Dallime mes rishikimeve të "Sllovenia"

1.312 bytes added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v (rregullim i sintaksës)
== Historia ==
: '''''Artikulli kryesor [[Historia e Sllovenisë]]'''''
=== Koha parahistorike deri në vendbanimet sllave ===
==== Koha parahistorike ====
Sllovenia e sotme ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike. Një kockë me vrima e një ariu shpelle, që daton nga 43100 ± 700 Para Krishtit, e gjetur në vitin 1995 në shpellën e Divje Babe pranë Cerknos, është ndoshta instrumenti më i vjetër muzikor i zbuluar në botë. [[Figura:Flûte paléolithique (musée national de Slovénie, Ljubljana) (9420310527).jpg|thumb|180px|Një kockë ariu shpelle e çpuar, ndoshta fyell e gjetur në shpellën Divje Babe.]]Në vitet 1920 dhe 1930, objekte që i përkasin Kro-manjonit tilla si kocka të çpuara, kocka me majë dhe gjilpëra kocke janë gjetur nga arkeologu Srecko Brodar në Shpellën e Potokut.
 
Në vitin 2002, mbetjet e një grupi banesash mbi 4500 vjet të vjetra u zbuluan në Moçalet e Ljubljanës, dhe mbrohen tani si një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me Rrotën e Drurit të Moçaleve të Ljubljanës, rrota më e vjetër prej druri në botë. Kjo tregon që rrota prej druri u shfaq pothuajse në të njëjtën kohë në Mesopotami dhe në Evropë. Në Epokën e Hekurit, Sllovenia e sotme banohej nga ilirët dhe fiset kelte deri në shekullin I Para Krishtit. .
==== Periudha romake ====
 
==== Vendbanimet sllave ====
Sllovenët erdhën në këto pjesë diku pas pjesës së dytë të shekullit VI apo VII. Qendër e tyre në fillim ishte hapësira që në gjermanisht quhet Bërthama (Kern) ku edhe e krijojnë një lloj principate e cila nga shekulli i XIII-të i bashkohet parisë austriake të quajtur Habsbug. Më 1918 sllovenët bashkohen me popujt e sapo krijuar, serbët e kroatët dhe shpallin Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene. Nga 1929 shtetin e krijuar e thërrasin Jugosllavia.