Abdi bej Toptani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
v →‎Jeta: rregullim i sintaksës
Rreshti 20:
Kushëri i parë me [[Esad pashë Toptani]]n, por i ndarë me të, për divergjenca politike. Kështuqë, dera e madhe e Toptanasve u nda pothuaj në dy pjesë: një me Esad Pashën e tjetra me Abdinë, [[Refik bej Toptani|Refikun]] e [[Murad bej Toptani|Muratin]].
 
Organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në Shingjergj dhe Shupal në korrik 1912, me 6 bastisën depon e Shijakut ku pajisen me armë e municion e me 8 marrin në dorë Krujen. Me të marrun Shkupi nga krenët e revoltës së Kosovës me në krye [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinën]] e [[Bajram Curri]]n, shkon me një nga dera e Gjonmarkajve të Mirdites dhe [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]] të koordinonin levizjet por pakti me kërkesat e H. Prishtinës tashmë ishte nënshkruar. Bashkëpunon me Imzot [[Nikollë Kaçorri]]n dhe Mustafa Krujën në qarqet patriotike në qarkun e Durrësit (''kjo prefekturë përfshinte pesë ndënprefektura: Durrsi vetë me pak katunde, Kavajen, Tiranen e Krún'')<ref>«Shqiptari» i 1912-s e shqiptarizma në qarkun e Durrsit, Mustafa Kruja; marrë nga «Shêjzat» 1973</ref>. Në nëntor 1912 priti në Durrës [[Ismail Qemali]] dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit firmoi aktin e pavarësisë me siglën “''Abdi''”. U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare.
 
Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër.
Rreshti 28:
 
Fëmija i parë ka qenë [[Ihsan Toptani|Ihsani]], i cili u largua në tetor të ’44-s me grupin e ushtarakëve të misionit anglez, [[Abaz Kupi]]n etj. U dënua më pas me vdekje në mungesë. Punoi për “Newsweek” dhe BBC. Fëmijët e tjerë kanë qenë 2 vajzat Hiqmeti e Zejnepi, si dhe më i vogli, Xhahiti. Përveç Xhahitit që kreu studimet në shkollën e Fultz-it për Agronomi, ndërsa të lartën në Milano për Shkenca Agrare - gjithë tjerët u shkolluan në [[Vjena|Vienë]].<ref>Jaupaj A., Gajda Toptani, mbesa e Abdi Toptanit: Ju rrëfej tim gjysh, nga firmosja e Pavarësisë te harresa, Panorama, 24 shtator 2012.</ref>
 
 
== Burime ==