Johann Friedrich Herbart: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
v →Veprat |
|||
Rreshti 15:
==Biografia==
Herbarti u lind në Oldenburg. Për nga natyra ishte i ndjeshëm prandaj deri në moshën 12 vjeçare u edukua në familje. Arsimimin e mëtutjeshëm e vazhdon në Gjimnaz për 6 vjet, ku interesohet më shumë për filozofi, logjikë dhe veprat e Kantit. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Jenës ku pati fatin të ishte student i Fihtes, me të cilin shumë shpejt do kenë kundërthënie. Gjatë kësaj periudhe Herbarti fillon të shkruaj esetë e tij të para. Pas përfundimit të studimeve, Herbarti, për tri vite do të punoj si mësues privat i fëmijëve të një qeveritari në Iterlaken të Zvicrës. Gjatë qëndrimit në Zvicër, Herbarti e vizitoi pedagogun Johan Hajnrih Pestaloci pas së cilës shkroi veprën ''"Ideja e Pestalocit për një ABC të intuitës"'' (''Pestalozzi’s Idee eines ABC der Anschauung''). Për tri vite të tjera, Herbarti do të vazhdoj ti thelloj edhe më shumë studimet dhe njohurit e tij për gjuhën greke dhe matematikë në Universitetin e Bremenit. Nga viti 1801 deri në vitin 1809 do të punoj si docent privat në Universitetin e Getingenit pastaj do të kaloj në Katedrën e Filozofisë në Universitetin e Kenigsbergut, në vend të Kantit. Këtu do të punoj deri në vitin 1833 kur do të kthehet në Universitetin e Getingenit, ku do të vazhdoj të thellohet në çështjet e filozofisë dhe të pedagogjisë.
==Filozofia==
|