[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
→‎Punimet shkencore: rregullim i sintaksës
Rreshti 6:
 
== Punimet shkencore ==
Biruni ishte një kolos i vërtetë dhe enciklopedi e gjallë njerëzore; këtë e dëshmojnë edhe punimet e tij në disiplina të ndryshme shkencore, të cilat arrijnë numrin 146 në tërësi, ku bëjnë pjesë 35 libra mbi astronominë, 4 mbi astrolabët, 23 mbi astrologjinë, 5 mbi kronologjinë, 2 mbi matjen e kohës, 9 mbi gjeografinë, 10 mbi gjeodezinë, 15 mbi matematikën (8 mbi aritmetikën, 5 mbi gjeometrinë dhe 2 mbi trigonometrinë), 2 mbi mekanikën, 2 mbi mjekësinë dhe farmakologjinë, 1 mbi meteorologjinë, 2 mbi mineralogjinë dhe gurët e çmuar, 4 mbi historinë, 2 mbi Indinë, 3 mbi religjionin dhe filozofinë, 2 mbi magjinë, 16 punime letrare dhe 9 libra të paklasifikuar.
 
Në mesin e këtyre punimeve, vetëm 22 prej tyre kanë mbijetuar dhe vetëm 13 prej tyre janë botuar ; 6 nga punimet e tij që kanë mbijetuar janë mbi astronominë. Biruni punimet e tij i shkroi kryesisht në gjuhën arabe dhe persisht, pasi, përveç gjuhës së tij amtare të Havarizmit, ai dinte të fliste, të shkruante dhe të lexonte në disa gjuhë të huaja, përfshirë këtu gjuhën perse, gjuhën arabe, greke, hebraishte, sanskritishten dhe gjuhën e berberëve, ndërsa dinte të fliste edhe në gjuhën turke, hinduse dhe latine.