[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rejected the last 2 text changes (by Zeus tha Zoti) and restored revision 1444098 by Njeriu42
→‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 27:
'''Gjakova''' ([[gjuha serbe|serbisht]]: Ђаковица, ''Đakovica'') është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
 
Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.
 
Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është [[Mëhalla e Hadumit]] ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, [[Xhamia e Hadumit]] Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e [[Juniku]]t, dhe [[Malësia e Gjakovës]] në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]]. Gjenerali i Portës së Lartë [[Maxhar Pasha]] u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së [[Abdullah Pashë Dreni]]t.
 
Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.