Sllatina e Vogël: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 6:
 
==Historia==
====Sllatina në antikë====
Vendbanimet janë vatra të jetës dhe veprimtarive të përgjithshme shoqërore, të krijuara gjatë fazave të gjata të vështira të zhvillimit shoqëroro-historik. Kushtet e përshtatshme klimatike, pozita e mirë gjeografike që zë [[Kosova]] në [[Ballkanit qendror]], e mbi të gjitha begatitë natyrore, kanë kushtëzuar që territori i [[Prishtina|Prishtinës]] e në këtë kontekst edhe i Sllatinës të Vogël me rrethinë, të hynë në radhën e zonave më të rëndësishme arkeologjike, ku janë përfaqësuar vendbanime e eksponate që zënë fill që në periudhën e [[Neoliti|neolitit]], krahas vazhdimësisë deri në ditët e sotme.<ref>Dr. Jusuf Osmani, "Historiku i Sllatinë së Madhe" (Monografi), 1997. fq 15</ref> Njerëzit së pari janë grupuar rreth pikave të caktuara, të cilat kanë pasur pozitë të volitshme gjeografike, ndërsa rrethina e tyre edhe kushtet të tjera natyrore, të cilat në fazën e parë të krijimit të vendbanimeve, kufizoheshin në reliev, klimë, hidrografi, vegjetacion e jetës. Një ndër ato vendbanime ku ishte vendosur popullata ishte edhe Sllatina e Vogël.<ref>Dr. Jusuf Osmani, Historiku i Sllatinë së Madhe (Monografi), 1997. fq 11</ref>
 
Vendbanimet e shumta të [[Dardanët|dardanëve]] ishin fortesa parahistorike [[Ilirët|iliriane]]. Disa nga ato fortesa vazhduan të qëndrojnë edhe gjatë shekujve të parë të sundimit romak.<ref>Dr. Emil Qershkoc, Romakët në Kosovë dhe Municipiumi DD të Soqanica, Prishtinë, 1973, fq. 27-28</ref> Në këtë trevë , një grup më i vogël i vendbanimeve lindi pranë [[Lumi Drenica|lumit Drenica]], afër Sllatinë së Vogël. Mbi këtë territor i ndeshim edhe sot "fortesat" [[Ilirët|ilire]], të cilat kanë vijuar të jetojnë edhe në periudhën e sundimit [[Romakët]], si ajo në [[Bardhi i Madh|Bellaçevc]]-[[Grabovc|Graboc]]<ref>Dr. Emil Qershkov v.e.c. 30</ref> pastaj në [[Harilaç]] etj. Në këtë trevë, sikurse edhe në pjesët tjera të [[Dardania|Dardanisë]] e më gjërë të [[Iliria|Ilirisë]] në [[Gadishulli Ballkanik|Ballkan]] jetonin paraardhësit e [[Shqiptarët|Shqiptarëve]]-[Ilirët]]. Këtë e dëshmojnë gjurmët e kulturës materiale në pjesët jugore të vendbanimit të vjetër në jug të Sllatinës së Vogël, pastaj vendbanimet më të vjetra të kësaj treve si [[Harilaçi]], Gradina në majën e zezë mbi [[Bardhi i Madh]] etj. [[Dardanët]] ndërtonin vendbanimet e tyre në vende të larta e i rrethonin me sistem mbrojtës. Një tip i tillë vendbanimi njihet nën emrin gërmadhat ose gradinat (vende të fortifikuara). Sipas gjurmimeve arkeologjike të deritashme gërmadha të tilla gjenden mbi fshatin [[Harilaçi|Harilaç]], [[Bardhi i Madh]] dhe në [[Grabovc]] në vendin [[Maja e zezë]]. [[Dardanët]] i digjnin të vdekurit e mbeturinat e tyre i varrosnin në varre - tulume. Në [[Sllatina e vogël|Sllatinë të Vogël]], afër varrezave gjendet një vend i tillë, ku mund të supozohet se janë tumule ilire, përkatësisht varreza. Por ajo çka është primare, shkenctarisht është konstatuar se pasardhësit e ilirëve janë shqipëtarët e sotëm. Gjatë punimit të tokës dhe punëve ndërtimore, nga banorët vendës, sllatinasit sidomos në jug të Sllatinës së Vogël janë hasur e gjetur gjurmë të llojllojshme të kulturës materiale, si themele me gurë të ndërtesave, tulla të pjekura të formatit të madh, pjesë të qeramikës, rrugë të shturara me gurë, pusa të ujit etj. çka dëshmojnë se këtu ekzistonte vendbanimi që nga kohërat antike e më herët, e që ka vazhduar në mënyrë kontinuale deri në ditët e sotme. Në arat e ulicës, Ismail Kelmendi gjeti një pus të hapur të ujit në formë katrore 2x2 metra gjerësi dhe mbi 8 metra thellësi. Në të u gjetën edhe disa dëshmi arkeologjike, si gypa të ujit, tulla të madhësisë 20x20 cm. dhe të formateve më të vogla, pjesë të qeramikës, copa të drurit etj. Poashtu Idriz Gërguri gjatë hapjes së një pusi në vendin e quajtur gjelbzak hasi në copa të kënatave ku popullata është furnizuar me ujë, copa të mëdha të dërrasave etj. Me depërtimin e krishtenizmit në këto treva dhe përqafimi nga popullata vendëse, filloi ndërtimi i faltoreve - kishave. Kështu, në pjesën juglindore të vendbanimit Sllatinës së Vogël ishte ndërtuar kisha. Këtë e dëshmojnë disa eksponate të kulturës materiale arkeologjike të hasura në këtë lokalitet si dhe vet toponimi i përcjellur brez pas brezi - te Kisha dhe Arat e Kishës.<ref>Dr. Jusuf Osmani, Historiku i Sllatinë së Madhe (Monografi), 1997. fq 18</ref>
 
====Sllatina gjatë kohës së mesme====
====Sllatina gjatë kohës së sundimit osman====
====Sllatina prej vitit 1912-1914====
 
==Gjeografia==
Sllatina shtrihet në perëndim të qytetit të [[Prishtina|Prishtinës]], në kilometrin e 15-të të rrugës magjistrale Prishtinë - Pejë. Është larg komunës së [[Fushë Kosova|Fushë Kosovës]] rreth 5 km larg. Shtrihet në lartësi mbidetare prej 550-600m .