[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 61 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q83223 (translate me)
No edit summary
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''Asklepiu''' (greq. Asklepios{{lang-el|Ἀσκληπιός}}, lat. {{lang-la|Aesculapius}}) - i biri i zotit [[Apoloni|Apolon]] dhe dashnores se tij Koronidës, mjeku i famshëm dhe zoti i mëvonshëm i mjekësisë.
 
Nga epet e Homerit[[Homeri]]t e njohim vetëm si mjek të dalluar. Si zot [[grekët]] filluan ta adhurojnë prej shek. VII-VI para e.s., së pari në Tesali[[Thesalia|Thesali]] dhe në Epidaur. Në Athinë kultin e tij e sollën gjatë murtajës së vitit 429 para e.s. Deri në këtë kohë aty si zot të mjekësisë e kanë adhuruar Aminin, prift i të cilit ishte edhe [[Sofokliu]]. Në Romë kulti i Asklepiut u soll me rastin e murtajës epidemike në vitin 293 para e.s., e pastaj u përhap në tërë botën greko-romake. Sipas mitit Asklepiu artin e mjekësisë e mësoi prej kentaurit Kiron, në malin Peli, aq mirë sa që ka ditur të shërojë të gjitha sëmundjet dhe lëndimet, madje edhe t'i ringjallë të vdekurit. Mirëpo, praktika e tillë mjaft e përhapur nuk i sillte dobi: pasi që askush nuk vdiste, u ankua kundër tij Tanati, zoti i vdekjes te zoti suprem, Zeusi dhe ai si rrënues i rendit botëror e mbyt me rrufe. Asklepiu pas vetes la dy djem, Mahaonin dhe Podaleriun, të cilët poashtu u bënë mjekët të famshëm dhe në këtë funksion morën pjesë në luftën e Trojës. Veç këtyre Asklepiu e ka pasur edhe djalin Teleforin dhe vajzën Higien, shëndet i mishnuar.
 
Shndërrimi i Asklepiut në zot është shumë interesant. Sipas burimeve antike njerëzit këtu paraqiten si, "krijues të zotërave". Nuk është më pak interesante edhe analogjia e përparimit të Asklepiut në zot me rastin e mitologjisë egjiptiane: zoti Imhotep, shpikës i shkrimit, i ndërtimtarisë dhe mbrojtës i shkencës, të cilën grekët e identifikuan me Asklepiun, poashtu është zhvilluar nga njeriu i vdekshëm për ekzistencën fizike të të cilit nuk dyshohet (ka jetuar në shek. XXVII para e.s. dhe ishte ndërtues i dy piramideve të para: piramidës shkallëzore të Gjoserit te Satara dhe piramidës së pakryer të Sahemhetit).
Rreshti 10:
Statuja më e njohur e Asklepiut është e ashtuquajtura Asklepiu i Napolit, kopja romake e origjinalit grek nga shek. V para e.s. Nga truporja e tij vigane e kultit në ujëdhesën Delos nga mbarimi i shek. IV para e.s. është ruajtur vetëm koka (sot gjendet në Muzeun Britanik në Londër). Statuja e tij shumë e bukur e shek. IV para e.s. gjendet në Muzeun Nacional të Palermos; një kopje romake e shek. II para e.s. është bërë sipas origjinalit grek dhe gjendet në Muzeun e Berlinit; relievi Asklepiu i ulur në gërmadhat e shenjtërores së tij gjendet në Muzeun e Epidaurit. Mirëpo, të gjitha këto vepra me popullaritet i tejkalon truporja e tij në Tempullin e Asklepiut jo aq të madh mbi liqenin e vogël në Villa Borghese të Romes. Statuja është kopje romake e origjinalit grek e shek. V, para e.s., kurse tempulli është i kohës së re. Asklepiun autorët antikë e paraqitnin si plak bujar me shkop rreth të cilit përdredhej gjarpëri, simbol i jetës që ripërtërihet pandërprerë. Ky simbol deri më sot ka mbetur si shenjë e punëtorëve shëndetësorë.
 
[[Kategoria:Greqia e lashtëHyjnitë]]
[[Kategoria:MitologjiMitologjia greke]]