Abdurrahman Dibra: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
Marbott (diskuto | kontribute) v rregullim i sintaksës |
||
Rreshti 44:
| Feja =
}}
'''Abdurraman Dibra''', lindi në vitin [[1885]] në [[Dibra|Dibrën e Madhe]], ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, deputet i Dibrës së Madhe dhe Ministër i Financave i Shqipërisë, Ministër i Arsimit i Shqipërisë.
Line 56 ⟶ 54:
Pas kthimit në Shqipëri dhe bisedimeve me Zogun, pranoi të integrohej në jetën politike të vëndit dhe në fillimin e vitit [[1921]] ai hodhi kandidaturën për deputet në Prefekturën e Dibrës së Madhe ku bashkë me Ahmet Zogun fitoi të drejtën të ishte një nga përfaqësuesit e asaj Prefekture në Parlamentin e Parë shqiptar që i filloi punimet në [[21 Prill|21 prill]] të atij viti. Në atë kohë përveç Ahmet Zogut, nga politikanët më të njohur ai kishte miqësi të ngushtë edhe me [[Myfid bej Libohova|Myfit Bej Libohovën]], [[Eqrem bej Vlora|Eqrem Bej Vlorën]], [[Kostaq Kota|Koço Kotën]] e [[Iliaz Bej Vrioni|Iljas Vrionin]].
Më [[27 Maj|27 maj]] të vitit [[1924]] Kryeministri [[Iliaz Bej Vrioni|Iljas Vrioni]] kërkoi që në kabinetin e kryesuar prej tij Abdurrahman Dibra të mbante portofolin e Ministrit të Brendshëm të cilën ai e pranoi. Në atë post ministror ai nuk qëndroi më shumë se dy javë pasi në [[10 Qershor|10 qershor]] të vitit [[1924]] forcat opozitare që ishin grupuar rreth [[Fan Noli]]t e [[Luigj Gurakuqi]]t, organizuan kryengritjen e armatosur dhe me forcën e armëve e rrëzuan qeverinë e Iljaz Vrionit. Me hyrjen e forcave rebele fanoliste në Tiranë, Abdurrahman Dibra u detyrua të largohej nga kryeqyteti pasi ai kërkohej prej tyre me çdo kusht për t'u eleminuar fizikisht, për vetë funksionin tepër delikat të Ministrit të Brendshëm që kishte mbajtur. Në atë kohë pas largimit nga Tirana, ai u strehua në Dibër të Madhe. Gjatë asaj kohe që ai strehoej aty, [[Krajli i Serbisë]] duke pasur parasysh pozicionin që kishte Abdurrahmani në Qeverinë e Tiranës, i dërgoi atij njerëz dhe i kërkoi që të bashkëpunonte me të duke i ofruar edhe shuma të mëdha me para. Abdurrahmani e refuzoi në mënyrë kategorike bashkëpunimin me Krajlin e Serbisë dhe për disa muaj qëndroi i fshehur pasi e nuhati se kërkohej për t'u zhdukur nga shërbimet sekrete të [[Beogradi]]t. Me rikthimin e [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogut]] në pushtet në fundin e vitit [[1924]], ai u rikthye në Tiranë dhe u zgjodh përsëri si deputet i Dibrës së Madhe në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në [[27 Maj|27 maj]] të atij viti. Pas afro një viti e gjysëm më [[12 shkurt]] të vitit [[1927]], Kryeministri Ahmet Zogu i besoi atij postin e Ministrit të Brendshëm të cilin ai e ushtroi deri në [[10 Maj|10 maj]] të vitit [[1928]]. Pas vitit [[1928]] Abdurrahman Dibra u emërua në funksionin e Ministrit të Financave, post të cilin ai e mbajti deri në vitin [[1936]]. Pas atij viti iu ngarkua edhe posti i Ministrit të Arsimit të cilin ai e mbajti deri në prillin e vitit [[1939]]-të.
Karriera e gjatë politike e Abdurrahman Dibrës përfundoi më [[7 Prill|7 prill]] të vitit [[1939]] ditën që [[Italia fashiste]] kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë. Ndërsa në mëngjezin e shtatë prillit Abdurrahmani nuk pranoi që të largohej nga Shqipëria së bashku me Mbretin Zog dhe një pjesë të Oborrit Mbretëror, gjithashtu ai nuk pranoi që të merrte pjesë as në Qeverinë Shqiptare që u krijua ato ditë nën presionin e dhunën e italianëve. Ato ditë të para të prillit 1939, Abdurrahmani refuzoi kërkesën që iu bë për të shkuar në [[Roma|Romë]] me delegacion e lartë shqiptar që do t'i çonte [[Kurora e Skënderbeut|Kurorën e Skënderbeut]], Mbretit të Italisë [[Viktor Emanueli III|Viktor Emanuelit]]. Nisur nga bindjet politike antifashiste që kishte si dhe refuzimi që i bëri ai kërkesës për të shkuar në Romë me delegacionin që çoi Kurorën e Skënderbeut tek Mbreti Viktor Emanueli, në fillimin e vitit 1940-të, ai u internua nga autoritetet italiane në [[Italia|Itali]]. Pak kohë pas internimit të tij, me propozimin e Kryeministrit [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet Vërlaci]] me të cilin ai kishte pasur gjithmonë probleme, iu sekuestrua gjithë pasuria e luajtëshme dhe e paluajtëshme.<ref>
Pas një qëndrimi prej katër vjetësh në internim në Itali, Abdurrahmani u kthye në Shqipëri në shtatorin e vitit 1943 kur kapitulloi Italia.
Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati 19-vjet si deputet dhe Ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen e tijë filluan në pranverën e vitit 1946 kur komunistët arrestuan të birin e tijë Qenanin.
{{Ministra të Shqipërisë|
Line 89 ⟶ 87:
==Referenca==
<references/>
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]
|