[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 29:
Në vitin 2002, mbetjet e një grupi banesash mbi 4500 vjet të vjetra u zbuluan në Moçalet e Ljubljanës, dhe mbrohen tani si një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me Rrotën e Drurit të Moçaleve të Ljubljanës, rrota më e vjetër prej druri në botë. Kjo tregon që rrota prej druri u shfaq pothuajse në të njëjtën kohë në Mesopotami dhe në Evropë. Në Epokën e Hekurit, Sllovenia e sotme banohej nga ilirët dhe fiset kelte deri në shekullin I Para Krishtit. .
==== Periudha romake ====
Kur romakët pushtuan zonën, ata krijuan krahinat e Panonias, dhe Norikumit dhe Slovenia e sotme perëndimore u përfshi direkt nën Italinë romake si pjesë e rajonit X ''Venetia et Istria''. Romakët krijuan posta në Emona (Lubjanë), Poetovio (Ptuj), dhe Celeia (Celje) dhe ndërtuan rrugë tregtare dhe ushtarake që shtriheshin në të gjithë territorin slloven nga Italia në Pannonia. Në shekujt 5 dhe 6, zona ishte objekt i pushtimeve nga Hunët dhe fiseve gjermanike gjatë inkursionet të tyre në Itali. Një pjesë në thellësi të shtetit mbrohej me një brez muresh dhe kullash mbrojtëse të quajtura Claustra Alpium Iuliarum. Një betejë vendimtare midis Theodosius I dhe Eugenius u zhvillua në Luginën Vipava në 394.
 
==== Vendbanimet sllave ====