Wikipedia:Zyra e Ankesave: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 133:
 
Do te doja qe wikipedia te arsyetonte mbi nderhyrjen e administratorit [[Përdoruesi:Liridon|Liridon]] mbi pengimin e fotove ne madhesine dhe vendin ku artikull-shkruesi mendon se jane me mire. Vendosja e fotove dhe imazheve sa me te mira nuk eshte se eshte vetem nje prirja ime subjektive, edhe pse duke qene pak i lidhur me artin e di rendesine qe kane imazhet ne prezantimin e artikujve. Nga ana tjeter duke lexuar me vemendje kriteret per vleresimin e artikujve me te mire, nuk mund te mos permend kriterin 1.2 paragrafi i fundit i [[Wikipedia:Kriteret e një artikulli të përkryer|kritereve te nje artikulli te perkryer]]. Duke qene se nderhyrjet e administratorit ne fjale nuk jane mbi permbajtjen e gabuar apo pasaktesi ne artikull, pengimin nga ana e tij te menyres se paraqitjes se imazheve e shikoj thjesht si nje xhelozi te pakendeshme. Qellimin e ketyre veprimeve e shoh thjesht si nje prirje vandaliste per te mos lejuar paraqitjen cilesore nga ana ime te imazheve cilesore qe e bejne artikullin me te prezantueshem, dhe keshtu si nje kandidat i mundshem per artikull te perkryer. Behet fjale per artikujt [[Historia e arteve]], [[Historia e arteve pamore]] dhe [[Rilindja]]. [[Përdoruesi:Flladimi|Flladi]] ([[Përdoruesi diskutim:Flladimi|diskutimet]]) 25 mars 2016 11:24 (CET)
 
:Shpresoj të marrin pjesë edhe Administratorët/Burokratët e tjerë në debat, @[[Përdoruesi:Flladimi|Flladi]] të rekomadoj ti dërgosh email, sepse këtë periudhë nuk janë aktiv. Problemi është se vendosja e imazheve në kësaj madhësie [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Rilindja&oldid=1588485 Rilindja], [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Historia_e_arteve&oldid=1578550 Historia e arteve], [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Historia_e_arteve_pamore&oldid=1578552 Historia e arteve pamore] në fillim të artikullit e bën të duket më shumë si blog se sa artikull enciklopedik (''ndonje administrator tjeter nuk do ishte kaq tolerant''). Nuk jam xheloz, dhe nuk hakmerrem personalisht me përdoruesit, as sq.wikipedia nuk është pronë e imja, por pasi jam Administrator dhe Burokrat kam ca më shumë privilegje për të të dhënë këshilla, dhe për të parandaluar të veprosh kundër rregullave të Wikipedias. Askush nuk ti mohon meritat dhe punën e deritanishme në artikuj, të kam vlerësuar për punën, bile artikujt tuaj i kam vendosur në faqen e parë.--[[Përdoruesi:Liridon|Liridon]] ([[Përdoruesi diskutim:Liridon|diskutimet]]) 25 mars 2016 12:08 (CET)