[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: Redaktim nga aplikacioni për celular
v rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
{{Ky Artikull|Ky Artikull flet për Republikën e Kosovës. Fjala Kosovë ka më shumë kuptime, për kuptimet tjera të fjalës shih: [[Kosovë (kthjellim)]].}}
{{KUTIAKosova}}
'''Kosova''' (historikisht: ''Dardania'',<ref name="Histori Evans"/> [[gjuha serbe|serbisht]]: Косово, ''Kosovo''), zyrtarisht '''Republika e Kosovës''' (srb.: Република Косово,<ref name="Kosova serbisht">[http://www.kushtetutakosoves.info/repository/docs/Ustav.Republike.Kosovo.Srpski_cyr.pdf Ustav Republike Kosovo, član 1]</ref> ''Republika Kosovo''; [[gjuha angleze|anglisht]]: ''Republic of Kosovo''), është një shtet i pavarur në [[Evropa Juglindore|Evropën Juglindore]]. Shtrihet në qendër të [[Ballkani|Siujdhesës Ballkanike]] dhe kufizohet në veri dhe në lindje me [[Serbia|Serbinë]], në juglindje me [[Republika e Maqedonisë|Republikën e Maqedonisë]], në jugperëndim me [[Shqipëria|Shqipërinë]] dhe në perëndim me [[Mali i Zi|Malin e Zi]]. Ka një sipërfaqe prej 10.887 &nbsp;km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.<ref name="CIA"/> prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në [[Prishtinë]], kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë [[shqiptarët|shqiptarë]], ndërsa komunitetet tjera përfshijnë [[serbët]], [[turqit]], [[boshnjakët]], [[jevgjit|romët]], [[jevgjit|ashkalinjtë]], [[jevgjit|egjiptasit]] dhe [[goranët]].<ref name="Statistikat">[http://www.ks-gov.net/esk/index.php?option=com_content&view=article&id=60&Itemid=46 Enti Statistikor i Kosovës, "Popullsia," ''Portali i Qeverisë së Kosovës''] n. 10.07.2009</ref>
 
Me shpalljen e pavarësisë më [[17 Shkurt]] [[2008]], Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon,<ref name="Topi">[http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=ccd43fe7-6136-408b-8c4f-b58d0f1a86cd&ln=3 QIK, "Topi: Kosova solli stabilitet në rajon," ''Iliria News Agency'' (5 maj 2008)] n. 05.08.2009</ref> si dhe synon anëtarësimin në [[NATO]], [[Organizata e Kombeve të Bashkuara]] dhe në [[BE|Bashkimin Evropian]]. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë [[ilirët|iliro]]-[[dardanët|dardan]] dhe e zhvillimit të [[gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.<ref name="Malcolm ilirët">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003)</ref><ref name="Illyrian Empire">[http://www.youtube.com/watch?v=R0tGOdHl7_0 WatchMojo, "The Illyrian Empire," ''Youtube'']</ref> Në shek. IV p.K. u themelua [[Dardania|Mbretëria Dardane]], ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]], [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe ish-[[Jugosllavia|Jugosllavisë]].<ref name="Trepça">[http://www.balkanpeace.org/index.php?index=article&articleid=7713 George Szamuely, "Soros' World," ''New York Press'' (22 gusht 2000)], n. 13.07.2009</ref> Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.<ref name="CIA GDP">[https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2004rank.html?countryName=Kosovo&countryCode=KV&regionCode=eu#KV CIA, "Country Comparison: GDP - per capita (PPP)," ''The World Factbook'';] Kosova radhitet e 180-ta në botë nga 230 entitete politike sipas PVB për krye banori me barazim të fuqisë blerëse; vl. 2007.</ref> Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.<ref name="FMN & BB">[http://www.rtklive.com/?newsId=37434 S. Gashi, "Kosova nënshkroi anëtarësimin në FMN dhe Bankën Botërore," ''RTK Live'' (29 qershor 2009)]</ref> Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe [[Shtetet e Bashkuara|Shteteve të Bashkuara]] janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.<ref name="CIA Kosovo">[https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html CIA World Factbook "Kosovo: Unemployement rate."] Shkalla e papunësisë: 40%, vlerësim 2007.</ref>
 
Ish-[[Krahina Socialiste Autonome e Kosovës|njësi federale]] e [[Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë|Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë]],<ref name="Kushtetuta 1974">Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (Enti gazetaro-botues "Gazeta Zyrtare e KSAK": Prishtinë, 1974), neni 1.</ref><ref name="Kushtetuta JU">[http://sr.wikisource.org/wiki/%D0%A3%D1%81%D1%82%D0%B0%D0%B2_%D0%A1%D0%BE%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0%D0%BB%D0%B8%D1%81%D1%82%D0%B8%D1%87%D0%BA%D0%B5_%D0%A4%D0%B5%D0%B4%D0%B5%D1%80%D0%B0%D1%82%D0%B8%D0%B2%D0%BD%D0%B5_%D0%A0%D0%B5%D0%BF%D1%83%D0%B1%D0%BB%D0%B8%D0%BA%D0%B5_%D0%88%D1%83%D0%B3%D0%BE%D1%81%D0%BB%D0%B0%D0%B2%D0%B8%D1%98%D0%B5_(1974) Устав Социјалистичке Федеративне Републике Југославије, 1974; Члан 1.] (Kushtetuta e RSFJ-së, 1974, neni 1.) ''Wikisource'', n. 05.08.2009</ref> Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin [[1990]], Kosova u shpall republikë dhe në vitin [[1991]] shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë ([[1989]]-[[1999]]). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, [[Lufta e Kosovës|Lufta]] e [[UÇK|Ushtrisë Çlirimtare]] ([[1997]]-[[1999]]) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i [[OKB|Kombeve të Bashkuara]] deri në 2008. Më [[17 shkurt]] [[2008]], Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga '''110 '''vende në mbarë botën,<ref name="Deklarata">[http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/3480/Deklarata-e-Pavaresise-se-Kosoves.html Deklarata e Pavarësisë së Kosovës] n. 05.08.2009</ref><ref>[http://www.kosovothanksyou.com]"Kosovo Thanks You". </ref> por vazhdon të kundërshtohet nga [[Serbia]] që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.<ref name="Kosova Nikolliqi">[http://www.elpais.com/articulo/internacional/Serbia/Kosovo/sera/Estado/inexistente/elpepuint/20080201elpepuint_17/Tes Ramón Lobo, "Entrevista: Tomislav Nikolic: 'Para Serbia, Kosovo será un Estado inexistente'," ''El País'' (1 shkurt 2008)] n. 14.07.2009</ref>
 
== Emri ==
Rreshti 12:
 
Po ashtu interpretimin gjeografik të emrit e shpjegon dhe M. Carabregu, i cili thotë se, termi ‘’kas-a’’ përmban kuptimet e një kodre, mali apo shkëmbi. Variantet e shpeshta të emrit që ndër kohë paraqitën si, ‘’Kasova’’, ‘’Kasava’’ dhe ‘’Kosova’’ na japin ‘’ kas-a’’ dhe ‘’va’’, që të dy terma gjeografikë. Në bazë të këtij termi gjeografik ‘’kas’’, janë gjithashtu edhe emrat: Cassel, Castel, Cashtel, Casteli etj. Ky term përdoret edhe për emër personal, fisnor dhe po ashtu si emër vendi, si: Kas-i, Kasaj, Canius, Kastrat, Kastriot, Kasendra, Kas, etj. Këtyre qëndrimeve, ju shtojmë disa shembuj që vërtetojnë këto të dhëna. Psh., Fisi “Kastrat” e ka djepin në Veri të Shqipërisë. Emri “Kastrat” në shqipen nuk është shumë i vjetër, ky emër vjen nga latinishtja ‘’Castrum’’. Qyteti mesjetar ‘’Kassa’’në Hungari, në gjuhen gjermane shqiptohet ‘’Kaschau’’ ndërsa në gjuhen latine ‘’Cassovia’’. Sipas dokumenteve dubrovnikase, familja aristokrate ‘’Kasica’’që jetonte në Dubrovnik, ishte me prejardhje nga qyteti Novomonte (Novobërda), etj.<ref>http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/Histori_09/enver_rexha_historia_e_emrit_kosove_24.1.09.htm</ref>
 
 
== Gjeografia dhe mjedisi ==
{{kryesor|Gjeografia e Kosovës}}
E shtrirë në qendër të [[Ballkani|Siujdhesës Ballkanike]], Kosova është vend që nuk ka dalje në det me reliev të larmishëm dhe zë një sipërfaqe prej 10.887 kilometrash katrorë. Ka gjithsej 702 kilometra vijë kufitare me shtetet përbri: 352 &nbsp;km me [[Serbia|Serbinë]], 159 &nbsp;km me [[Republika e Maqedonisë|Maqedoninë]], 112 me [[Shqipëria|Shqipërinë]] dhe 79 &nbsp;km me [[Mali i Zi|Malin e Zi]].<ref name="CIA">[https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html CIA, "Kosovo," ''The World Factbook''] n. 08.07.2009</ref>
 
Me reliev kryesisht në trajtë të pellgut lumor, Kosova është gjeografikisht e ndarë në dy rrafshe parësore, atë të [[Fusha e Kosovës|Kosovës]] në lindje dhe atë të [[Rrafshi i Dukagjinit|Dukagjinit]] në perëndim. Lartësia mbi nivelin e detit në rrafshe luhatet prej 400 deri në 700 metra, ndërsa pika më e ulët prej 297 metrash ndodhet në [[Vërmica|Vërmicë]] në kufi me Shqipërinë. Dy rrafshet janë të ndara dhe të rrethuara me vargmale të theksuara në lartësi prej 2.000 deri në 2.500 metra; pika më e lartë, [[Gjeravica]], arrin në 2.656 metra. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 811 metra. Nëntoka e Kosovës njihet për rezervat e mineraleve të rëndësishme si [[qymyri|qymyri linjit]], [[nikeli]], [[plumbi]], [[zinku]], [[magnezi]], [[kaolini]], [[kromi]], [[alumini]], [[ari]], [[argjendi]], [[bakri]] etj.<ref name="CIA"/>
Line 23 ⟶ 22:
Klima e Kosovës, e ndikuar nga rrymat ajrore kontinentale, përkufizohet nga dimër i ftohtë me reshje të rënda bore, si dhe vjeshtë e verë të nxehtë e të thatë. Njëherësh, në vise dhe lartësi të ndryshme mbi nivelin e detit vërehen ndikime mesdhetare dhe alpine.<ref name="CIA"/>
 
Ndonëse Kosova është një prej vendeve më të varfra me ujëra në Evropë, hidrografia e Kosovës shënon disa lumenj të rëndësishëm që derdhen në të gjitha detet e rajonit. [[Drini i Bardhë]] është lumi më i gjatë me 122 &nbsp;km, i cili bashkohet me [[Drini i Zi|Drinin e Zi]] në Shqipëri dhe bashkë derdhen në [[Deti Adriatik|Detin Adriatik]]; [[Sitnica]], [[Lumbardhi i Pejës]], [[Morava e Binçës]], [[Lepenci]], [[Ereniku]], [[Ibri]] dhe [[Lumbardhi i Prizrenit]] janë lumenjtë e tjerë të përmendur. Ndërkaq, rezervuarët artificialë të [[Gazivoda|Gazivodës]], [[Radoniqi]]t, [[Batllava|Batllavës]] dhe [[Badovci]]t llogariten si liqenet kryesore të vendit.
 
Janë 52 zona të mbrojtura në Kosovë që përkapin sipërfaqe prej 46.274 hektarë; prej tyre numërohet një park kombëtar (39.000 ha), 35 monumente natyrore (4.868 ha), dy sipërfaqe të mbrojtura (1.681 ha), si dhe 11 zona natyrore (698 ha). Pavarësisht rrezikun që u kanoset, pyjet e pasura me bung, ah, qarr e lis përbëjnë një pjesë të rëndësishme të botës bimore së bashku me kullosat. Prej bimëve të tjera janë të përhapura dardha e egër, murrizi, thana, trëndafili i egër, dëllinja dhe ulza. Ndërkaq, zonat kodrinore-malore janë më të pasur në lloje kafshësh. Përmenden iriqi lindor, miu, kaprolli, derri i egër, dreri dhe lepuri, si dhe shpendët si korbi i murrmë, laraska, shtura, habeli fushor, etj.
Line 30 ⟶ 29:
{{kryesore|Historia e Dardanisë}}
=== Nga Mbretëria Dardane deri në dyndjet e popujve sllavë ===
Trualli i banuar sot nga [[shqiptarët]], ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (koha e gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë. Në lashtësi, Kosova filloi të njihej si [[Dardani|Dardaní]] (emërtim që u përdor herëpashere deri në shek. XIX;<ref name="Histori Evans">[http://www.albanianhistory.net/texts/AH1883.html Arthur Evans, “Some Observations on the Present State of Dardania,” R. Elsie ed., ''Albanian History'']</ref> buron nga [[Shqip|fjala shqipe]] ''dardhë'' për pemën e përhapur në trevat dardane) dhe banohej nga fisi [[ilir]] i [[dardanët|dardanëve]].<ref name ="Malcolm Dardania">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003) 31.</ref><ref name="Stipcevic">Aleksandar Stipcevic, ''Iliri'', 30.</ref><ref name="Mirdita">Mirdita, ''Studime dardane'', 7-46</ref><ref name="Papazoglu">Papazoglu, ''Central Balkan Tribes'', 210-69 & "Dardanska onomastika."</ref><ref name="Katicic">Katicic, ''Ancient Languages'', 179-81.</ref> Burimet historike përmendin Mbretërinë Dardane që në shek. IV p. K., e cila përfshinte Kosovën dhe hapësirat përreth.<ref name="Jubani">Bep Jubani, "Mbretëria Dardane," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 26-29.</ref> Mbretërit dardanë, prej të cilëve më të njohurit qenë Longari, Monuni dhe Batoja, zhvilluan luftëra kundër [[Maqedonia|Maqedonisë]] së Vjetër dhe korrën fitore të mëdha.<ref name="Jubani"/> Njëherësh, ekzistojnë shënime për luftëra kundër keltëve. Dardania ishte e njohur për burimet e arit, teksa shkrime të lashta i përshkruajnë dardanët si prodhues cilësorë të stolive. Qytetet kryesore përfshinin Damastionin, [[Nishi]]n, [[Shkupi]]n, si dhe [[Ulpiana|Ulpianën]].<ref name="HPSH Dardania">[http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/71.html Historia e Shqipërisë, “Mbretëria e Dardanisë: Territori dhe popullsia,” ''Shqipëria.com'']</ref>
 
Dardania u pushtua nga [[Perandoria Romake|Roma]] në fund të shek. I p.K. dhe i dha Perandorisë Romake disa prej perandorëve më të shquar, përfshirë këtu [[Konstandini i Madh|Konstandinin e Madh]]. [[Krishterimi]] u përhap në vend në fazat fillestare, ndërsa individë si Niketë Dardani shkruan himnet e para kishtare. Më pas, gjatë dyndjeve [[Barbarët|barbare]] mes shek. V dhe VIII, Dardania u kthye në vatër të sigurt për ruajtjen e kulturës dhe [[Gjuha Ilire|gjuhës ilire]] si dhe trashëgimisë së popullsisë së romanizuar, duke mbetur pjesë e Perandorisë Romake të Lindjes ndryshe e njohur me emrin bizantine.<ref name="Illyrian Empire" /> Në shek. IX, Dardania u pushtua nga perandoria [[Bullgaria|bullgare]]. Më vonë, iu kthye shkurtimisht [[Bizanti|bizantinëvebizanti]]nëve, para pushtimit serb në fundin e shekullit XII. Në 100 vitet në vazhdim, [[serbë]]t vendosën sundimin e tyre në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, selia e [[Kisha ortodokse serbe|Kishës Ortodokse Serbe]] u zhvendos në Pejë,<ref name="Malcolm kisha">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003) 50.</ref> ndërsa burimet natyrore mundësuan zgjerimin e mëtejshëm të shtetit serb. Me formimin e Perandorisë Serbe më 1346, Dardania u kthye në njësi qendrore gjeografike të shtetit serb. Ky fakt si dhe prania e ortodoksisë serbe në rajon janë përdorur si bazë për bindjen kulturore serbe se Kosova është "djep i qytetërimit serb."
 
=== Beteja e Fushë-Kosovës dhe sundimi osman ===
Line 41 ⟶ 40:
Pushtimi i Kosovës ishte arritje e madhe për turqit, të cilët përfituan nga xehet kosovare një burim të sigurt financiar. Ngritja e institucioneve osmane në Kosovë solli një epokë të re, gjatë së cilës tatimi i rëndë në baza fetare dhe arsimimi i aristokracisë kosovare në shkollat osmane çoi në konvertimin masiv të popullatës së krishterë në islam. Feja e re e përqafuar nga afro dy të tretat e shqiptarëve dhe një pjesë e sllavëve, ndonëse solli përparime në status dhe mënjanoi rrezikun e asgjesimit, nuk e pengoi luftën kundër regjimit osman.<ref name="Duka feja">Ferid Duka, "Ndryshime në strukturën fetare të popullit shqiptar," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 117-118.</ref> Në sajë të sfidave të shumta që i sollën perandorisë, krahinat malore ruajtën një lloj të drejte për vetëqeverisje dhe iu lejua të zbatonin ligjin dokësor (kryesisht Kanunin e Lekë Dukagjinit). Megjithatë, shembuj të përpjekjeve osmane për t'a ndërprerë këtë praktikë ishin të shumta; trimëresha Nora e Kelmendit dallohet në historinë e Kosovës për vrasjen e udhëheqësit osman në Kosovë.<ref name="Duka Nora">Ferid Duka, "Lufta çlirimtare kundër sundimit osman (shek. XVI-XVII)," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 111.</ref>
 
Gjatë periudhës osmane, pati një sërë përpjekjesh për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Kleriku katolik që shkroi librin më të vjetër të njohur në gjuhën shqipe, [[Gjon Buzuku]], besohet të ketë qenë me prejardhje kosovare. Po ashtu, peshkopi katolik [[Pjetër Bogdani]], i lindur në Kosovë, botoi kryeveprën e tij ''Çeta e Profetëve'' më 1686 dhe më vonë i priu lëvizjes antiosmane. Angazhimi i tij në çështjen kombëtare kulmoi më 1689, kur krijoi ushtri prej 20 mijë luftëtarësh shqiptarë, të krishterë dhe myslimanë, të cilët iu bashkëngjitën [[Austria|austriakëveaustria]]këve në luftë kundër Turqisë. Fushata përfundoi me çlirimin e përkohshëm të Kosovës, por pas murtajës së përhapur mes austriakësh e kosovarësh, turqit i rikthyen trojet e humbura. Vetë Bogdani vdiq nga murtaja në dhjetor 1689, ndërsa eshtrat e tij u nxorën me egërsi nga varri prej turqve dhe tartarëve dhe u përdorën si ushqim qensh.<ref name="Elsie Bogdani"> [http://www.albanianliterature.net/authors1/AA1-01.html Pjetër Bogdani, biography by R. Elsie, ''Albanian Literature'']</ref> Disfata pati pasoja negative në mirëqenien e të gjithë banorëve të Kosovës, çlirimi i të cilëve nuk u arrit as në mësymjen austriake të shek. XVIII.
 
=== Lëvizja kombëtare shqiptare ===
Në vitet 1870, Perandoria Osmane kishte pësuar ngushtim të territorit dhe po shënonte humbje në luftëra kundër monarkive sllave të Evropës. Gjatë Luftës Ruso-Turke 1877-1878, trupat serbe pushtuan pjesën verilindore të trevës së Dardanisë, duke dëbuar 160 mijë shqiptarë nga 640 vendbanime. Veç kësaj, nënshkrimi i Traktatit të Shën Stefanit paralajmëroi fillimin e rrethanave të vështira për popullsinë shqiptare, trojet e së cilës do t'i kalonin nga Turqia Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.<ref name="Myzyri Nishi">Hysni Myzyri, "Kriza lindore e viteve 70 dhe rreziku i copëtimit të tokave shqiptare," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 151.</ref><ref name="HPSH LP"> [http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_5.php Historia e Shqipërisë, “Kreu V: Lidhja Shqiptare e Prizrenit,” ''Shqipëria.com'']</ref><ref name="HRW">[http://www.hrw.org/reports/2001/kosovo/undword-11A.html HRW, " Prizren Municipality," ''UNDER ORDERS: War Crimes in Kosovo'']</ref>
 
Nga frika e copëtimit të viseve të banuara me shqiptarë në mes të mbretërive të sapoformuara ballkanike, shqiptarët themeluan Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878, tri ditë para fillimit të punimeve të Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha do të rishikonin vendimet e Shën Stefanit.<ref name="Rusisht">G.L. Arsh, I.G. Senkeviç, N.D. Smirnova, ''Histori e shkurtë e Shqipnisë'' (Г.Л. Арш, И.Г. Сенкевич, Н.Д. Смирнова «Кратая история Албании») (Prishtina: Rilindja, 1967) 104-116.</ref> Ndonëse Lidhja fillimisht u formua me mbështetjen e sulltanit, i cili shpresonte të shpëtonte territoret osmane, udhëheqësit shqiptarë vepruan shpejt dhe me sukses e kthyen lidhjen në një organizatë dhe eventualisht në qeveri kombëtare. Lidhja pati mbështetjen e [[Arbëreshët|arbëreshëve]] të [[Italia|Italisë]] dhe luajti rolin e faktorit bashkues në mes të shqiptarëve të ndarë në tri fe. Gjatë tri viteve të aktivitetit të saj, Lidhja u angazhua për krijimit e një shteti autonom shqiptar brenda Perandorisë Osmane, ngriti ushtri dhe zhvilloi luftë mbrojtëse. Më 1881, një qeveri e përkohshme u formua për të qeverisur Shqipërinë nën kryesinë e [[Ymer Prizreni]]t, të ndihmuar nga ministra të shquar si [[Abdyl Frashëri]] dhe [[Sulejman Vokshi]]. Megjithatë, ndërhyrja ushtarake e shteteve ballkanike, Fuqitë e Mëdha, si dhe Turqia i ndanë forcat shqiptare në tri fronte duke sjellë fundin e Lidhjes.<ref name="Rusisht"/><ref name="Myzyri Lidhja">Hysni Myzyri, "Kreu VIII: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881)," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 149-172.</ref><ref> [http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_5.php Historia e Shqipërisë, “Kreu V: Lidhja Shqiptare e Prizrenit” Shqipëria.com]</ref><ref name="Rusisht"/>
 
Në Kosovë u themeluan dhe funksionuan edhe organizata tjera të lëvizjes kombëtare, më e rëndësishmja prej të cilave ishte Lidhja e Pejës, e formuar po aty më 1899 dhe e udhëhequr nga Haxhi Zeka, veteran i Lidhjes së Prizrenit. Me platformë të ngjashme me paraardhësen e saj dhe me kërkesë për Shqipëri autonome, Lidhja e Pejës u shtyp më 1900 pas një konflikti të armatosur me forcat osmane. Më 1902, Haxhi Zeka u vra nga një agjent serb i mbështetur nga autoritetet osmane.<ref name="Myzyri LP">Hysni Myzyri, "Kreu VIII: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881)," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 182-185.</ref>
Line 76 ⟶ 75:
{{kryesor|Lufta e Kosovës}}
 
Gjatë viteve ‘90, shoqëritë shqiptare në mërgim u angazhuan për ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarët e së cilës u trajnuan në Shqipëri (me lejen dhe mbështetjen e shtetit shqiptar të kryesuar asokohe nga Ramiz Alia)<ref name="keshtu e bem luften">Xhavit Haliti: Kështu e bëm luftën faqe 18-21 bot.Filozofia Urbane</ref>. Disa prej tyre vazhduan aktivitetin në Kosovë, ku shquhet rasti i Komandantit Legjendar Adem Jashari që formoi Çetën e Drenicës. Rol kyç në organizimin e luftës brenda Kosovës luajti edhe Zahir Pajaziti dhe Çeta e Llapit. Dëshmorët e parë të Luftës Çlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishin ndër drejtuesit e sulmeve të para guerile, pas së cilave UÇK-ja u shfaq botërisht më 28 nëntor 1997.<ref name=“Kryeministri”"Kryeministri">[http://www.kryeministri-ks.net/?page=2,104,32 Zyra e Kryeministrit, “Prime Minister Thaçi: Wherever trodden dignity and trust were to be restored and wherever fear was to be fought, there you had the first martyrs of the KLA,” 30 janar 2009]; n. 08.07.2009</ref> Trazirat e vitit 1997 në Shqipëri dhanë mundësi që arsenali luftarak i depove të ushtrisë shqiptare t'i shkonte UÇK-së. Përderisa mërgata u organizua nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe klubet e shumta shqiptare, me financimin e Fondit Vendlindja Thërret dhe rekrutimin e luftëtarëve, një Shtab Qendror i koordinuar nga Nait Hasani filloi të vepronte në Prishtinë, duke koordinuar çetat ekzistuese që gjendeshin në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. Duke përdorur si pretekst ndjekjen e UÇK-së, Serbia intensifikoi terrorin e vet mbi popullsinë shqiptare dhe kreu një numër të madh masakrash mbi civilë në Drenicë më 28 shkurt 1998. Pas dy dështimeve të mëparshme, në mars 1998, forcat serbe rrethuan rezidencën në Prekaz të kryekomandantit shqiptar [[Adem Jashari]], i cili u flijua me armë në dorë bashkë me të vëllanë Hamzën dhe mbi 50 anëtarë të familjes.
 
Luftimet u ashpërsuan gjatë pranverës së vitit 1998 me mësymjen e Dukagjinit dhe gjatë verës me ofensivën serbe dhe masakrat në Rahovec. Më 15 janar 1999, [[Masakra e Reçakut]], e dëshmuar nga misioni vëzhgues i [[OSBE]]-së nën udhëheqjen e ambasadorit William Walker, fitoi simpatinë ndërkombëtare për popullin e Kosovës. Në shkurt 1999 në [[Rambouillet]] të Francës, u organizuan bisedimet shqiptaro-serbe për t’i dhënë fund luftës. Pala shqiptare nënshkroi marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kurse serbët refuzuan të nënshkruanin. Në vështrim afatshkurtër, serbët fituan mundësi të shkallëzonin genocidin mbi shqiptarët dhe të zbatonin planet e tyre për spastrim etnik. Shqiptarët, ndërkaq, mbetën të ndarë në dy qeveri dhe dy krahë politikë—atë të luftës dhe UÇK-së dhe atë të rezistencës paqësore të Dr. Rugovës.
Line 138 ⟶ 137:
{{kryesor|Historia e marrëdhënieve të jashtme të Kosovës|Njohja e Kosovës si shtet i pavarur}}
[[Skeda:Kosovo relations.svg|thumb|upright|500px|Hartë e njohes se Kosovës]]
Deri më 13 gusht 2014, Kosova është njohur si shtet nga '''110''' vende anëtare të Kombeve të Bashkuara,<ref name="KosovoThanksYou"/>[http://www.kosovothanksyou.com/statistics/ Kosova Thanks You, "Who recognized Kosovo"] </ref> prej të cilave 3 nga 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit; 23 nga 28 vendet anëtare të BE-së; 24 nga 28 vendet anëtare të NATO-s; 7 nga 8 pjesëtare së [[G8]]-shes.<ref name="Njohjet Statistika">[http://www.kosovothanksyou.com/statistics/ Kosova Thanks You, "Recognition Information and Statistics"] n. 11.07.2009</ref> Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Turqia kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës dhe vazhdojnë të ndihmojnë në lobim ndërkombëtar. Ndërkaq, Serbia pretendon sovranitet mbi truallin kosovar dhe kundërshton pavarësinë së bashku me [[Rusia|Rusinë]], [[Republika Popullore e Kinës|Republikën Popullore të Kinës]] dhe vende të tjera, kryesisht autoritariane dhe me probleme të brendshme.<ref name="LMjeku">[http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=36779 Lulzim Mjeku, "Hirushja bizantine," ''Gazeta Shqip'' (15 shkurt 2008)] n. 15.07.2009</ref> Po ashtu, zhgënjyes mbetet fakti se vende kyçe të botës arabe dhe islame e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.<ref name="Mjeku">[http://www.telegrafi.com/?id=26&a=1304 Getoar Mjeku, "Fermani nga Damasku," ''Telegrafi''] n. 09.07.2009</ref><ref name="Shtetet islame">[http://www.kosova-sot.info/?p=7154 Fatos Duraku, "Pse shtetet islamike nuk e njohin pavarësinë e Kosovës?!" ''Kosova Sot''] n. 13.07.2009</ref> Shqetësuese mbeten edhe vështirësitë në udhëtim që i hasin qytetarët kosovarë; shumë shtete nuk njohin pasaportat e Republikës së Kosovës, ndërsa sigurimi i vizave për në vende tjera është shumë i zorshëm.<ref name="Vizat">[http://www.telegrafi.com/?id=2&a=4873 KTV, "Forumi 2015: Kosova në izolim ndërkombëtar," ''Telegrafi'' (16 korrik 2009)] n. 16.07.2009</ref>
 
[[Asambleja e Përgjithshme]] e Kombeve të Bashkuara, në bazë të kërkesës së Serbisë, e ka kaluar çështjen për rishikim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i së cilës nuk i është i detyrueshëm.<ref name="UN Gjykata">[http://web.archive.org/web/20081117170135/http://www.voanews.com/english/archive/2008-10/2008-10-08-voa45.cfm Margaret Besheer, "UN General Assembly to Ask ICJ for Ruling on Kosovo Independence," ''Voice of America/Zëri i Amerikës'' (8 tetor 2008)] n. 13.07.2009</ref> Qeveria e Kosovës ka angazhuar ekipin e avokatëve mbrojtës në krye me ekspertin e të drejtës ndërkombëtare Sir Michael Wood.<ref name="Gjykata pavarësia">[http://www.voanews.com/albanian/archive/2009-04/2009-04-15-voa6.cfm?moddate=2009-04-15 Besim Abazi, "Pavarësia dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë," ''Zëri i Amerikës'' (15 prill 2009)] n. 13.07.2009</ref> Më 17 korrik 2009, Kosova dorëzoi para gjykatës të dytën deklaratë mbrojtëse me shkrim.<ref name="Gjykata deklarata">[http://www.telegrafi.com/?id=2&a=4887#Scene_1 QIK/Telegrafi, "Me të gjitha faktet në mbrojtje të pavarësisë," ''Telegrafi'' (17 korrik 2009)] n. 17.07.2009</ref>
Line 204 ⟶ 203:
 
=== Transporti dhe komunikacioni ===
Në Kosovë sipas statistikave të vitit 2011, janë 1.963 &nbsp;km rrugë, prej të cilave 38 &nbsp;km ndërkombëtare, 630 &nbsp;km janë magjistrale dhe 1.294 &nbsp;km rajonale. Shumica e këtyre rrugëve janë të asfaltuara, gjithsej 1.843 &nbsp;km dhe 120 &nbsp;km të paasfaltuara. Gjithashtu janë edhe 430 &nbsp;km hekurudhë, prej të cilave 333 &nbsp;km shfrytëzohen për transport të udhëtarëve dhe 97 &nbsp;km për transport industrial.<ref name="CIA"/>
 
Kosova ka Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, që gjendet në Sllatinë të Lypjanit. Në vitin 2011, u realizuan 6738 fluturime me gati 1,4 milion udhëtarë. Njëherësh, Kosova ka edhe nëntë aeroporte të tjera, pesë prej tyre me pista të shtruara.<ref name="CIA"/>
Line 215 ⟶ 214:
Regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë është bërë në vitit 1981, kur Kosova kishte 1.584.000 banorë. Vlerësime të vitit 2011 numri e popullsisë e vendosin në 1.733.872, ndërsa në burime tjera hasen edhe shifra prej 2.200.000;<ref name="Freedom House"/> burime të inteligjencës [[amerikanë]] paraqesin vetëm 1.804.838, sipas vlerësimit më të fundit të korrikut 2009.<ref name="CIA"/> Mërgimet e kosovarëve gjatë kësaj periudhe, si dhe të rënët [[Lufta e Kosovës|gjatë luftës]], kanë penguar rritjen e pritshme të popullsisë, me gjithë shtimin natyror prej 12,7 për 1.000 banorë.
 
Popullsia e Kosovës përbëhet kryesisht nga komuniteti etnik shqiptar, që sipas burimeve formon 88 deri në 92 për qind të banorëve; sipas vlerësimeve të Entit Statistikor të Kosovës shqiptarët përbëjnë 88% të popullsisë.<ref name="Statistikat"/> [[Serbë]]t janë komuniteti i dytë përkah madhësia me 5,3%, të përcjellë nga [[turqi]]t, [[boshnjakë]]t, [[romë]]t, [[Ashkali|ashkalinjtëashkali]]njtë, [[Egjipti|egjiptasit]] dhe [[goranët]]. Në Kosovë jeton edhe një numër [[Kroatët|kroatësh]] dhe [[Çerkezi|çerkezësh]], ndërsa pjesëtarë që zyrtarisht i përkasin komunitetit serb kanë kërkuar nga qeveria të njihen si komunitet malazias në vete. Ndërkohë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit, që shpesh futen në një tog të njohur si RAE ose tradicionalisht si jevgj, vetidentifikohen si etni të pavarura në baza të dallimeve historike ose kulturore.
 
Niveli i integrimit të pakicave joserbe në shoqërinë kosovare është në përgjithësi i kënaqshëm. Ndërkohë, përkundër përpjekjeve të qeverisë dhe shoqërisë civile kosovare, integrimi i komunitetit serb po ecën ngadalë për shkak të pengesave të grupeve ekstremiste të sponsorizuara nga qeveria e [[Serbia|Serbisë]] dhe qarqe ultranacionaliste serbe.<ref name="Gashi1">[http://www.newkosovareport.com/200905041735/Drilon-Gashi/Has-Serbia-changed.html Drilon Gashi, "Has Serbia changed?" ''New Kosova Report'' (5 maj 2009)] n. 13.07.2009</ref>
Line 224 ⟶ 223:
[[Skeda:Gracanica1.jpg|thumb|Kisha ortodokse serbe në [[Graçanica|Graçanicë]]]]
[[File:Religious map of Kosovo 2011.GIF|200px|djathtas|thumb|Harta fetare e Kosovës sipas rexhistrimit më 2011]]
Popullsia [[Kosovarët|kosovare]] i përket kryesisht fesë [[Islam|islameislam]]e (95.7%), ndërsa pjesa tjetër [[Kisha Katolike Romake|Kishës Katolike Romake]] (2.2%) dhe [[Kisha ortodokse serbe|Kishës Ortodokse Serbe]] (1.5%). Myslimanët përfshijnë shumicën e [[Shqiptarët|shqiptarëve]], [[turqit]], [[boshnjakët]] dhe [[goranët]]. Të krishterët shqiptarë janë katolikë, me përjashtim të një familjeje të përmendur në [[Prizren]] dhe shqiptarëve nga Shqipëria; katolikë janë edhe [[kroatët]]. Kisha Ortodokse Serbe përfshin thuajse tërë pjesëtarët e kombësisë [[Serb|serbeserb]]e.
 
[[Bizanti|Perandori bizantin]], [[Konstandini i Madh]], i lindur në provincën e [[Dardania|Dardanisë]], e bëri krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Niketë Dardani shkroi njërin prej himneve të para kishtare, "Te Deum." Më 1054, Kosova u ndodh në juridiksionin e Kishës Ortodokse të Lindjes, mirëpo prijësit politikë të kohës parapëlqyen lidhje me papatit dhe perëndimin. Lekë Dukagjini, i lindur në [[Lipjan]], i dha Kishës Katolike vend qendror në kodin e tij të drejtësisë, ndërsa klerikët [[Gjon Buzuku]] dhe [[Pjetër Bogdani]] botuan në [[shqip]] vepra të të rëndësisë fetare dhe gjuhësore.
Line 238 ⟶ 237:
 
=== Gjuhët ===
Gjuhë parësore e folur në Kosovë është [[gegë|dialekti gegë]] verilindor i [[gjuha shqipe|gjuhës shqipe]], i folur si gjuhë amtare nga shqiptarët e ashkalinjtë dhe si gjuhë e dytë nga shumica e kombësive tjera, me përjashtim të serbëve që kanë njohuri më të vogël. Shqipja standarde është gjuhë zyrtare në nivel të njëjtë me [[gjuha serbe|gjuhën serbe]], të folur nga komuniteti serb dhe të njohur mirë nga brezat më të vjetër të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Gjuhët [[gjuha boshnjake|boshnjake]], [[gjuha turke|turke]] dhe [[gjuha rome|rome]] gëzojnë përdorim zyrtar në nivel komunal; përveç komunitetit turk, gjuha turke flitet si gjuhë e parë dhe si gjuhë e dytë nga një numër shqiptarësh. Në Rahovec, flitet nga komuniteti shqiptar një dialekt lindor i gjuhëve sllave të jugut, i quajtur rahovecianshe ose sllavishtja e Rahovecit, ndërsa nga komuniteti goran flitet një dialekt i [[maqedonishtja|maqedonishtes]]. Komunitetet kanë të drejtën dhe mundësinë e shkollimit në gjuhën e tyre amtare.
 
[[gjuha angleze|Anglishtja]], ndërkaq, ka zëvendësuar serbishten si gjuhë e komunikimin ndëretnik në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Ndonëse nuk është e sanksionuar me Kushtetutë, anglishtja përdoret zyrtarisht nga institucionet qeverisëse, sidomos në nxjerrjen e ligjeve dhe dokumenteve qeveritare. Njëherësh, anglishtja është gjuha e huaj më e njohur nga kosovarët, e përcjellë nga [[gjuha gjermane|gjermanishtja]] dhe [[gjuha frënge|frëngjishtja]]. Ndikimi i medieve popullore ka bërë gjithashtu që të rinjtë të kuptojnë në nivel të lartë gjuhët [[gjuha spanjolle|spanjolle]] dhe [[gjuha portugeze|portugeze]].
Line 338 ⟶ 337:
Sporti më popullor në Kosovë është [[futbolli]], i përcjellë nga [[basketbolli]], [[hendbolli]], [[volejbolli]] dhe sportet luftarake. Që prej 20 vjetësh, sporti kosovar ka vuajtur nga mungesa e kushteve për zhvillim, fondeve dhe izolimi ndërkombëtar. Federatat e vetme të rëndësishme që janë pranuar ndërkombëtarisht janë ajo e hendbollit<ref name="FHK">[http://www.kosovahandball.com/advCms/?id=1,60,0,112,a Federata e Hendbollit e Kosovës, "Hendbolli i Kosovës, figura dhe dëshmi,"] n. 13.07.2009</ref> dhe e pingpongut.
 
Themeluar më 1922, [[KF Prishtina]] është klubi më i vjetër sportiv në Kosovë, i cili me pjesëmarrjen në Ligën e Parë të [[Jugosllavi|Jugosllavisë]] në vitet ’80 u shndërrua në simbol të lëvizjes kombëtare shqiptare. Sot, kombëtarja e Kosovës udhëhiqet nga ylli i dikurshëm i [[Prishtinë]]s, [[Fadil Vokrri]], dhe është në pritje të përvojës ndërkombëtare. Ndeshja e fundit, e zhvilluar më 2007 kundër [[Arabia Saudite|Arabisë Saudite]], përfundoi me fitoren e kosovarëve.<ref name="Kosova Arabia futboll">[http://www.futbolli.com/index.php?option=com_content&task=view&id=3359 Futbolli.com, "Kosovo 1:0 Saudi Arabia"]</ref>
 
Me gjithë nivelin e lartë në Jugosllavi, loja e koshave u popullarizua në Kosovë vetëm pas [[Lufta e Kosovës|luftës]], kur filloi zhvillimi i kampionatit në salla sportive. Mirëpo, interesimi i sponsorëve u venit me mosndërkombëtarizimin e këtij sporti, ndërsa derdhja e të hollave në lojtarë të importuar dhe mosinvestimi në talentët e rinj vendorë ka penguar zhvillimin e pritur të basketbollit.