19.621
edits
AXRL (diskuto | kontribute) |
Marbott (diskuto | kontribute) v (rregullim i sintaksës) |
||
Ben-Gurion u rrit nga një [[Zionist]] entuziast. Si student në [[Universitetin e Varshavës]], ai u bashkua me lëvizjen Zioniste-Marksiste Poale në vitin 1904. Ai u arrestua dy herë gjatë [[Revolucionit Rus]] të vitit 1905. Ai emigroi në [[Palestinën]] otomane në vitin 1906, ku u shokua nga krimet dhe anti-semitizmi i [[Europës Lindore]], dhe u bë një nga drejtuesit kryesorë të Zionistëve Poale bashkë me [[Yitzhak Ben-Zvi]].
Në Palestinë, fillimisht punoi në bujqësi, duke mbledhur portokallë. Më 1909 ai u bë vullnetar me [[HaShomer]], një fuqi vullnetarësh që ndihmonte në mbikqyrjen e komuniteteve bujqësore të izoluara izraelite. Më 7 Nëntor 1911, Ben Gurion shkoi në [[Selanik]] në mënyrë që të mësonte turqisht për studimet e tij për tu bërë jurist. Qyteti, që kishte një komunitet hebre të madh, e impresionoi Ben Gurionin që e quajti "një qytet hebre që nuk ka e shokun në këtë botë." Ai gjithashtu kuptoi aty që "Hebrenjtë ishin të aftë të kryenin çfarëdolloj pune," nga biznesmenë të pasur deri te tregtarë, mjeshtër zanatesh ose punë hamalli.
Në vitin 1912, ai u shpërngul në Konstantinopojë (tani Stamboll), atëherë kryeqytet i Perandorisë Otomane, për të studiuar juridikun në Universitetin e Stambollit bashkë me Ben-Zvi dhe adoptoi emrin hebre Ben-Gurion, prej historianit mesjetar Yosef ben Gurion. Ai punoi gjithashtu edhe si një gazetar. Në vitin 1915, Ben-Gurion dhe Ben-Zvi u dëbuan nga Palestina, që prapë ishte nën sundimin otoman, për shkak të aktivitetit të tyre politik.
=== Partitë fetare dhe status kuoja ===
Në shtator 1947, Ben-Gurioni arriti marrëveshje status kuoje me partinë ortodokse Agudat Yisrael. Ai i dërgoi një letër Agudat Yisraelit duke thënë se ndërkohë që ai i përkushtohej themelimit të një shteti jo-teokratik me liri fetare, ai premtonte se Shabbati (dita e shtatë e javës hebreje, duke filluar në perëndim të së premtes deri natëne së shtunës) do ishte dita zyrtare e pushimit e Izraelit, se në shtet kuzhinat e furnizuara do përdornin ushqimin e Kosherit (ushqimi izraelit), se çdo përpjekje do bëhej për të vendosur një jurisdiksion të vetëm për të gjitha familjet hebreje dhe se çdo sektor do kishte autonomi në sferëne edukimit.
=== Lidershipi ushtarak dhe Eksodi palestinez i vitit 1948 ===
== Themelimi i Izraelit ==
Më 14 Maj, në ditën e fundit të Mandatit Britanik, Ben-Gurion deklaroi pavarësinë e shtetit të Izraelit. Në deklaratën për pavarësi të Izraelit, ai tha se një komb i ri do të "përkrahë barazinë e plotë sociale dhe politike pa dallim race, besimi apo gjinie."
== Kryeministër i Izraelit ==
|