[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v rregullim i sintaksës
Rreshti 15:
Republika e Sllovenisë është një republikë parlamentare dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, dhe NATO-s. Kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh është Lubjana.
 
Territori i Sllovenisë është kryesisht malor me një klimë kryesisht kontinentale, me përjashtim të bregdetit slloven që ka një klimë mesdhetare dhe zonën veri-perëndimore që ka një klimë alpine. Përveç kësaj, Alpet Dinarike dhe Fusha Pannoniane takohen në territorin e Sllovenisë. Vendi ka një diversitet të rëndësishëm biologjik. Ai është një nga shtetet më të pasur me ujë në Europë, me një rrjet të dendur lumor dhe rrjedha ujore të mëdha karstike nëntokësore. Mbi gjysma e territorit është e mbuluar me pyje.
 
Në Slloveni takohen gjuhët sllave, gjermanike, romançe dhe hungareze. Edhe pse popullsia nuk është homogjene, shumica është sllovene. Sllovenishtja është gjuhë zyrtare në të gjithë vendin, ndërsa italishtja dhe hungarishtja janë gjuhë rajonale bashkë-zyrtare të pakicave në ato komuna ku pakicat italiane dhe hungareze janë të pranishme. Sllovenia është një vend kryesisht sekular, por kultura dhe identiteti i tij janë ndikuar ndjeshëm nga katolicizmi, si dhe Lutheranizmi. Ekonomia e Sllovenisë është i vogël, e hapur, dhe e orientuar nga eksporti dhe ka qenë e ndikuar fuqishëm nga kushtet ndërkombëtare. Ajo u dëmtua rëndë nga kriza e Eurozonës, që filloi në fund të viteve 2000. Fusha kryesore ekonomike është ajo e shërbimeve e pasuar nga industria dhe ndërtimi.
 
Historikisht, territori aktual i Sllovenisë ishte pjesë e shumë formacioneve shtetërore të ndryshme, duke përfshirë Perandorinë Romake dhe Perandorinë e Shenjtë Romake, e ndjekur nga Monarkia Habsburge. Në tetor të vitit 1918, sllovenët ushtruan vetëvendosjen për herë të parë duke bashkë-themeluar Shtetin e Sllovenëve, Kroatëve dhe Serbëve, të panjohur ndërkombëtarisht, i cili u bashkua në dhjetor me Mbretërinë e Serbisë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (u quajt Mbretëria e e Jugosllavisë në 1929). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sllovenia u pushtua dhe u aneksua nga Gjermania, Italia dhe Hungaria, me një sipërfaqe të vogël të transferuar në Shtetin e Pavarur të Kroacisë, një shtet nazist kukull. Pas kësaj, ai ishte anëtar themelues i Republikës Federative Popullore e Jugosllavisë, që më vonë u quajt Republikën Socialiste Federative e Jugosllavisë. Në qershor të vitit 1991, pas futjes së demokracisë përfaqësuese shumëpartiake, Sllovenia u nda nga Jugosllavia dhe u bë një shtet i pavarur. Në vitin 2004, ajo hyri në NATO dhe në Bashkimin Europian. në vitin 2007 u bë vendi i parë ish-komunist që iu bashkua Eurozonës, dhe në vitin 2010 u bashkua me OECD, një shoqatë globale e vendeve të zhvilluara me të ardhura të larta.
 
 
 
 
== Historia ==
: '''''Artikulli kryesor [[Historia e Sllovenisë]]'''''
Sllovenët erdhën në këto pjesë diku pas pjesës së dytë të shekullit VI apo VII. Qendër e tyre në fillim ishte hapësira që në gjermanisht quhet Bërthama (Kern) ku edhe e krijojnë një lloj principate e cila nga shekulli i XIII-të i bashkohet parisë austriake të quajtur Habsbug. Më 1918 sllovenët bashkohen me popujt e sapo krijuar, serbët e kroatët dhe shpallin Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene. Nga 1929 shtetin e krijuar e thërrasin Jugosllavia.
 
Më [[1945]], pas mbarimit të luftës së dytë botërore, Sllovenia së bashku me 5 republikat e tjera ishte një ndër themelueset e Shtetit të Ri të quajtur Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (shkurt [[RSFJ]]) anëtare e të cilit mbeti deri në shkatërrimin e tij më [[1 maj]] [[2004]]. Tani Sllovenia është anëtare e Bashkësisë Evropiane ([[Bashkimi Evropian|BE]]) dhe anëtare e Këshillit të [[NATO]]-s gjithashtu ajo ka një status vëzhguesi në [[La Francophonie|Bashkësinë e vendeve frankofone]].
Line 34 ⟶ 31:
== Ndarja administrative ==
=== Bashkitë ===
Zyrtarisht, Sllovenia është e ndarë në 211 bashki (njëmbëdhjetë nga të cilat kanë statusin e bashkive urbane). Bashkitë janë të vetmet njësi të autonomisë lokale në Slloveni. Çdo bashki drejtohet nga një kryetar bashkie (zhupan), i zgjedhur çdo katër vjet me votim popullor, dhe këshillin bashkiak (svet občinski). Në shumicën e bashkive, këshilli bashkiak zgjidhet përmes sistemit të përfaqësimit proporcional; vetëm disa bashki më të vogla përdorin sistemin e votimit maxhoritar. Në bashkitë urbane, këshillat bashkiake quhen këshilla të qytetit. Çdo bashki gjithashtu ka një shef të Administratës Bashkiake (načelnik občinske uprave), i emëruar nga kryetari i bashkisë, i cili është përgjegjës për funksionimin e administratës lokale.
 
=== Qarqet administrative===
Nuk ka njësi të ndërmjetme zyrtare midis komunave dhe Republikës së Sllovenisë. Të 62 qarqet administrative, të quajtur zyrtarisht "Njësitë administrative" (enote upravne), janë vetëm nën-njësi territoriale të administratës qeveritare dhe janë të emëruar pas kryeqytetit të tyre. Ata janë kryesuar nga një shef i Njësisë (načelnik upravne enote), i emëruar nga Ministri i Administratës Publike.
 
=== Rajonet tradicionale ===
Rajonet tradicionale ishin të bazuara në ish-tokat e kurorës së Habsburgëve që përfshinte Carniola, Carinthia, Steiermark, dhe Littoral.
 
{| class="infobox bordered" style="width: auto;"
Line 50 ⟶ 47:
|}
 
Kryeqyteti Ljubljana ishte historikisht qendra administrative e Karniolës dhe i përkiste Karniolës së poshtme, me përjashtim të qarkut Šentvid, i cili ishte në Karniolën e Sipërme ku ishte kufiri midis zonës gjermane të pushtimit dhe Provincës së Lubjanës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
=== Rajone statistikore ===
Line 62 ⟶ 59:
 
: '''''Artikulli kryesor : [[Gjeografia e Sllovenisë]]'''''
Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 &nbsp;km<small><sup>2</sup></small>, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 &nbsp;km<small><sup>2</sup></small> të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122km122&nbsp;km<small><sup>2</sup></small> ujë.
 
Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 &nbsp;km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 &nbsp;km i gjatë.
 
[[Klima]] e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht.
Line 80 ⟶ 77:
: '''''Artikulli kryesor [[Demografia e Sllovenisë]]'''''
Sllovenia me 20.251 km2 sipërfaqe dhe me rreth 2 milion banorë hyn në grupin e shteteve të vogla të Evropës. Pjesa më e madhe e popullsisë janë slloven (88%), ndërsa nacionalitetet tjera janë kroatët me rreth 3 %, serbët 2% etj.
<br {{clear=all>}}
 
== Kultura ==