[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 36:
Sipas vendosjes gjeografike, ndodhet në zonën e klimës tranzitore, zonë që është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Këtë avantazh që ofron pozita gjeografike e dëmton karakteri i relievit, i cili në përgjithësi është mjaft i përthyer. Në tërësinë e vet territori i rrethit është një luginë. Lugina e Devollit dhe e Tomorricës përbëjnë pjesën më të shtruar të terrenit dhe ku gjenden edhe tokat më pjellore të tij. Në kurrizin jugor të vargut perëndimor janë zhvilluar mjaft fenomenet glaciale si liqene, të vendosura në lartësinë 1500-1800 m mbi nivelin e detit.
Sipas ndarjes klimatike bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore.
Në ndërtimin gjeologjik të rrethit të Gramshit marin pjesë kryesisht shkëmbinjtë sedimentarë dhe në sasi të pakët ata magmatikë. Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore.Vlejnë të përmenden ekspeditat gjeologjike të huaja dhe prezenca e disa shpimeve per kerkim nafte.Një ndër ta ndodhet ne afërsi të fshatit Galigat. Në këtë rreth gjenden edhe burime të pastra të ujit të pijshëm me rezerva të mëdha, siç janë ujrat e Sotires e Kerpices,ku prej këtij burimi furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Gramshit. Njihen gjithashtu burime ujrash Kurative si në Kërpicë, Holtë dhe Liqeni i Zi, të cilat nëpërmjet investimeve mund të përdoren për kurimin e reumatizmës.
Mund të themi se rrethi i Gramshit ka një hidrografi dhe hidrologji të zhvilluar. Rrjeti hidrografik është shumë i dendur dhe mjaft aktiv në periudhën e shirave.
Burimet ujore përbëjnë një pasuri të madhe potenciale për zhvillimin e industrisë energjitike të rrethit, me kosto jo shumë të lartë. Studimi i bërë për shfrytëzimin e rrjedhjes së lumit Devoll ka nxjerrë si konkluzion se mbi të mund të ndërtohen tre hidrocentrale të mëdhenj. Njëri prej tyre, ai i Banjës. Aktualisht Gramshi ka dy hidrocentrale të vegjël, një mbi lumin Grabovë, në Lenie, me kapacitet 400kw/h, dhe një në fshatin Kërpicë, me kapacitet 200kw/h.Gjithashtu tashmë prej disa kohësh ka përfunduar edhe Hidrocentrali i Tërvolit.