Ndryshimi mes inspektimeve të "Wikipedia:Vërejtje e Ankesa"

 
:Shpresoj të marrin pjesë edhe Administratorët/Burokratët e tjerë në debat, @[[Përdoruesi:Flladimi|Flladi]] të rekomadoj ti dërgosh email, sepse këtë periudhë nuk janë aktiv. Problemi është se vendosja e imazheve në kësaj madhësie [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Rilindja&oldid=1588485 Rilindja], [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Historia_e_arteve&oldid=1578550 Historia e arteve], [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Historia_e_arteve_pamore&oldid=1578552 Historia e arteve pamore] në fillim të artikullit e bën të duket më shumë si blog se sa artikull enciklopedik (''ndonje administrator tjeter nuk do ishte kaq tolerant''). Nuk jam xheloz, dhe nuk hakmerrem personalisht me përdoruesit, as sq.wikipedia nuk është pronë e imja, por pasi jam Administrator dhe Burokrat kam ca më shumë privilegje për të të dhënë këshilla, dhe për të parandaluar të veprosh kundër rregullave të Wikipedias. Askush nuk ti mohon meritat dhe punën e deritanishme në artikuj, të kam vlerësuar për punën, bile artikujt tuaj i kam vendosur në faqen e parë.--[[Përdoruesi:Liridon|Liridon]] ([[Përdoruesi diskutim:Liridon|diskutimet]]) 25 mars 2016 12:08 (CET)
 
::Pikerisht kete do te doja se kur shtrova ceshtjen e emertimit te administratave vendore, u pergjigje vetem ti duke e mbyllur diskutimin dhe duke vazhduar ti quash administratat e qyteteve te ndryshme te botes si komuna, qe per shumicen e shqiptareve nenkupton se behet fjale per administrate fshatare. Por per te ardhur te ceshtja ne fjale po te them se nuk shoh asnje arsye per te penguar vendosjen e fotove sa me te mira ne krye te artikullit dhe duke qene se e di se imazhet kane gjuhe me sugjestive se sa fjalet e shohe si nje menyre prezantimi sa me te mire te artikullit. Mund te gjesh artikuj te tille sa te duash neper wikipedite e tjera. Nga ana tjeter artikujt kane gjithmone nje imazh si identitet te tyrin ku paraqiten paraprakisht. Nga ana tjeter ato jane kriter vleresues per artikujt me te mire, ku nuk vleresohet vetem permbajtja por per te qene artikuj te perkryer duhet te kene edhe paraqitje sa me te mire. Lexo [[Wikipedia:Kriteret e një artikulli të përkryer]] pika 1.2 paragrafi i fundit ku theksohet vendosja dhe cilesia sa me e mire e imazheve. [[Përdoruesi:Flladimi|Flladi]] ([[Përdoruesi diskutim:Flladimi|diskutimet]]) 25 mars 2016 12:23 (CET)