[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Added to categories
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
vNo edit summary
Rreshti 32:
Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishterimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku [[Kisha Katolike|Kisha katolike romake]] dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
 
Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për [[Dioqeza|dioqezat]] latine të [[Ohri]]t dhe [[Shkupi]]t. Një mision i ritit bizantin funksiononte në [[Himara|Himarë]] qe nga viti [[1628]]. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona (sidomos gjatë periudhës [[Enver Hoxha|enveriste]]) ; e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si psh bektashinjtë.
 
== Familja Albani ==
Rreshti 38:
Familja Albani<ref>[http://kosova.albemigrant.com/?p=8527 Familja Albani]</ref> e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga [[Laçi]] i [[Kurbini]]t. Mikel Laçi pati dy djem [[Giorgo di Michele de’ Lazi|Giorgio]] (Gjergj Mikeli i Laçit) dhe [[Filippo di Michele de’ Lazi]], (Filip Mikeli i Laçit) ish luftëtarë nën urdhrat e [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënderbeut]] të cilët u vendosën në Urbino, ku [[Federico di Montefeltro|Federico]] dhe [[Guidobaldo di Montefeltro]] i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm.
 
Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (1445-1564), e ndryshoi në Albani. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, [[Kardinali|kardinalë]] të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të rrafshit të lartë :
 
- [[Giovanni Girolamo]] (1509-1591) : kardinal dhe [[Konti|kont]], zv-komandant i forcave të armatosura të Republikës së [[Venecia]]s, kandidat për papë në dy [[Konklava|konklave]], historiograf, këshilltar juridik vetjak i [[Papa Gregori XIII|papës Gregori XIII]] (1572-1584) dhe [[Papa Sisto V|papës Sisto V]] (1585-90).
 
- Oracio (1576-1653): diplomat, emëruar senator i Romës nga [[Papa Urbani VIII]] (1623-44).
 
- Annibale (1682-1751) : kanunor i [[Shën Pjetri]]t, president i [[Dhoma Apostoloike|Dhomës Apostolike]], sekretar i Memorialëve, kardinal ([[1711]]) dhe [[Nunci|nunc]] i jashtëzakonshëm papnor në [[Vjena|Vjenë]] ku punoi për të ratifikuar zgjedhjen e perandorit [[Karli VI]] (1711-1740), kamerleng i Kishës Së Shenjte të Romës, kryekancelier i Dijes, kryeprift i [[Bazilika|Bazilikës]] së Vatikanit, [[Ipeshkvi|peshkop]] i Sabinës e më tej i Porto e Santa Rufina, [[Dhjaku|nëndhjak]] i Kolegjit të Shenjtë.
 
- Alkssandri (1692-1779) : që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës por shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialëve, i dërguar në Vjenë, kardinal ([[1721]]), bibliotekar i Kishës Së Shenjtë të Romës, ambasador i [[Austria|Austrisë]] në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së [[Sardenja|Sardenjës]], mbrojtës dhe mik i Winckelmannit, ndërtues i [[Villa Albani]]t dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve.
 
- Gjon Françesku, ([[1720]]-[[1803]])nip i KlemntitKlementit XI : kardinal ([[1753]]), mbrojtës i Çështjeve të [[Polonia|Polonisë]], mori pjesë në bisedimet me [[Katerina II|Katerinën II]] (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në [[Rusia|Rusi]], peshkop i Sabinës e më pas i Porto e Santa Rufinas derisa më [[1775]] si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop i [[Ostia]]s dhe [[Velletri]]t, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër [[Franca|Francës]] revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e papëve [[Papa Klementi XVII|Klementi XVII]] (1758-1769) dhe [[Papa Piu VII|Pio VII]] (1800-23).
 
- Giuseppe (1750-1834) : klerik i dhomës së [[Papa Piu VI|papës Pio VI]] (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e kryedukës Ferdinand që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i Letrave Papnore dhe legat në Bolonjë, sekretar shteti i [[Papa Piu VIII|papës Pio VIII]] (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i [[Papa Gregori XVI|papës Gregori XVI]] (1831-46) i ngarkuar për të kthyer rendin nëpër [[Dërgata]] pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pezaros dhe Urbinos.
 
Pas vdekjes së Filipit, më 1852 familja u shua. Është diçka e veçantë dhe për t’u vënë re që pothuajse njëkohësisht me familjen shqiptare të Albani-t, në Lindje, një tjetër derë e madhe shqiptare vezirësh të mëdhenj, përcaktonte fatet e perandorisë otomane në shekujt XVII-XVIII : familja e Qyprillinjve.
Para papës Klementi XI, tre papë të tjerë kishin qenë me origjinë shqiptare : San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).
 
== Klementi XI dhe Illyricum Sacrum ==
Rreshti 68:
 
== Figura e Klementit XI në historinë shqiptare ==
Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me "gjak shqiptar, "si një Pape me "origjine shqiptare, " si Papa qe ka thirrur [[Besëlidhja e Lezhës|Kuvendin e Arbërit]] me [[1703]] dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Emri i tij nga disa studiues është përmendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur ti takonte një bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe [[Shqipëria|Shqipërinë]]. Në këtë mënyre, kësaj figure madhështore te popullit shqiptar nuk i është kushtuar një kapitull i domosdoshëm ne historinë e Shqipërisë. Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet "krenaria" e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare. Papa Klementi XI - Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore "se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e
saj," ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht ne shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombëtare dhe te jetës se shqiptareve. Kështu qe edhe për Papa Klementin XI - Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmin e tij se sa e dine në të vërtete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar pak a shume nga traditat evropiane. Qëndrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk - Albani te zgjidhet Pape, për te dhëne një kontribut me te madh edhe në jetën politike ne ato vite, kur Evropës po i kërcënohej rreziku nga [[Perandoria Osmane]], e cila mbante nen sundim gati te gjithë Evropën Juglindore. Kohet e fundit e sidomos nga autoritetet me te larta te Kishës Katolike, është përmendur emri i Papa Klementit XI- Albani, nëpërmjet lëvizjeve me te mira te se kaluarës se lavdishme te shqiptareve dhe te luftës se popullit shqiptar për liri dhe pamvaresi.
 
Keshtu p.sh : [[Papa Pali VI]], me 17 Janar [[1968]], me rastin e përkujtimit te 500 vjetorit te vdekjes se heroit tone Kombëtar [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Gjergj Kastrioti]], [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënderbeut]], nder te tjera ka shpallur : "Ndër ata, qe hypën mbi katedrën e Shën Pjetrit, me kënaqësi po e kujtojmë paraardhësin tone Klementin XI-Albani, i cili mburrej për rrjedhën e tij te moçme shqiptare."
 
Ndërsa, [[Papa Gjon Pali II]] gjate vizitës qe beri ne Shkodër, me 25 Prill 1993 dhe ne intervistat qe i parapriu kësaj vizite, disa here e ka përmendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqipërisë, lidhje këto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmonë te mira për udhëheqësit popullore shqiptare. Si dallim nga Papet e tjerë, autori gjerman, (mbase me i njohuri i historisë se Papeve) L.B. Von Pastor, pikërisht Papa Klementit XI-Albanit i ka kushtuar hapësirën me te madhe ne një vëllim, çka do të thotë se edhe nga aspekti bashkëkohor, Papa Klementi XI- Albani konsiderohet Pape "i madh", që ka lëne gjurme te thella ne Kishën Katolike dhe ne jetën politike evropiane. Epiteti "i madh" zakonisht përdoret për ata Papë, qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jetën politike, etj. Prandaj dhe trupi i tij i shenjtëruar gjendet sot, sipas rradhes, ne anën e djathte ne pjesën lart te Bazilikës se Shën Pjetrit ne Vatikan, kurse portretet dhe bustet e tij janë te shumta, si ne Rome ashtu edhe ne Urbino, ne vendin e lindjes, e ne vende te tjera. Krenaria e origjinës Shqiptare e Papës Klementi XI -Albani u shfaq edhe ne çastin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, për tu dalluar përpara botes se është shqiptar. Në këtë mënyre, ai vazhdimisht emrin Alban e ka motivuar me boten Shqiptare. Në historinë e gjate te Papatit, qe se bashku me Papën Gjon Pali i II, bëhen 263, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombesise se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: "Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 Janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe."
Rreshti 100:
[[Kategoria:Katolikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1649]]
[[Kategoria:Vdekje 1721]]
[[Kategoria:Shqiptarë në Itali]]