[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Gjenealogjia: rregullim i sintaksës
Rreshti 9:
Eqrem beu vë buzën në gaz me ironi kur kujton se të parët e tij i mëshonin fort versionit të prejardhjes anadollake nga Gjegju Sinan Pasha. “Kështu e kërkonte asokohe politika dhe moda – shkruan ai – sepse nuk ishte aspak e hijshme që një ‘derë’, e cila për katër shekuj me radhë kishte qenë mëkëmbëse e sulltanit në vend, ta ketë prejardhjen prej një të krishteri të rëndomtë e të panjohur nga malet e Labërisë”.
 
Prejardhja në të cilën vetë Eqrem beu duket se beson vërtet është kjo: “Burime turke tregojnë se në vitin 1422, korsarë dalmatinë kapën në Adriatik një anije, me të cilën po udhëtonin për të marrë pjesë në një ceremoni martese në Italinë e Jugut, një djalosh me të motrën.
 
Këta të rinj u nxorën në tregun e Vlorës ku u blenë prej kështjellarit (dizdarit) të Kaninës, Mehmet bin Abdullah, i cili i ktheu në fenë islame dhe u dha emrat Ahmet dhe Aishe. Kështjellari, Ahmetin e ri ia çoi si dhuratë vezirit të madh, Isak Pashës (që kishte si kumbar shqiptarin Pasha Jijit), ndërsa vajzën e mori vetë për grua. Nga kjo martesë duhet të ketë lindur Gegju Sinan Pasha. Fakti që në 1501 ai ndërtoi një teqe (bektashiane) dhe për vete një seli në kala (1498), e cila ka qenë në këmbë deri para 50 vjetësh, mund të ishte një dëshmi se ai kishte lindur në Kaninë.
 
Sinan Pasha mbeti i vrarë në një betejë detare midis flotës turke dhe një flote armike (mbase napoletane apo veneciane), që kishte depërtuar në Gjirin e Vlorës më 26 prill 1503 dhe u varros në një tyrbe të vogël në oborrin e teqesë së ndërtuar prej atij vetë. Pas vdekjes së tij sanxhakbej u emërua i biri, Mehmet beu, por në vitin 1515, me urdhër të vezirit të madh, Ajaz Pashës (edhe ky vlonjat), shkarkohet ‘për paaftësi’.
 
Pas tij, si mëkëmbës i sulltanit, erdhi i vëllai, Hysen beu. Por edhe ky ra gjatë rrethimit të Rodosit (1522). Me lutjen e popullsisë, si sanxhakbej (1524) u emërua përsëri Mehmet beu, që jetonte në çifligun e tij të vogël në Qishbardhë. Pas vdekjes së Mehmetit (ai u varros në anën e djathtë, në tyrben e të atit) erdhi i biri, Kara Sinan Pasha (1538), për shpirtmadhësinë e të cilit shkruajnë aq shumë kronikat e kohës. Pas Kara Sinan pashës deri në 1828 (sanxhakbej Sulejman pasha) ne gjejmë pothuaj pa ndërprerje 18 anëtarë të kësaj shtëpie në ofiqin e mëkëmbësit të Sulltanit në Vlorë…”<ref> Eqrem bej Vlora, Kujtime, Vëllimi II, SHLK, Tiranë 2001; Eqrem bej Vlora, Kalaja e Kaninës dhe shkrime të tjera, Koçi, Tiranë 2004</ref>
 
Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një "Serhad sançagi" dhe autoriteti i tij më i lartë si një "serhan bej" (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës ( të Kapidan-i Derga-it). Kur Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm "de jure", por edhe "de facto" anëtarët e kësaj familje. Kjo vazhdimësi pushtetarësh e forcoi kaq shumë pozitën e familjes në sytë e popullit dhe të Portës, sa edhe kur njëri dhe tjetri anëtar i familjes ndëshkohej (Jusf pasha (Deli) dhe Ismail pasha (Velobishti) u varën më 1634 dhe 1763), pasardhësi i tyre zgjidhej pothuajse gjithmonë nga farefisi i tyre (më 1640 Hasan beu, nipi, më 1666 Jusuf pasha nip i Deli Jusuf Pashës së varur, më 1765 Mahmut beu, kushëri i Ismail pashës së dënuar)<ref name="ebv">Eqrem bej Vlora: Kujtime 1885-1925, botime "IDK", fq. 37-38.</ref>.