[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
v rregullim i sintaksës
Rreshti 4:
 
Lind në familjen e arsimtarit [[Ferid Imami]]t, familja e të cilit kishte të drejtën e imamnisë në [[Xhamia e Hadumit|Xhaminë e Hadumit]]. Gjë që sosi me vdekjen e të atit, Mehmetit, ngase të bijtë u bënë arsimtarë. I ati i Besës qe arsimtar veprues në [[Malësia e Gjakovës|Malësinë e Gjakovës]], Lumës dhe [[Dibra|Dibrës]], përkrahu [[Bajram Curri]]n gjatë lëvizjeve kryengritës që kishte në fillim të v.'20.
I ati vdes më 17 dhjetor 1937<ref>Gecaj M., ''Ferid Imami - një arsimtar kosovar, me ideale demokratike'', Tiranë, 12 dhjetor 2010.</ref> jetime bashkë me të ëmën - Behixhen<ref name="bi">Canaj A., ''Si po e pres 80 vjetorin tim të lindjes'': flet aktorja Besa Imami, [[Panorama]]. - Nr. 2099, 3 gusht, 2008, f. 18 - 19.</ref> u shpërngulën nga Gjakova për t'u vendosur në Tiranë bashkë me vëllezërit dhe motrën (Besimin<ref>Fili A., ''Flet aktorja e njohur, Besa Imami: Ju rrëfej jetën time'', 19 qershor 2005.</ref>, Bedrinë, Fatmirin dhe Lirijen<ref>[http://www.zrpp.gov.al/doc/Vendim_Nr.36.pdf| Emrat janë nxjerrur nga një Vendim noterial që mban dt.25 maj 2009, i lëshuar në Tiranë.]</ref>). Gjatë kohës së [[Lufta e Dytë Botërore|luftës]], Besa qe aktivizuar në grupet rinore dhe ishte anëtare e organizatës "[[DEBATIK|Debatik]]".
Në v. 1946 hyri rastësisht në trupën e [[Teatri Popullor|Teatrit Popullor]] ndërkohë që punonte në kryeministri e grishur nga [[Pandi Stillu]]<ref name=":0">Nikolli F., ''Besa Imami, shuhet në moshën 86-vjeçare Donika e Skënderbeut'', [[Gazeta Shqiptare]], 21 Shtator 2014, Nr. 5291 Viti XVIII.</ref>, ku kreu kursin 2-vjeçar të kualifikimit për aktorë. Roli i saj i parë ishte një rol episodik, Natasha tek "Portreti" dhe më pas luajti një rol kryesor tek drama "Çështja ruse"<ref name="bis">Papagjoni J., "Enciklopedi - Teatri dhe Kinematografia Shqiptare", Botime Toena, Tiranë, 2009.</ref>. Martohet me përkthyesin [[Petro Zheji]] dhe më 1961 lind djalin e tyre të vetëm, [[Artur Zheji|Arturin]]. Pas 15 vjetësh martesë, ndahen<ref name="bi"/>. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”.
Që nga shtatori i vitit 1946 e deri në 1 Shtator të vitit 1988 kur del në pension i ka dhënë publikut gati 80 role. Me propozim të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, aktorja është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”. Me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Fondacionit, si dhe Drejtorisë Komunale të Kulturës në Gjakovë, ka marrë edhe miratimin e kryetares së Komunës së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari Lila<ref>Hamzai Dh., ''Gjakova nderon aktoren e shquar Besa Imami'', [[Shqiptarja.com]], 16 shtator 2014.</ref>. Vdes më 21 shtator 2014 në shtëpinë e saj në Tiranë, e sëmurë me kohë<ref name=":0" />.
 
== Teatri ==
 
Shfaqja e saj e parë, që u bë shënjuese për nisjen e karrierës së saj ishte "Burri, burrë" Gjinevra te “Rrënjë të thella” (Xhejms Gou dhe Duso, 1949); Gana Lihta te “Komploti i të dënuarve” (Nikollaj Virta, 1950), Oksana te “Fundosja e skuadrës” (Korneiçuk, 1959); Tatjana te “Armiqtë” (M. Gorki), Ermira te “Mbi gërmadha” ([[Fadil Paçrami|F. Paçrami]], 1964), Gonerilla te “Mbreti Lir” ([[William Shakespeare|Shekspir]], 1964), Lokja te “Cuca e maleve” (L. Papa, 1967), Laja te “Lulet e shegës” ([[Kolë Jakova|K. Jakova]], 1974), Sanie Hanëmi te “Shënomëni dhe mua” (H. Minarolli, 1976), Nëna te “Monserati “ (E. Roble, 1976)<ref name="bis" />. Pas një shkëputje, Imami u rikthye përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të [[Ruzhdi Pulaha|Ruzhdi Pulahës]] në rolin e malësores. Ndërsa luajti dhe në operën “Kavaleria Rustikane” të P.Maskanjit.
 
== Kinematografi ==