[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v rregullim i sintaksës
Rreshti 8:
 
== Përkufizimi i „dhimmi-t“ ==
Si '''dhimmi''' (arabisht ذمّي = ḏimmī) cilësohen në traditën ligjore islamike [[Monoteizmi|monoteistët]] të cilët toleroheshin me një status ligjor të kufizuar.
 
Të gjithë ata që nuk ishin as myslimanë, as dhimi cilësoheshin si [[Harbi|harbī]] („të luftës“), si popuj, me të cilët e ashtuquajtura ''[[Dar al-Islam-i|shtëpia e islamit]]'' ishte në luftë.
 
Kurani përmend këto bashkësi fetare jo-myslimane: [[Judaizmi|çifutët]] (''al-yahūd'' ose ''banū Isrāʾīl'' = „fëmijët e Izraelit“), [[Kristianizmi|të krishterët]] (''an-naṣārā''), [[Zoroastrizmi|zoroastristët]] (''[[Al-Maxhūs|al-maǧūs]]''), [[sabeët]] (''aṣ-ṣābiʾa''), ose [[Mandeizmi|mandeët]] dhe [[Politeizmi|politeistët]] (''al-[[Mushrik-ët|mushrikūn]]''). Ata që kanë pasur libra të shenjtë që në kohën para-islamike, dmth. [[torah]] (''at-tavrāt'') dhe [[ungjilli]] (''al-[[Inxhil|inǧīl]]''), janë ''[[Ahl al-kitab|ahl al-kitāb]]'', „besimtarë me libra“. „Fëmijët e Izraelit“ përmenden si në lidhje me historinë biblike të judaizmit, ashtu edhe në lidhje me çifutët e ambientit ku jetonte Muhamedit<ref>Shih ''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. vëll I, f. 1020 ("Banū Isrāʾīl") dhe citatet e kuranit aty</ref>, ndërsa termi ''al-jahūd'' përdoret në kuran vetëm për çifutët e [[Medina|Medinës]] dhe përreth saj, me të cilët Muhamedi ka pasur kontakte. Në [[Fikh|jurisprudencë]], gjatë përshkrimit të trajtimit të të mbrojturve përdoret vetëm emri ''al-yahūd''.<ref>''al-mausūʿa al-fikhiyya.'' (Enciklopedi e të drejtës islamike). Kuwait 2004. Vëll. 7, f. 121 dhe 141</ref>
 
Kurani përmend edhe shkrime të tjera: shkrimet e [[Abrahami]]t dhe [[Moisiu]]t (ṣuḥuf Ibrāhīm va-Mūsā) ose „shkrimet e para“ (''aṣ-ṣuḥufu ʾl-ūlā''), të cilat kurani nuk i përcakton më hollësisht, dhe shkrimet e [[Davidi]]t (''zabūr Dāvūd '' = [[Psalmi|psalmet]]). Mbi këto shkrime Muhamedi duhet të ketë pasur vetëm dijeni të vagëlluara pasi as kurani dhe as [[Tafsir-i|ekzegjeza e kuranit]] nuk japin të dhëna konkrete për to. Bashkësitë e përmendura fetare, me të cilat ai duhet të ketë pasur kontakte që përpara aktivitetit të tij si profet, pas emërimit të tij si profet cilësohen në përgjithësi si [[Kafir-i|të pafe]] (kjo vlen edhe për të krishterët dhe çifutët) dhe pas mposhtjes së tyre, në jurisprudencë, si bashkësi nën mbrojtje (islamike) (arabisht أهل الذمة = ''ahl al-dhimma'' = ahlu ʾl-ḏimma).
 
Juristi dhe teologu [[Ibn al-Kajjim-i|Ibn Qayyim al-Ǧauziyya]] († 1350) përmend pesë bashkësi jo-myslimane: çifutët, të krishterët, zoroastristët, sabeët dhe politeistët. Edhe [[Abdullah ibn Abbas-i|Ibn ʿAbbās-i]] thotë:
 
:''„Janë gjashtë fe. Njëra'' (dmth. ajo islame) ''është për të mëshirëshmin'' (zotin), ''pesë të tjerat për djallin.“''
Rreshti 25:
Sipas konceptit islamik dhimmit mund të vepronin sipas rregullave të të drejtës civile ndërsa në sferën e [[E drejta publike|të drejtës publike]] dhe të ushtrimit të riteve fetare ata u nënshtroheshin megjithatë kufizimive ligjore të [[Sheriati|shari'a]]-s.<ref>Këto numërohen në Bernard Lewis: ''The Jews of Islam. Princeton 1984, prej f. 32.</ref> Këtu bënin pjesë rregulla të caktuara për veshjen, ndalimi i mbajtjes me zë të lartë i ceremonive fetare në mënyrë publike ose i ndërtimit të ndërtesave sakrale (psh. kishave) dhe kufizime të tjera ligjore.<ref>A. J. Wensinck dhe J. H. Kramers: ''Handwörterbuch des Islam''. Brill, 1941, f. 96</ref>
 
Dhimmi-t ishin të detyruar të pagonin një taksë të veçantë për kokë (xhizja-në). Atyre u lejohej të ushtronin në formë shumë të kufizuar fenë e tyre, megjithatë çifutëve dhe të krishterëve nuk u lejohej të ngrënin kisha, manastire dhe sinagoga të reja. Rënia e kambanave, varrimet dhe festat publike ishin të ndaluara. Një dhimmi nuk kishte mundësi të ngrihej në pozitë në një detyrë publike zyrtare, gjithashtu ekzistonte një pabarazi e madhe ndaj ligjit. Dhimmi-ve u duhej të banonin në lagje të veçanta (shih getot e çifutëve) dhe të vishnin veshje të veçanta në mënyrë që të dalloheshin si dhimmi. Nga ky diskriminim mysliman me anë të veshjes dalluese u zhvillua më vonë [[Ylli i Davidit|ylli i çifutëve]]. Dhimmi-ve nuk u lejohej të mbanin me vete armë dhe të shkonin kaluar vetëm mbi gomarë dhe jo kuaj. Ligjet islamike thonin që dhimmi-t duhet të kalonin përbri një myslimani duke ulur sytë. Dhimmi kishte për detyrë të lejonte të goditej ose rrihej nga myslimanët pa pasur të drejtën për t'u mbrojtur. Në rast se ai e bënte këtë, ai ose ekzekutohej ose i priteshin duart.
 
E drejta ndërkombëtare islamike thonte se përpara luftës kundra armiqve jo-myslimanë, u duhej bërë atyre thirrje për të pranuar fenë islame ose (në rastin e besimtarëve të feve të librave) në të kundërt të pagimit të [[Xhizja-ja|xhizja-së]], të qëndronin në fenë e tyre.<ref name=Khouryua>Adel Th. Khoury, Ludwig Hagemann, Peter Heine: ''Lexikon des Islam. Geschichte - Ideen - Gestalten''. Directmedia, 2001. prej f. 669.</ref> Kjo bazohej në suren 17, vargun 15, ku thuhet:
Rreshti 51:
Në perëndim të botës islamike rregulore të tilla ishin të panjohura deri në kohën e [[Almohadët|almohadëve]]. Sundimtari fanatik almohad [[Jakub al-Mansur-i]], Abu Jusuf-i, vendosi pak para se të vdiste në vitin 1198 që çifutët të mbanin publikisht një mantel blu të errët (''burnus'') dhe një kapë të dallueshme me majë.
 
Orientologu francez R. Brunschvig ka pasur mendimin se masat e përmendura më lart të marra nga almohadët mund të kenë shtyrë [[Këshilli i Lateranit|këshillin e katërt të Lateranit]] të vitit 1215 që të vendosë për çifutët në evropë mbajtjen e një shenje të verdhë dhe të një [[Kapa e çifutëve|kape çifute]].<ref> Shih R.Brunschvig: ''La berbérie orientale sous les Hafsides''. Paris 1940. Vëll. II. f. 404</ref>
 
=== Rregulla mbi statusin e dhimmi-ve të literaturës ligjore ===