[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 58:
Hidrografia: Rrethi i Gramshit ka një hidrografi të pasur si me ujëra sipërfaqësore ashtu edhe nëntokësore, edhe pse burimet aktive gjithëvjetore janë të dendura vetëm nga lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zonën e poshtme ato janë të rralla.
Këtu mund të përmendim dy lumenjtë kryesorë të rrethit Devolli me gjatësi breda tij 49km dhe Tomorrica me një gjatësi prej 14km, gjithashtu janë të pranishme edhe disa lumenj të tjerë, por më të vegjël si ai i Holtës, Lenies, etj. Ndër liqenet mund të përmendim më të rëndësishmin prej tyre, liqenin e Dushkut me sipërfaqe prej 1km2.
Në rrëzë të malit të Tomorrit gjendet burimi i SotirësKerpices, që furnizon qytetin e Gramshit dhe shumë fshatra në të cilat kalojnë tubacionet e ujit të pijshëm, por edhe më gjërë, me ujë të pijshëm. Mund të themi se vetëm gjysma e tij shfrytëzohet për ujë të pijshëm, pjesa tjetër shfrytezohet per prodhimin e pashfrytezuarenergjise derdhetne hidrocentralin e lumëKerpices.
Gjithashtu, të pakëta por jo të parëndësishme janë dhe ujërat termale, të cilat kanë një shfrytëzim të kufizuar vetëm për popullsinë e zonës.
Pra duke bërë një vlerësim të hidrografisë, mund të themi se ky rreth është mjaft i pasur me ujëra,si për të pirë, për ujitje dhe për aktivitete të ndryshme të ekonomisë siç mund të përmendim mullinjtë e bluarjes së miellit, të cilët përdorin ujin e rrjedhshëm 24 h për ushtrimin e aktivitetit të tyre punues. U bënë tashmë 8-9 vjet që qyteti i Gramshit ka ujë 24 h në ditë.