[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullim i sintaksës
Rreshti 24:
|Vendiaktivitetit=Firencia|Vendiaktivitetit2=Roma|Vendiaktivitetit3=Padova|Vendiaktivitetit4=Siena|Epoka=Rilindja e Hershme|Periudha=Shekulli i XV}}
 
Me karrierën e tij të gjatë qe një nga tre etërit e [[Rilindja|Rilindjes]] fiorentine, bashkë me [[Filippo Brunelleschi]]-n dhe [[Masaccio]]-n, përveç se një nga skulptorët më të të gjitha kohëve. Dha një kontribut themelor për rinovimin e mënyrave të skulpturës, duke afruar përfundimisht përvojat e gotikut të vonë dhe tejkalimin e modeleve të artit romak klasik, në shenjën e një ekspresionizmi të ri dhe të trazuar që përshkon veprat e tij më të mira. Krijoi stilin "stiacciato", të bazuar në ndryshime milimetrike të thellësive, që nuk pengon krijimin e një hapësire iluzore, dhe zotëroi teknikat dhe materialet më të ndryshme (mermerin, pietra serena-n, bronxin, drurin, terrakotën). Ju dedikua edhe [[Vizatimi|vizatimitvizatimi]]t, duke furnizuar modele për shembull për disa vetrata të Duomo-s së Firences.
 
Një aftësi e veçantë qe ajo për tu dhënë njerëzoritet dhe introspeksion psikologjik veprave, shpesh me natyra dramatike ose me energji dhe vitalitet të përmbajtur por përsosmërisht të dukshme.
 
== Jeta dhe veprat ==
[[File:Uffizi Donatello.jpg|thumb|left|Statuja e Donatello-s në llozhën e Uffizi-t në Firence|336x336px]]Lindi në [[Firenca|Firence]] në vitin [[1386]], biri i Niccolò di Betto Bardi-t, tjerrës leshi pa lidhje me familjen e kontëve Bardi. Qe një familje modeste: i ati, i trazuar, bëri një jetë të zhurmshme, duke marr pjesë në fillim në revoltën e Ciompi në vitin [[1378]] dhe pastaj në veprime të tjera kundër [[Firenca|Firences]], që e shpunë në dënimin me vdekje dhe më pas në faljen e dënimit; një karakter shumë i ndryshëm nga ai i të birit kaq të stërholluar, fisnik, elegant dhe i brisht aq shumë sa të thirrej me përkëdheli Donatello(në [[gjuha italiane|italisht]] përkëdhelje e emrit Donato). Sipas Vasarit, i riu u edukua në shtëpinë e Roberto Martelli.<ref>Vasari, Vite </ref>
 
Përmendja e parë e dokumentuar i përketë vitit [[1401]], kur në [[Pistoia]] regjistrohet për faktin pak nderues të rrahjes së një gjermani të quajtur Anichinus Pieri, duke i shkaktuar plagë mjaft serioze. Pasoi një dënim që në rast përsëritje do ta çonte në një gjobë mjaft të kripur. Nuk dihen raste të tjera që ta përfshinin, edhe pse në rrëfenja të shumta të biografëve është paraqitur si një temperament mjaft pasional. Prania në [[Pistoia]] mund të jetë e lidhur me punimet e të riut [[Filippo Brunelleschi]] dhe punishtes së Lunardo di Mazzeo dhe Piero di Giovanni për altarin e San Jacopo-s, mbase në rolin e çirakut-në formim artistik.
Rreshti 98:
==== Pulpiti i Prato-s dhe udhëtimi në Romë ====
[[File:Prato, duomo pulpito di donatello e michelozzo.JPG|thumb|left|Pulpiti i Duomo-s së Prato-s (1428-1438)|333x333px]]
Në [[Korriku|korrikunkorriku]]n e vitit [[1428]] Donatello dhe Michelozzo morën një tjetër detyrë me rëndësi të madhe për krijimin e pulpitit të jashtëm për Duomo-n e Prato-s, për tu përdorur për ekspozimin publik të relikeve të Sacro Cingolo-s. Një kontratë e parë u firmos nga Michelozzo-ja në emër të të dyve dhe parashikonte një përfundim të punimeve brenda pesëmbëdhjetë muajve, klauzolë që u tejkalua gjerësisht, pasi u tejzgjatën, megjithë protestat e vazhdueshme të të porositësve, deri në pjesën më të madhe të viteve tridhjetë. Tashmë priren gati në një zë në atribuimin Michelozzo-s të gjithë pjesës arkitektonike dhe Donatello-s relievin e fëmijëve kërcimtarë, të paktën [[vizatimi]], pasi skulptura nuk është gjithmonë në lartësinë e dorës së mjeshtrit dhe me gjasa e realizuar me bashkëpunimin e ndihmësve të ndryshëm.
 
Në këtë periudhë të gjatë, dy artistët e zënë edhe nga detyra të tjera të shumta gjetën edhe kohën për të realizuar një udhëtim të gjatë në [[Roma|Romë]]. Në [[Vjeshta|vjeshtën]] e vitit [[1432]] Donatello-ja qe me siguri në qytetin papal, kur iu dërgua një lëtër për ta bindur të kthehej nga porositësist pratez. Në Romë Donatello-ja dhe Michelozzo-ja punuan me siguri të paktën dy vepra të tjera: pllakën e varrit të Giovanni Crivelli-t në Santa Maria in Aracoeli ([[1432]]) dhe Tabernakullin e Sakramentit ([[1432]]-[[1433]]) sot në skrestinë e Beneficiati në Shën Pjetër në Vatikan. Së fundmi ([[2005]]) është zbulimi dhe prezantimi i një vepre tjetër të periudhës romane, Madona me dy kurora dhe kerubinë'', që duhet të jetë fragmenti i një lunete nga varri i Shën Katerinës së Sienës në bazilikën e Santa Maria sopra Minerva, ku punuan shumë artist.
 
I kërcënuar me vendosjen e një gjobe, Donatello-ja u rikthye në Firence në [[Maji|majinmaji]]n e vitit [[1433]], duke iu përkushtuar punimeve të shumta të lëna pa mbaruar, mes të cilave ''Profetët'' e Kambanores.
 
Relievet e pulpitit i përkasin periudhës pas udhëtimit (një kontratë e re firmoset posaçërisht në [[1434]]) dhe paraqesin elemente të traditës paleokristiane dhe romanike, si sfondi në mozaik. Skenat frenetike të fëmijëve duke kërcyer frymëzohen me gjasa nga sarcofagët antik me skena dionisiake (dy fragmente ndoshta të studiuar nga Donatello-ja janë sot në Uffizi), por ata kishin edhe një valencë biblike duke ilustruar psalmet 148-150 ku ftohej të lëvdohej Zoti nëpërmjet korit dhe kërcimit të fëmijve. Relievet u montuan në verën e vitit [[1438]] dhe në [[Shtatori|shtator]] u krye pagesa ndaj Donatello-s.
Rreshti 126:
Sagrestia Vecchia ishte kishëza funebre private e familjes Medici në [[Shekulli XV|shekullin e XV]], e ndërtuar nga [[Filippo Brunelleschi]] midis vitit [[1421]] dhe vitit [[1428]] dhe të dekoruar nga Donatello-ja duke nisur nga vitet [[1428]]-[[1429]]. Të parët, Donatello skaliti ndoshta tondot e ''Historive të shën Gjon Ungjillorit''. Vetëm në [[1434]], pas vdekjes së Giovanni di Bicci-t dhe rikthimit të Donatello-s nga [[Roma]] dhe të Cosimo de' Medici-t nga ekzili në Padova, skulptori rinisi veprën, që duhet të përfundonte në vitin [[1439]], kur kishëza qe seli e ceremonive të rëndësishme fetare, dhe në çdo rast ishin të gjitha të përfunduara në vitin [[1443]], viti i nisjes së Donatello-s për në Padova.
 
Veprat me siguri të Donatello-s, në Sagresti, ishin tetë medalionet monumentale në stuko polikrome (diametri prej 215 &nbsp;cm, në këtë epokë e krahasueshme vetëm me vetratat e mëdha të bazilikave), me ''Historitë e shën Gjon Ungjillorit'', padron i kishëzës (''Ringjallja e Drusianës'', ''Martirizimi i Shën Gjon Ungjillorit'', ''Shën Gjon Ungjillori në Patmos'' dhe ''Ngjitja e Shën Gjon Ungjillorit'') dhe katër tondo me ''Ungjillorët'' (''Tondo-ja e Shën Gjon Ungjillorit'', ''Tondo-ja e Shën Markut'', ''Tondo-ja e Shën Mateut'' e ''Tondo-ja e Shën Lukës''), dy mbi portëshe gjithmonë në stuko (''Shenjtët Stefan dhe Lorenzo'', ''Shenjtët Kozma dhe Damian'') dhe dy porta bronxi me formela (''Porta e Martirëve'' dhe ''Porta e Apostujve'').
 
Brunelleschi nuk qe i kënaqur me punimet e Donatello-s në Sagrestinë e tij: ato ishin në kontrast me atë esencialitet dekorues për të cilin ishte bërë promotor, për më tepër nuk i kishte pëlqyer që nuk e kishte pyetur as për një mendim: qe fundi i miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy gjenive të Rilindjes së hershme. Vepra e Donatello-s u kritikua për ekspresivitetin e tepruar edhe nga Filarete, që në një pasazh të ''Trattato di Architettura'' ([[1461]]-[[1464]]) nuk këshillonte të bëheshin figura apostujsh si ato të Donatello-s në portën e sagrestisë së San Lorenzo-s, "që duken si skermist".
Rreshti 162:
Gjithë statujat janë ''Madona me fëmijën, Shenjtët Françesk, Anton i Padovës, Justina, Danieli, Ludoviku dhe Prosdocimo''. Këtyre u shtohen katër relieve me ''Episode nga jeta e shën Antonit'' (ndihmat Bartolomeo Bellano dhe Andrea Briosco (Riccio)) dhe disa relieve më të vegjël, si formelat e katër simboleve të Ugjillorëve dhe dymbëdhjetë fëmijët.
 
Altari, i shpërbërë në [[1591]] për risistemimin e presbiterit, u riformuar në mënyrë arbitrare nga Camillo Boito në vitin [[1895]];
 
[[File:Donatello, miracolo dell'asina.jpg|thumb|''Mrekullia e gomarit''|456x456px]]aseti zanafillor dluhet të dukej si një ''Sacra Conversazione'' në të cilën Virgjëresha me fëmijën dhe gjashtë shenjtët ishin vendosur në një baldakin pak të thellë, i vendosur në një bazament të zbukuruar përball dhe nga mbrapa me relieve midis të cilëve katër relievet me skena nga jeta e shën Antonit. ''Madona me fëmijën'', qendra e skenës, është kapur në çastin në të cilin po ngrihet dhe tu tregoi fëmijën besimtarëve. Statujat e tjera janë të gjitha të vulosura nga një staticitet solemn, me një ekonomi gjestesh dhe shprehjesh që eviton tensionet ekspresive shumë të forta.
Rreshti 176:
Rikthimi në Firence nuk qe i lehtë, pasi gjatë mungesës së tij shija mbizotëruese kishte evoluar dhe ishte tashmë pak e prirur përkundrejt artit të tij. Donatello-ja ishte një artist jashtë modave të kohës dhe vazhdoi të lëvizte jashtë shtigjeve të konvencionit stilistik. Forca krijuese nuk e braktisi as në pleqëri, sicc dëshmojnë kryeveprat si ''Judita'' dhe pulpitet e San Lorenzo-s, të krijuara në moshën mbi shtatëdhjetë vjeçare, megjithëse me ndihma nga asistent të shumtë.[[File:Donatello, maria maddalena 03.JPG|thumb|''Magdalena pendimtare'', detaj|left|312x312px]]
==== Magdalena ====
Midis viteve [[1453]] dhe [[1455]] realizoi ''Magdalenën pendimtare'', vepër prej druri në Museo dell'Opera të Duomo-s, që thjeshtëzon përsosmërisht thatanikësinë e formave të periudhës së fundit të Donatello-s, afër një tejkalimi ekspresionist të
 
klasicizmit për të cilin Donatello kishte qenë përfaqësuesi kryesor në rini. Në këtë vepër bukuria fizike është mohuar, duke parapëlqyer vlerat dramatike dhe patetike; trupi skeletor është përvijuar i paformë nga masa e flokëve; nga fytyra e ngulitur shfaqej mundimi, dhimbja dhe shpirti i lodhur. Mbi të gjitha në moshë të thyer, ai la çdo model të paracaktuar për të përfaqësuar ndjenjat më të thella të shpirtit njerëzor.
Rreshti 232:
Që nga atëherë historiografia artistike ka nisur një punë përzgjedhjeje dhe rikonsiderimi të katalogut, duke e pastruar fushën nga gabime të vjetra. Akoma edhe sot studimet mund të quhen të papërmbyllura, mbi të gjitha për periudhat e gjera ku dokumentimi i njohur është veçanërisht i dobët.
== Portreti i Donatello-s ==
Ekzistojnë disa portrete të Donatello-s që i referohen thelbësisht pikturës në tablo të pesë ''Etërit e Perspektivës'' (rreth vitit [[1470]]), tashmë të atribuar [[Paolo Uccello]]-s dhe e konservuar në [[Luvri|Luvër]] të [[Parisi|Parisit]]t. Donatello, pranë [[Giotto di Bondone|Giotto-s]], [[Paolo Uccello]], Antonio Manetti dhe [[Filippo Brunelleschi]], është portretizuar me një mjekërr më të gjatë në piceto dhe me një turban që rimeret në inçizionet për botimin e vitit [[1568]] të Jetëve të Vasari-t, dhe në portretin e [[Shekulli XVII|shekullit të XVII]] për Serie Gioviana-n. Ekziston edhe një portret i mundshëm rinor i Donatello-s në Cappella Brancacci, në veçanti në afreskun mazaçesk të ''Shën Pjetri që shëron me hijen'' ([[1425]]-[[1427]]), ku duhet të jetë personazhi mjekrrosh me duartë e mbledhura në të majtë të Pjetrit. Në të njëjtin afresk një personazh me mjekërr të bardhë pas Pjetrit i ngja portretit postum të Donatello-s, por nuk është koherente me moshën që mjeshtri duhet të kishte në atë kohë.
 
== Referencat ==
Rreshti 278:
* [http://www.scultura-italiana.com/Galleria/Donatello/index.html] Galeria d'escultures de Donatello.
 
[[Kategoria: Skulptura]]
[[Kategoria: Rilindje]]
[[Kategoria: Shekulli XV]]
[[Kategoria:Skulptorë italianë]]
[[Kategoria:Lindje 1386]]