Haki Stërmilli: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 8:
Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike, më 2 shkurt 1922 Zogolli i propozoi Kryeministrisë emrin e Hakiut për sekretar të shifrës. Këshilli i Naltë nuk e dekretoi Stërmillin, por pas një viti Zogolli ministër e dekretoi më 16 janar 1923 si sekretar i ''Sekretarisë Sekrete''. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Naltë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Hakiu qëndroi deri më 16 prill 1924, e u largua përfundimisht pas largimit të Zogollit dhe emërimit të [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet bej Vërlacit]] kryeministë dhe min. i Brendshëm.
 
Pas [[Lëvizja e Qershorit|Lëvizjes së Qershorit]], Hakiu merr pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të shoqërisë "Bashkimi", ku u zgjodh sekretar i shoqatës dhe ku u ripohua [[Llazar Fundo|Ll. Fundo]] kryetar. Me rikthimin e Zogollit dhe [[Triumfi i Legalitetit|Triumfin e Legalitetit]] mërgon drejt [[Italia|Italisë]], [[Franca|Francës]], [[Austria|Austrisë]], [[Gjermania|Gjermanisë]], [[Polonia|Polonisë]] dhe [[Lituania|Lituanisë]]. Për një vit qëndroi në [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimin Sovjetik]]. Më 1927 gjendet në [[Jugosllavia|Jugosllavi]], ku qëndron në [[Manastiri (qytet)|Manastir]]. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në [[Bilishti|Bilisht]], e vendosin në [[Korça|Korçë]] dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg. Aty e takon miku dhe pasardhësi i tij në atë institucion që tashmë quhej ''Zyra Sekrete'', [[Abedin Hoxha]]. Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit. Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet. Shkruan më 6 prill 1939 "Ti leve o yll" për [[Leka Zogu I|princin Leka]].
 
Mbas [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimit të Italisë]] gazeta "Fashizmi në listat e gjata botonte me nr. 44 edhe anëtarësimi e Haki Stërmillit në Partinë Fashiste, në të njëjtën ditë kur ishte anëtarësuar [[Mustafa Kruja|M. Kruja]], [[Beqir Valteri|B. Valteri]], etj. Për Stërmillin shënohej se "merrej me punë private".