Kostandin Kristoforidhi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 23:
Leu në Elbasan më 1827<ref name=":1">[[Robert Elsie|Elsie R]]., ''A Biographical Dictionary of Albanian History'', I.B.Tauris, Dec 24, 2012, fq. 257.</ref>, ndër burime të tjera figuron më 1830<ref name=":0" /><ref name=":2">[[Abas Ermenji|Ermenji A]]., ''[http://www.ermenji.org/?f=artikuj&id=kristoforidhi.html&ctitle=Kostandin+Kristoforidhi Kostandin Kristoforidhi punëtori i parë i gjuhës shqipe]'', Flamuri, prill 1950.</ref>, i biri i tregtarit e kujunxhiut Anastas Ndelkas/Nelkos. Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetëse greqishte të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin [[Zosimea]] të [[Janina|Janinës]]<ref name=":2" /> prej 1847 deri më 1850.
 
Në Janinë u njoh me zv/konsullin austro-hungarez [[Johann Georg von Hahn |J. G. Hahn]], i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe muar mësime për një kohë të gjatë prej tij për të studiuar shqipen mbi tekstin e Dhiatës së përkthyer nga [[Vangjel Meksi]] e të redaktuar prej [[Grigor Gjirokastriti|Grigor Gjirokastritit]]<ref name=":3">Lloshi Xh., ''[http://telegraf.al/dosier/xhevat-lloshi-enigmat-dhe-befasite-e-kristoforidhit-ne-malte Enigmat dhe befasitë e Kristoforidhit në Maltë]'', telegraf.al, 26 shkurt 2016.</ref>. Ndihmoi po ashtu për "[[Studime Shqiptare|Studimet Shqiptare]]" të konsullit të përmendur<ref name=":1" />. Vitet që vijuan e gjetën mësues në shkollat greke në [[Tirana|Tiranë]] më 1852, Elbasan e [[Berati|Berat]]. Më 1853 i vdesin prindët, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në [[Durrësi|Durrës]] ku punoi te nuni i tij Mimi Xhufka. Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregitregti dhe në fillimin e 1857 e gjejmë në [[Smirnë|Izmir]] ku me gjasë u poq për herë të parë me misionarët protestantë amerikanë, ku u rekrutua nga filologu dr. Rigzi, mbrapa më 1 mars në [[Stambolli|Stamboll]] ku nisi punë si përkthyes për Shoqërinë Angleze dhe të Huaj Biblike. Ndoqi për katër muaj kurse në Robert College në lagjen Babek të Stambollit. Mbasandej duke parë se qe premtues e shpurënshpunë në [[Malta|Maltë]] (fund korriku 1857-1860) në kolegjin protestant, ku përfundoi përkthimin e [[Besëlidhja e Re|Dhjatës së re]] në të dialektet e shqipes. Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese<ref name=":3" />. U hodh në [[Tunis]] ku u martua me Eleninë dhe mësoi greqishte në një shkollë nga 1861 deri më 1865<ref name=":1" />. Në fund të majit 1865 u gjend në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në gegnishte. Aleksandar Tomson i Shoqërisë Biblike përmes një njohtësie me një riosh shkodran të shkolluar, Nikollë Serreqin, i cili me të shkuar në Stamboll e ndih Kristoforidhin me redaktimin dhe sugjeron alfabetin latin me të cilin qe shkruar gegnishtja në Shkodër si traditë e autorëve të vjetër. Në nëntor të 1869 zgjedhet anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes<ref>Lloshi Xh., Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Shkup: Logos-A, 2008, fq. 14-15.</ref>. Me Eleninë pati shtatë fëmijë: Anastasin, Poliksenin, Anastasia, Kleopatra, Aleksandri, Stefani dhe Filipin<ref name=":0" />.
 
Prej 1874 gjer më 1878 pati një ftohje në marrëdhëniet mes tij dhe Shoqërisë Biblike, prejse dyshohej se nuk besonte sipas qasjes protestante nga një keqkuptim që kishte pasë në Maltë<ref name=":3" />. Me ndikimin e Alexander Thomson-it të degës së Stambollit u bë e mundur që të vazhdonte punën me Shoqërinë Biblike duke përkthyer e botuar, kështu që u zhvendos me këtë shkas në Stamboll familjarisht.
 
Më 1884 u kthye në Shqipëri dhe i ndërpreu marrëdhëniet me Shoqërinë Biblike njëherë e mirë<ref name=":4">Lloshi Xh., ''[http://www.gazetadita.al/psalmet-shqip-te-kristoforidhit-per-toske-e-gege/ Psalmet shqip të Kristoforidhit për toskë e gegë]'', gazetadita.al, 10 dhjetor, 2015.</ref>. U përpoq të hapte një shkollë shqipe në Tiranë, por qe e pamundur duke qenë se autoritetet osmane nuk e lejonin këtë gjë prej ndodhive të pas-[[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]]. Më 1888 u kthye në Elbasan ku punoi si gjyqtar, punë të cilën e ushtroi derisa vdiq<ref name=":1" /> më 1895 te shtëpia e [[Dhimitraq Buda|Taq Budës]]<ref name=":0" />. U varros mbrapa absidës kryesore të [[Kisha e Shën Mërisë (Kala, Elbasan)|kishën Shën Mërisë]].