Rreshti 14:
Besiani dhe Diana e vazhdonin udhëtimin e tyre nëpër Rrafsh, dhe çdo ditë e më shumë Besiani e ndiente të shoqen larg, dhe nga ana tjetër Diana nuk bënte gjë tjetër përveçse pyeste për Gjorgun dhe e kërkonte gjithë ditën nga dritarja. Karroca ndaloi në një bujtinë sepse kuajt duhet të pushonin, prej bujtinarit Besiani mësoi se aty afër ndodhej Ujëbardha e Epërme dhe kështu cifti vendosi ta vizitonte. Pamja në Ujëbardhat e Epërme ishte mahnitëse, pasi panë liqenet ata vendosën të vizitonin edhe fshatin. Në rrugë e sipër, Diana ia nguli sytë një kulle ngujimi dhe filloi ti thoshte të shoqit se nëqoftëse atij Gjorgut i kishte mbaruar besa tani do të ishte futur në një kullë si kjo, e mbase dhe në atë vetë. Besiani u turbullua nga ky interes i madh i së shoqes për atë djaloshin që kishin parë vetëm për pak minuta në rrugë, por nuk pati kohë ti vazhdonte mendimet pasi midis turmës së njerëzve që i rrethonin ai njohu Binak Alinë dhe dy ndihmësit e tij. Kështu Besiani u takua me ta dhe filloi të bisedonte me mjekun, kur mbaroi ktheu kokën për të parë Dianën por ajo nuk dukej gjëkundi…..filloi ta kërkonte si i cmendur nëpër turmë ndërkohë që nëpër mend i shkonin gjëra të tmerrshme…..mos ishte mbytur në liqen? Pak më larg pa Binak Alinë me një pamje aspak ngushëlluese në fytyrë dhe kur arriti afër tij mësoi se e shoqja, Diana Vorpsi, ishte futur në kullën e ngujimit. Po tani ç’do të bëhej? Asnjeri nuk mund të futej në kullë përveç priftit, dhe sapo erdhi ai u drejtua për te kulla, dhe kur arriti tek pragu i derës aty doli Djana. Ajo nuk jepte asnjë shenjë në fytyrë, as frikë, as turp, asgjë. Besiani vrapoi tek ajo dhe kontrolloi në kishte ndonjë shenjë në fytyre a qafë apo ndonjë të grisur në rroba, por fatmirëshisht nuk kishte asgjë. Ai e terhoqi të shoqen prej krau dhe bashkë me të u largua në karrocë pa përshëndetur asnjeri. Në karrocë e bombardoi me pyetje të shoqen po ajo nuk i ktheu asnjë përgjigje….pse kishte hyrë?? Për të parrë sa e tmerrshme ishte atje??  Për hakmarrje ndaj tij?? Apo për të gjetur atë Gjorgun?? Nuk folën më, arritën në bujtinë dhe ranë të flinin, për dy ditë nuk dolën nga dhoma. Ditën e dytë e lanë bujtinën, po largoheshin  nga Rrafshi.                                                                                           
 
Mëngjesi i 17 prillit e gjeti Gjorgun në Udhën e Madhe që të çonte për në Brezftoht. Besa e tij mbaronte në mesditë, ndërsa deri për në Brezftoht duhej të paktën një ditë, kështu do ti duhej të udhëtonte natën që të mbroheshe. Eci edhe ca dhe kur ngriti kokën në qiell pa se mesdita kishte kaluar, koha e tij kishte mbaruar tashmë…                         
 
Karroca e Vorpsëve vazhdonte udhëtimin e saj të gjatë duke u lëkundur e duke u larguar nga ky Rrafsh i mallkuar. Besiani tashmë e shihte të shoqen si një të huaj, ajo ishte aq e largët e dukej sikur shpirti isaj  kishte mbetur atje sipër. Besiani nuk kishte tashmë asnjë dyshim, ai e kishte humbur të shoqen, Rrafshi me bukurinë dhe tmerrin e tij ia kishte rrëmbyer Dianën e bukur….                                                                          
 
Ekzistonin edhe rrugët në besë, këto ishin disa rrugë në të cilat gjakësit mund të streoheshin e të ishin të sigurt nga ndjekësit e tyre, dhe pikërisht në një rrugë të tillë vendosi të priste natën edhe Gjorgu të cilit tashmë i kishte mbaruar besa. Duke qëndruar atje u përshëndet me një tjetër malësor i cili në bisedë e sipër i tregoi se e kishte parë atë Karrocën nga Tirana dhe se sipas tij ajo do të kalonte patjetër në kryqëzimin që ishte në fund të rrugës. Gjorgu i lumturuar u nis drejt kryqëzimit pa i kushtuar rëndësi faktit se ajo pjesë e rrugës nuk ishte në besë.                                   
Rreshti 113:
 
{{Ismail Kadare}}
 
[[Kategoria:Ismail Kadare]][[Kategoria:Libra]][[Kategoria:Romane]][[Kategoria:Letërsia shqiptare]]
[[Kategoria:Ismail Kadare]]
[[Kategoria:Libra]]
[[Kategoria:Romane]]
[[Kategoria:Letërsia shqiptare]]