[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
permiresim
korrigjim
Rreshti 25:
Rauf Fico lindi në [[Sana]] të [[Jemeni|Jemenit]], më [[13 mars]] të vitit 1881. Babai i tij ishte Tahmaz Remzi Fico nga Familja Fico e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], ndërsa nëna, Havaja, ishte prej derës së dëgjuar të Buzove të [[Berati|Beratit]].<ref>[http://www.gazetadita.al/shqiptar-edhe-atehere-kur-nuk-kishte-shqiperi Artikull: Shqiptar edhe atëherë kur nuk kishte Shqipëri/]</ref>
 
Kadiu gjirokastrit i Sanës u transferua në [[Shkodra|Shkodër]], dhe kështu Raufi e kreu arsimin fillor në Mejtepen e Shkodrës. Për dy vjet vazhdoi shkollën Volksschule të [[Vjena|Vjenës]], ndërsa shkollën e mesme e kreu në [[Stambolli|Stamboll]]. Po në Stamboll kreu edhe studimet e larta, në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore "[[Mekteb-i Mülkiye|Mekteb-i Mülkiye-Sehahanéi Şahane]]". Gjatë qëndrimit në Stamboll hyri nën influencën e ideve të rilindësve, e veçanërisht të [[Naim Frashëri|Naim Frashërit]]. Sipas dokumentacionit të kohës, ai dhe vlonjati [[Jusuf Hamzai]] ishin ndërlidhësit e Naim Frashërit me studentët shqiptarë të Stambollit. Në korrik të vitit 1903, Fico përfundoi studimet e larta me Diplomën shkëlqyeshëm dhe hyn në librin e artë të shkollës së bashku me kryeministrin e mëpasshëm të Turqisë dhe Presidentin e dytë të [[Turqia|Republikës së Turqisë]], [[Ismet Inonu|İsmet İnönü]].
 
Në tetor të atij viti, Rauf Fico emërohet si nëpunës stazhier pranë administratës së vilajetit të [[Janina|Janinës]] (sekretar i Valiut) dhe mbas përfundimit të stazhit ai dekretohet me ofiqin e Kajmakanit (nënprefekt). Në prill të vitit 1906 ai emërohet Kajmakan në [[Konica|Konicë]]. Ai dhe pse ishte funksionar i lartë osman, duke qenë në qytetin e Konicës, nyje ndërmjetëse në rrugën [[Manastiri|Manastir]] për në [[Gjirokastra|Gjirokastër]] e deri në Janinë, ishte në lidhje të ngushtë me atdhetarët shqiptarë [[Bajo Topulli]], Memduh Zavalani, Qamil Panaritin, [[Sali Butka|Sali Butkën]] e të tjerë, me të cilët kryente veprimtari atdhetare. Në nëntor të vitit 1908, Rauf Ficoja së bashku me Bajo Topullin përfaqësuan Gjirokastrën në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]]. Xhonturqit për këtë veprim atdhetar i mbajtën qëndrim zyrtar. Qeveria xhonturke, për ndëshkim, e transferoi nga trojet shqiptare si kajmakan në qytetin e Gjymyshhaxhiqoj të vilajetit Sivash, e prej aty në Kangall të Anadollit. Në këtë periudhë ai njeh dhe krijoi miqësira me gazetarët anglezë filoshqiptarë Henry Brailsford, Henry Nevinson, me Lordin Noel Buxton, diplomatët Edward Boyle, Charles Roden Buxton, lord Dickinson dhe veçanërisht me deputetin dhe kolonelin Aubrey Herbert, Merry Edith Durhamin.