Pajazit Nushi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Veprat
v Shtova nje reference
Rreshti 1:
[[Figura:Pajazit Nushi.jpg|thumb|220px|'''Akademik Pajazit Nushi''']]
'''Pajazit Nushi''' lindi më 8 janar [[1933]] në [[Gjakova|Gjakovë]], vdiq më 2 shtator 2015 në Prishtinë.<ref>https://botasot.info/lajme/448396/nderron-jete-akademik-pajazit-nushi/</ref> Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe shkollën normale. Studimet i kreu më 28 shtator 1955 në Fakultetin Filozofik, Katedra e Psikologjisë Eksperimentale, të [[Universiteti i Beogradit|Universitetit të Beogradit]].<ref>https://botasot.info/lajme/448396/nderron-jete-akademik-pajazit-nushi/</ref>
 
'''Pajazit Nushi''' (1933 - 2015) Profesor universitar, psikolog dhe punonjës shkencor e shoqëroro - politik nga Gjakova. Anëtar i ASHAK.
Më 8 qershor [[1983]] mbrojti diseratcionin e doktoratës '''Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe'''<ref> Pajazit Nushi{{cite book|title=Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe: doktorska disertacija |url=http://books.google.com/books?id=V8vFNAAACAAJ}} Prishtinë.</ref> në Fakultetin Filozofik të [[Universiteti i Prishtinës|Universitetit të Prishtinës]]. Punoi profesor i psikologjisë dhe i logjikës në Gjimnazin e Gjakovës dhe profesor i lëndëve të psikologjisë në shkollat normale në [[Prizreni|Prizren]] dhe në [[Prishtina|Prishtinë]]. Më [[1963]], u zgjodh drejtor i Entit për Përparimin e Shkollave të Krahinës Autonome të [[Kosova|Kosovës]].
 
==Biografia==
'''Pajazit Nushi''' lindi më 8 janar [[1933]] në [[Gjakova|Gjakovë]], vdiq më 2 shtator 2015 në Prishtinë.<ref>https://botasot.info/lajme/448396/nderron-jete-akademik-pajazit-nushi/</ref> Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe shkollën normale. Studimet i kreu më 28 shtator 1955 në Fakultetin Filozofik, Katedra e Psikologjisë Eksperimentale, të [[Universiteti i Beogradit|Universitetit të Beogradit]].<ref>https://botasot.info/lajme/448396/nderron-jete-akademik-pajazit-nushi/</ref>
Më 8 qershor [[1983]] mbrojti diseratcionin e doktoratës '''Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe'''<ref> Pajazit Nushi:{{cite book|title=Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe: doktorska disertacija |url=http://books.google.com/books?id=V8vFNAAACAAJ}} Prishtinë.</ref> në Fakultetin Filozofik të [[Universiteti i Prishtinës|Universitetit të Prishtinës]]. Punoi profesor i psikologjisë dhe i logjikës në Gjimnazin e Gjakovës dhe profesor i lëndëve të psikologjisë në shkollat normale në [[Prizreni|Prizren]] dhe në [[Prishtina|Prishtinë]]. Më [[1963]], u zgjodh drejtor i Entit për Përparimin e Shkollave të Krahinës Autonome të [[Kosova|Kosovës]].
 
Në shtator të vitit [[1964]], u pranua profesor i lëndëve të psikologjisë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe prej vitit [[1974]] ligjërues, pastaj docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar i psikologjisë së përgjithshme në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, ushtroi detyra të ndryshme administrative e politike në nivel të komunës, të rrethit, të Kosovës dhe të ish – Federatës jugosllave, në të cilat detyra u mor kryesisht me çështje të organizimit të sistemit arsimor, të punës shkencore dhe të krijimtarisë kulturore dhe artistike. Prej vitit [[1982]] punoi në entin leksikografik Miroslav Kërlezha të [[Zagrebi|Zagrebit]], në Redaksinë e Kosovës, ku kreu detyrën e radaktorit të Enciklopedisë Jugosllave të botimit në gjuhën shqipe. Më 31 shtator [[1991]], për shkaqe politike, u detyrua të dalë në pension të parakohshëm, por vazhdoi punën arsimore-shkencore në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|ASHAK]].<ref>http://www.ashak.org/?cid=1,24,46</ref>Me 25 Nentor 2008 u zgjodh antar i rregullt i ASHAK. Është nënkryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë.Me shkrime, me punë publicistike dhe shkencore, merret qysh herët.
 
Në Shkollën Normale të Prizrenit organizoi kabinetin e psikologjisë, ku nxënësit ushtroheshin për kërkime psikologjike për nevoja edukative dhe arsimore. Në këtë kabinet demonstroi mënyrën e përpilimit të testeve dhe të pyetësorëve për hulumtime psikologjike. Dijenitë profesionale dhe metodologjike të hulumtimeve psikologjike që nga fillimi i aktivitetit profesional e shkencor i ka vënë në shërbim të procesit edukativo – arsimor të shkollës shqipe. Nga analiza e rezultateve të gjurmimeve psikologjike të para vërehet zbatimi i metodave dhe i procedurave hulumtuese të psikologjisë, sikurse është metoda e vëzhgimit të kontrolluar, e procedurës së anketës dhe të testeve, kurse më vonë zbatoi gjurmimin eksperimental dhe procedurën e diferencialit semantik dhe të testit sociometrik, etj. Zbatimi i këtyre metodave dhe rezultatet e arritura në gjurmim të raporteve socimetrike të nxënësve të shkollës fillore, të zhvillimit të inteligjencës te të rriturit, të perceptimit dhe të shkallës së lexueshmërisë së shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, të qëndrimeve sociale të studentëve të shkencave politike të [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]], të Universitetit të Prishtinës, dhe të [[Universiteti i tetovës| Universitetit të Tetovës]], etj. vërehet angazhimi studimor empirik i tij në çështjet e rëndësishme psikologjike, sociale dhe kulturore të zhvillimit të shqiptarëve.<ref>Për jetën dhe veprën e Pajazit Nushit shih edhe në: Fjalor enciklopedik shqiptar. (Vëllimi III). Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2009. fq. 1858 - 1859. ISBN 978 99956 10 32 6</ref>
 
== Veprat ==