Haki Stërmilli: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 4:
 
== Jeta ==
Leu në shehër të [[Dibra|Dibrës]] ku mori mësimet e para, shkollimin e mesëm e nisi në [[Manastiri (qytet)|Manastir]] por nuk mundi ta përfundojë për shkak të [[Luftërat Ballkanike|Luftës Ballkanike]]. Mbasi qyteti i Dibrës mbeti jashtë kufijve, Hakiu u vendos në [[Shqipëria|Shqipëri]] dhe nisi punë si pjesë e administratës shqiptare. Në vitet 1915-1918 punon si sekretar krahinor në [[Rrethi i Matit|Mat]] dhe [[Peshkopia|Peshkopi]], mbasandej sekretar i parë i nënprefekturës së Matit<ref name=":0" />, e gjithashtu mësues personal i motrave Zogolli<ref name=":3">Peçi A., ''[http://shqiptarja.com/dossier/2711/letrat-e-panjohura-haki-stermilli-nga-burgu-i-lutet-zogut-per-meshire-324473.html Letrat e panjohura: Haki Stërmilli nga burgu, i lutet Zogut për mëshirë]'', [[Shqiptarja.com]], 1 nëntor 2015.</ref>.
 
Në vitet 1920-1924 hyriu përfshi në lëvizjen demokratike, më 2 shkurt 1922 Zogolli i propozoi Kryeministrisë emrin e Hakiut për sekretar të shifrës. [[Këshilli i Lartë i Regjencës|Këshilli i Naltë]] nuk e dekretoi Stërmillin, por pas një viti Zogolli ministër e dekretoi më 16 janar 1923 si sekretar i ''Sekretarisë Sekrete''. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Naltë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Hakiu qëndroi deri më 16 prill 1924, e u largua përfundimisht pas largimit të Zogollit dhe emërimit të [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet bej Vërlacit]] kryeministë dhe min. i Brendshëm.
 
Pas [[Lëvizja e Qershorit|Lëvizjes së Qershorit]], Hakiu merr pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të shoqërisë "Bashkimi", ku u zgjodh sekretar i shoqatës dhe ku u ripohua [[Llazar Fundo|Ll. Fundo]] kryetar. Me rikthimin e Zogollit dhe [[Triumfi i Legalitetit|Triumfin e Legalitetit]] mërgon drejt [[Italia|Italisë]], [[Franca|Francës]], [[Austria|Austrisë]], [[Gjermania|Gjermanisë]], [[Polonia|Polonisë]] dhe [[Lituania|Lituanisë]]. Për një vit qëndroi në [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimin Sovjetik]]<ref name=":0" /> për katërmbëdhjetë muaj ku u takua edhe me [[Ali Kelmendi|Ali Kelmendin]]<ref name=":3" />, bashkëpunoi edhe me [[KONARE]]-n<ref name=":2">[[Nexhmije Hoxha|Hoxha N]]., ''[http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=7&LID=2&ACatID=6&AID=78294&Ctype=1 Kujtime nga fëmijëria (4)]'' [http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=7&LID=2&ACatID=6&AID=78232&Ctype=1 - ''Pjesë e shkëputur nga libri “Kosova e Lirë”, në përvjetorin e 95-të të autores'',] epokaere.com, 11 shkurt 2016.</ref>. Më 1927 gjendet në [[Jugosllavia|Jugosllavi]], ku qëndron në [[Manastiri (qytet)|Manastir]]. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në [[Bilishti|Bilisht]], e vendosin në [[Korça|Korçë]] dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg. Aty e takon miku dhe pasardhësi i tij në atë institucion që tashmë quhej ''Zyra Sekrete'', [[Abedin Hoxha]]. Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit. Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet. Pas lirimit hapi një dyqan në rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej te një firmë e huaj që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM<ref name=":2" />. Shkruan më 6 prill 1939 "Ti leve o yll" për [[Leka Zogu I|princin Leka]].
 
Mbas [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimit të Italisë]] gazeta "Fashizmi në listat e gjata botonte me nr. 44 edhe anëtarësimi e Haki Stërmillit në Partinë Fashiste, në të njëjtën ditë kur ishte anëtarësuar [[Mustafa Kruja|M. Kruja]], [[Beqir Valteri|B. Valteri]], etj. Për Stërmillin shënohej se "merrej me punë private".