[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v →‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 6:
 
E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase. Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike. Pastaj udhëtoi për në Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqërua me matematicienin Theodor dhe në fund në Taranto (Itali) ku pati mundësinë të takohej me Pitagorianët, nga mendimi filozofik i te cileve u ndikua vendimtarisht. Më vonë shkoi në Sicili, në oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzës, ku u njoh me vëllain e gruas së mbretit, Dionin, miqësia e ngushtë e të cilëve shkaktoi dyshimet e mbretit për komplot, kjo pra ishte dhe nje nga arsyet e ndjekjes se tij nga Sicilia. Në Egina rrezikoi të shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, keshtu dhe shpetoi. Më vonë u kthye në Athinë. Themeloi një shkollë filozofike, Akademinë, e cila ndodhej rreth një milje jashtë mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erës sonë). Shkolla e famshme funksionoi për rreth një mijëvjeçar, derisa e mbylli perandori Justinian më 529 p.e.s. Për të tretën here, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzëve më 361 p.e.s, me qëllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa që kësaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij. Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Arxitës dhe Pitagorës, shpëtoi pa pësuar asgjë. Por të njëjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra më 353 p.e.s. Kështu Platoni humbi njeriun mbi të cilin kishte bazuar shpresat për realizimin e ideve të tij politike. Qysh atëherë dhe deri në fund të jetës së tij i’u përkushtua mësimdhënies dhe shkrimeve me karakter filozofik.
 
 
Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me [[Ploitika|politikën]], [[Etika|etikën]], [[Metafizika|metafizikën]] dhe [[epistemologjia|epistimologjinë]]. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.