Jashar Rexhepagiqi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Shtova nje reference
v Shtova nje reference
Rreshti 13:
|}}
 
'''Jashar Rexhepagiq''' lindi në [[Plavë]] më [[16 janar]] të vitit [[1929]] dhe vdiq në [[Prishtinë]] me [[28 janar]] [[2010]]. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në [[Beran]] dhe në [[Pejë]].<ref>Robert Elsie:Historical Dictionary of Kosova.The Scarecrow Press,Inc. Lanham - Toronto - Plymouth,UK. 2011. fq. 238 - 239. ISBN 978-0-8108-7231-8</ref>
 
== Biografia ==
 
Grupin e lëndëve pedagogjike e studioi në Fakultetin Filozofik të [[Zagreb]]it, ku diplomoi në vitin [[1953]]. Gradën doktor shkence e mori në vitin [[1965]] në Fakultetin Filozofik të [[Zagreb]]it, ku mbrojti me sukses tezën “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e [[Jugosllavi]]së së sotme deri në vitin [[1918]]”.Ushtroi detyra të ndryshme në shkolla dhe në arsim: profesor i Shkollës Normale dhe Gjimnazit në [[Prizren]], profesor e drejtor i Shkollës Normale të [[Prishtinë]]s, këshilltar pedagogjik për shkolla të mesme i Pleqësisë së Arsimit të [[KAKM]], ligjërues dhe profesor i [[Shkollë]]s së Lartë [[Pedagogjik]]e të [[Prishtinë]]s, kurse nga viti [[1962]] punoi në [[Fakultetin Filozofik]] të [[Prishtinë]]s. Në këtë institucion, profesor i rregullt, veproi deri më [[1990]], kur u pensionua. Që nga themelimi i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të [[Kosovë]]s, gjegjësisht të [[ASHAK]] është anëtar i rregullt i këtij institucioni të lartë shkencor të [[Kosovë]]s. Pos detyrës së sekretarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore, dy herë qe sekretar i Përgjithshëm i Akademisë dhe në dy mandate nënkryetar i [[ASHAK]]. Ka marrë pjesë në kongrese, në simpoziume, në tryeza të rrumbullakta dhe në tubime të tjera shkencore e profesionale të pedagogëve në vend dhe jashtë. Në konferenca ndërkombëtare shkencore ka mbajtur referate ose kumtesa: në [[Pragë]], [[Moskë]], [[Jenë]], [[Ankara]], [[Mahaçkalla]], [[Tiranë]], [[Teheran]] (dy herë), [[Prishtinë]], [[Sarajevë]], [[Novi-Sad]]. Bashkëpunon në afro njëzet revista e fletore pedagogjike e të tjera. Ka qenë redaktor i Buletinit të Fakultetit Filozofik të [[Prishtinë]]s, redaktor i revistës shkencor Studime të Seksionit të Shkencave Shoqërore të [[ASHAK]] dhe redaktor i Vjetarit të [[ASHAK]], anëtar i Këshillit redaktues të bibliotekës “Pedagogë bashkëkohor”, anëtar i Këshillit redaktues të Enciklopedisë pedagogjike I, II, kryetar i Këshillit botues të revistës shkencore [[Përparimi]] e të tjera. Tani është anëtar i redaksisë së rev. Studime të [[ASHAK]], të revistës [[Edukata Islame]], kryetar i Këshillit redaktues të Buletinit të [[Tutin]]it dhe anëtar i Këshillit botues të revistës Univerzitetska misao të Universitetit të Novi-Pazarit. Merret me historinë e përgjithshme të pedagogjisë, me historinë nacionale të pedagogjisë, veçanërisht me historinë e shkollave e të arsimit në Kosovë, pastaj me pedagogjinë teorike e komparative, me didaktikën, me pedagogjinë shkollore e familjare dhe me metodologjinë e gjurmimeve pedagogjike dhe albanistike. Në kohën më të re është përqendruar në gjurmime iranologjike në këto treva të [[Ballkani]]t. Është marrë edhe me poezi (5 libra të poezisë) dhe me kritikën shkencore e letrare. Është autor i mbi njëzet librave dhe i më se 360 punimeve shkencore e profesionale. Gjatë hulumtimit botoi disa vepra monografike, një numër të konsiderueshëm të studimeve, disa tekste shkollore, shqyrtime të shumta, artikuj, ese kritikë dhe kontribute të tjera. Është bashkautor i një varg projektesh shkencore dhe udhëheqës i disa prej tyre. Është laureat për punën shkencore, pedagogjike e shoqërore, pos të tjerash, i Shpërblimit të Dhjetorit të KSA të [[Kosovë]]s për punë shkencore dhe për rezultate në pedagogji ([[1972]]). Është bartës i ''Urdhrit të Punës me Kurorë të Artë'' ([[1980]]) dhe i ''Urdhrit të Republikës me Kurorë të Argjendtë'' ([[1988]]).<ref>Për jetën dhe veprën e Jashar Rexhepagiqit shihShih edhe në: Fjalor enciklopedik shqiptar, Vëllimi III. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2009. fq. 2244. ISBN 978-99956-10-32-6</ref>
 
== Vepra ==
Rreshti 26:
* Razvoj prosvjete i školstva albanske narodnosti na teritoriji današnje Jugoslavije do 1918. - 1968
 
* Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918. - 1970<ref name=>Jashar Rexhepagiq:{{cite book||title=The Development of Education and of the School System of the Albanian Nation on the Territory of Yugoslavia until 1918.|url=http://books.google.com/books?id=https://books.google.com/books?id=SuMOAQAAIAAJ}}Prishtinë, 1970</ref>
 
* Pedagogjia e shkollës së punës - Pedagogija radne škole - 1972
Rreshti 58:
* Në udhëkryqin e kohës: Nga Kapetanoviqi deri te Mushoviqi - Na raskršću vremena: Od Kapetanoviqa do Mushoviqa - 2007
 
* Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare - 2008<ref>Për jetën dhe veprën e Jashar Rexhepagiqit shih edhe në:Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare, botuar nga, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në Prishtinë, në vitin 2008</ref>
 
==Burimet==