[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:Q11790399
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 14:
}}
 
'''Ndoc Nikaj''' lindi në ([[Shkodër]], 15 qershor 1865 - Burgu i Shkodrës, 16 janar 1951); megjithëse simbas dokumentit të pagëzimit shenohet se ka lé me 9 marc 1864. Vdiq në burg më 1951. Shkrimtar i palodhun me mbi 400 vepra, dhe babai i romanit shqip.
 
== JetëshkrimiJeta ==
 
Leu në Shkodër i treti ndër tetë fëmijë, i biri i Gjok Jakë Nikajt (Gjon Shtjefën Jaku) dhe Age Gjon Lulit. I ati merrej me ngjyrosje penjsh e shajake malësorësh. Kishte marrë pjesë në [[Lufta Ruso-Turke (1877-1878)|luftën ruso-turke]].
Babai i tij, Gjok Jakë Nikaj (Gjon Shtjefën Jaku), mirrej me ngjyrosje penjsh e shajake malësorësh; e e ama, Age Gjon Luli, i treti ndër 8 fëmij. I ati kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke bashkë me disa shokë të tij, në përkrahje të turqve, në Sebastopol krahas me ushtarët francezë, në vitin 1877.
 
MësimetNdoci i vogël mësimet fillestare i kreu tekte françeskanët, kurse në moshë 13 vjeçare hyri tekte jezuitët në Kolegjin Papnor në Shkodër të cilat i përfundoi më sukses duke u bërë meshtar në vitin 1888, kur edhe shkruen "Vakinat e Kishës"<ref name="DNN">Shkrimtarët shqiptarë, Rilindja 2, Karl Gurakuqi; Nën kujdesin e Ernest Koliqit</ref>. Pas shugurimit si ndihmes-famullitar, për 2vj. me radhë shërbeu në Shkodër, mandej në famullinë e Shkrelit, Dajçit, Bregut të Bunës, Pemtarit, Sheldisë, etj.
Veprimtaria e tij, e cila filloi pas shugurimit për meshtar, ishte fetare shkencore, historike, letrare, publicistike dhe politike, e botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si shkrimtar filloi që në moshën 24 vjeçare, kohë kur shkrim leximi në gjuhën shqipe ishte rrepstësisht i ndaluar prej qeverisë turke. Më 1883 gjendet famullitar në [[Shkrel]] ku formohet dhe "Lidhja e Msheht"<ref>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Historia/4665/ Rezistenca antikomuniste ne Malesine e Madhe]</ref> e cila hapi udhën për [[Kryengritja Malësore e vitit 1911|kryengritjen]] që filloi më 25 mars 1910<ref name="ds">[http://mjeksia-grup.yforum.biz/letersia-shqipetare-f46/histori-e-letersise-shqiptare-t1902-45.htm Histori e letërsisë]</ref>. ''Lidhja e mshehtë'' kishte për qëllim përhapjen e idesë kombëtare dhe ndezjen e shkëndisë për pavarsinë e Shqipnisë. Në bazë të programit t'asaj lidhjeje, Dom Ndoc Nikaj u aktivizue në veprimtarinë liridashëse të bashkëpunimit me çetat kryengritëse, që vepronin kundër turqve<ref name="ss">"Shkodra dhe motet", nga [[Hamdi Bushati]], f. 584-585</ref>. Vepra e parë e tij, "Marcja: martirja e parë e krishtenimit në filles të vet". Më 1899, është një nga pjesë themeluesit të [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të Abatit [[Prenk Doçi]]. Vetë si botues, Nikaj e nisi karierën duke themeluar më 1 janar 1910 gazetën e përjavshme ''Koha'', ndër të parat gazeta politike në Shqipëni<ref name="ss" />. Në numrin e dytë ai ia ndryshoi emrin në ''Bashkimi'', me siguri për të theksuar afërinë me shoqërinë letrare me të njëjtin emër. Át [[Pal Dodaj (frat)|Pal Dodaj]] do të shkruajnë në ditarin e tij:
 
:«''Dom Ndoc Nikaj, famullitar i Obotit, ka përfitue 600 napolona prej kontrabandës s'armëve''.»<ref>[[Hylli i Dritës]] Nr. 2-3, (221-222), Vjeti XXI/1993 Tiranë, 1993. fq. 98</ref>