Tefta Tashko Koço: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 3 interwiki links, now provided by Wikidata on d:Q3299308
v rregullim i sintaksës
Rreshti 14:
 
==Biografia==
Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga [[Frashëri]] i [[Përmeti]]t, [[Thanas Tashkos]] i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në [[Egjipt]]. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në [[Korçë]] në vitin 1921. Në [[Korçë]] kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në Shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në [[Montpellier]], [[Francë]], ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato me sukses në Konservatorin Superior të Parisit. Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të polifonisë himariote Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 Nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si [[Volfgang Amadeus Mocart|Moxart]], Guno, Shubert, [[Giuseppe Verdi|Verdi]], Donixeti, Pergolezi, Belini, [[Puçini]], Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në [[Paris]], [[Francë]] dhe [[Milano]], [[Itali]]. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muziktarëvë të shuar popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në [[Firence]], [[Itali]] më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkangjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori [[Kristo Kono]] me poezi të [[Lasgush Poradeci|Lasgush Poradecit]]t si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: [[Jorgjia Filçe Truja]] dhe [[Marie Kraja|Maria Paluca (Kraja)]]. Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e [[Beograd|Beogradit]]it me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e [[Puçini|Puçinit]]t dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qënë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37-vjeçare.
 
==Jeta personale==
Rreshti 22:
Këngët popullore të Tefta Tashkos, regjistruar pranë “Columbias”-Itali, 1942:
“Un’o ty moj të kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”;
“Kenke nur’ i bukurisë”; “Për një ditë, kur del goca në pazar”; “Këndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falë”; “Ma ven dorën përmbi dorë”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fëllanxë”; “Sa me shpejt ma vunë, moj, kambën”; “Dy gisht përmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del një vashë prej hamamit”; “Zare trëndafile”; “Të dua, moj goc, e vogël”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonë”; “O moj sylarushe”; “Dolla në penxhere”; “Bilbil çapkëni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seç këndon bilbili malite”; “Shkapërceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili çka qënke një zog”; “Kam shtëpinë e vogël”; “I kam hypë vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atë fushë t’mejdanit”; “Edhe gurët e sokakut”.
 
==Shiko edhe==
Rreshti 38:
*[http://www.youtube.com/watch?v=zMMEWRTyCvE&feature=related PERLAT e Tefta Tashkos -3]
 
[[CategoryKategoria:Muzikantë shqiptarë]]
[[CategoryKategoria:Artist i Popullit]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[categoryKategoria:lindjeLindje 1910]]
[[categoryKategoria:vdekjeVdekje 1947]]