Ndryshimi mes inspektimeve të "Elez Isufi"

2 bytes removed ,  4 vjet më parë
rregullim i sintaksës
(ndant operacioni per dorezimin e armeve n Diber, pati afrim e takim me te)
(rregullim i sintaksës)
Mbahej kjo kullë deri në vitin 1968. Në kohën kur u ndërtua kjo kullë (1884), siç duket, Ndret ishin përballur me fiset e krahinës së Lumes e kishin rënë në gjaksi me ta. Nga ana tjetër, në vitet 70-80 të shekullit XIX, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu zhvillime të reja. Dibranët luajtën rol parësor si në solidarizimin dhe përkrahjen e Lidhjes Shgiptare të Prizrenit, ashtu dhe të qëndresës kundra turqëve osmanë. Konfliktet e Dacit të Kalisit me fiset e Sllovës, bënë që këta të fundit të kërkonin mbrojtjen e Ndreut. Për të përligjë këtë Dush Zhugri i shiti Elez Isufit disa toka në Sllovë. Kjo blerje është bërë rreth vitit 1881, kur Elezi ishte arratisur për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak turk. Blerjen e kësaj toke, që ishte bërë pa dijenin e të vëllait, Xhelilit, Elezi 20 vjeçar e kishte parë në disa plane dhe veçanërisht në mundësinë për t'iu afruar qendrës administrative që në këtë kohë ishte` Vlesha.
 
Mbas vdekjes së Xhelilit, Elezi hodhi sytë drejt Sllovës. Ndërtoi aty një kullë me tre kate. Por, pikërisht në këtë kohë, nisin dhe kontradiktat ndërmjet Dacit e Ndreut që do të zgjasnin për vite të tëra, përjashtuar rasteve kur këto vise sulmoheshin nga turkë e më vonë nga serbët, siç qe Lufta e Kolosjanit në nëntor 1912, që hasmëritë liheshin mbas dore. Më 1908, kur u mbajt [[Kongresi i Manastirit]] ishte Elez Isufi me 200 djelmoça që mbanin të sigurtë zhvillimin e Kongresit. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Janë domethënse fjalët e prijësit dibran, kur e kanë pyetur:”A nuk po shkon dhe ti në Vlorë, Elez Isufi?”. Ai ia ka kthyer: ”Kam çue djemtë në dasëm se u rritën. Vetë po kqyr shpajën se mos ma çart ujku.”<ref name="d">Dalip Greca: Elez Isufi, prijësi popullor dibran që historia i dha pavdeksinë </ref> Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit. Dera e Ndreajve gjatë kohës kur jetoi Isuf Ndreu, ishte vend ku burra [[Rexhep Bajraktari]] i [[Rrethi i Hasit|Hasit]], [[Zija Dibra]], [[Ramiz Daci]], [[Islam Spahiu]] etj kuvendonin për çështjet madhore t'atdhetarizmit. Më 1884 lindë Hysen Elez Ndreu, që më vonë u njoh si ''Cen Ndreu''<ref name="xn">Xh.Ndreu, "S'ka qetësi në Lisivalle"</ref>. Pushka e Elez Isufit u pagëzua shpejt në zjarrin e betejave për liri. Emri i tij ndeshet që në kryengritjet e viteve 1909-10. Ai që në fillimet e rezistencës së vet u shqua për kërkesat e qarta për liri. Për këtë arsye edhe u arrestua në Gostivar më 1910 dhe u mbajt në burgjet e perandorisë në Manastir dhe Selanik. Arrestimi erdhi pas një kurthi, që i ngritën turqit e rinj, të cilët e panë se Elez Isufi ishte kockë e fortë për ta mposhtur ballazi. E thirrën në “besë” me anë të një letre, gjoja miqsore, ku e ftonin në një takim për të biseduar punët e Shqipërisë së bashku me [[Bajram Curri]]n e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinën]]. Sapo ai shkoi në takimin-kurth, u arrestua. Presinonet e dibranëve të udhëhequr nga nipi i tij, Isuf Xhelil Ndreu dhe të lumjanëve të udhëhequr nga Mustafë Lita, u lirua.<ref name="d" />
Elez Isufi mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj.
: "''Pjesmarrja e forcave popullore të Lumës, Hasit e Dibrës gjatë muajit nëntor 1912, në luftën kundër pushtuesëve serbë, bëri që pushtuesi të humbasë shumë ushtarë e municione.''"<ref>Gazeta “Atdheu”, në numrin e saj 20 nëntorit</ref>
Major Meleq Frashëri me 25 xhandarë të ish-bataljonit të organizuar prej francezëve ne Korçë, nën komandë të kapter Muço Kapinovës dhe me 270 civila të Hysni Toskës, nën komandën e Jaho Komanit, nipit të të parit, niset t’i dalë para Elezit. Fuqija e Meleqit, para se të arrinte afër Kamzës, ra në përgjakje. Fuqija e Hysni Toskës, në marrëveshje qysh më parë me kundërshtarët, largohet para se të fillonte lufta dhe Meleqi me ata pak xhandare që kish mbeti vetëm përpara armikut. Lufta filloi në befasi dhe si rezultat i saj vriten gjysma e xhandarmëve, kurse Meleqi plagoset. Me gjithë këshillat e Muço Kapinovës që të kthehej në Tiranë në kalë, ai nuk dëgjoi të kthehej, qëndroi në vend deri sa mbërrinë njerëzit e Elezit, midis të cilëve Azis Pilafi. Ky i mori pushkën, unazën e gishtit dhe të plagosur e vrau me një plumb kokës. Azis Pilafi më vonë u arrestua prej kapiten [[Riza Cerova|Riza Cerovës]], komandant i xhandarmërisë së qarkut të Dibrës, dhe zhduket misteriozisht.
 
Më 8 mars 1922 pararojet e Elezit kishin arrirë në lagjet e jashtme të Tiranës, nga ana e veri-perëndimit. Zogu, me ato pak fuqi që dispononte qeveria ndërkohë, po mundohej të merrte masat e rastit për mbrojtjen e kryeqytetit. Kurse qeveria bashkë me deputetët u mblodh në kryeministri dhe vendosi të largohej në Elbasan, mbasi Tirana po bëhej fushë lufte. Kështu, që të nesërmen herët, më 9rs 1922, qeveria, përveç [[Spiro Koleka|Spiro Kolekës]], ministër i Punëve Botore, bashkë me deputetët dhe shumë intelektualë dhe funksionarë u nisën për në Elbasan. Kesaj gjendje kritike i del zot kapiteni Prenk Pervizi, i ndohur prane Zogut, i cili arriti te bllokoje forcat rebele te Pusi i Madh i Pazarir te Vjeter, e t'i shpartalloje pas 16 ore luftim. Rebelet detyrohen te kthehen rreze Dajtit, ku me nderhyrjen e Ambasadorit H. Ayres dhe nje sasi floriri Elez Isufi u kthye ne Sloven e tij ne Diber. Ishte pikerisht kapiteni Pervizi, mbi te cilin Ahmet Zogu kishte mbeshet besimin e tij, qe me nje operacion te shpejte shpartalloi bandat e Hamit bej Toptanit qe i ishte kundervee qeverise dhe vete Ahmet Zogut. Vendi shpetoi nga nje krize te rezikshme destablizuese. kapiteni u gradua dhe u dekorua per merita lufte. Zogu e forcoi poziten e tij dhe ne nentor 1922 u be kryeminister, <ref>Pjeter Hidri, Gjeneral Prenk Pervizi, Toena, Tirane 2002</ref>. Nderkohe Qeveria me telefon thirri fuqitë ushtarake nga Zerqani e nga Kruja dhe vullnetarët nga Elbasani, qe i dhan fund atyre trubullirave.
Siç u permend mbas ndërmjetësimit të ministrit anglez Eyres me të marrun vesh sesa e rënduar u bë situata me ndërhyrjen e Hamit beut,<ref>[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi S.]], Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Neraida 2000</ref> i paqësoi dibranët me [[Ahmet Zogu]]n që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit me ane te kapitenit Prenk Pervizi, faktori kryesor i deshtimit te atij Grusht shteti, qe i tille ishte. Do të çuditej konsulli anglez Ayres, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njëri-tjetrit. Nga ana tjeter nga keto rrethana del se emri i atij oficeri te ri, PrenK Pervzi, do te vazhdonte te lidhej me situata te tjera te rrezikshme, te zgjidhura me sukses prej tij. Ne rrjedeh e mevonshme ai do te vazhdonte te ruente miqesine me te birin e Elez Isufit, Cen Elez Ndreun, te cilit do te ia perfshinte djemt ne kurset e plotesimeu nga ku do te dilnin oficere.
[[Skeda:Gjeneral Prenk Perviizi ne Shtypin Shqiptar, LULU, NY, 2014.|parapamje]]