[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 15:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Justin Rrota''' lindi në [[Shkodër]], më [[17 shkurt]] [[1889]], në një familje me tradita kombëtare e kulturore.
 
== Jetëshkrimi ==
Rreshti 27:
Shkruan “Posta e Shqipnís”, 14 korrik 1917: “''Me 11 të këtij mueji u nis në Plan, famullí e dioqezit të Pultit, i nderti Z. At Justin Rrota OFM, pse, si patme lajmue njëherë në fletore tonë ky vend i kje shenjue prej parijet të Provincës françeskane. Na, tuj e pasë ç’me temelim të fletores, per mbarshtrues t’censhem e bashkëpunëtuer të vlertë, i urojm një udhëtim të mbarë, tuj dishrue që vlertësia e njoftun e tij, të dalë edhe ma në shesh ndër mësime, sidomos fetare, por edhe qytetnore e kombëtare për të cillat ato krahina janë të ngutshme''”. Kështu, më 2 dhetor 1917 shpalli zyrtarisht në kishë hapjen e shkollës së katundit, më 3 dhetor u regjistruen 24 nxanës. Gazeta “Posta e Shqypnís”, shkruen “…''Ç’me të parën ditë të dhjetorit ka hy në veprim shkolla shqipe në Plan. Njëzet e katër fëmijë… bashkohen tu Qela e famullitarit… Kujdesin e kësaj vepre tejet bamirëse e qytetnuese e ka fort i nderti e i vlerti Z. P. Justin Rrota OFM i cili me qenë të ushqyeme prore prej një atdhedashunije të flakët e vepruese, shkon tuj e prirë kah dija menden e atyne të vogjelve e tuj ia stolisë zemrat me njato ndiesina, të cillat të bashkueme me mësim i japin shoqnisë gjymtyrë të shëndoshta e të vjefshme e karaktere që me kohë mund të dalin nder e lumni për atdhe''”. Në Plan u kujdes për të kërkue ndihma nga austriakët për malësorët e varfër, mblodhi material të ndryshëm gjuhësor, filloi të shkruejë dhe u mor edhe me falje gjaku, veç shërbesave fetare, pa u shkëputë prej gazetës në fjalë. Do ta vizitojnë eprorë, autoritete austriake, miq, si: Fishta, P.Mark Harapi, P. Çiril Cani. Me gjithë mungesat e pengesat, vështirësitë e hallet e jetës, P. Justini do të ruejë përgjithmonë nostalgjinë për jetën misionare të Planit. Pak para vdekjes, do të shkruejë: “''Sa për veti, unë, edhe pse jam plakë e mbetë, famullín e parë e të mbrame, Planin e dashun, kurr s’e harroj. Edhe shpesh, për të hjekun mallin e atij misjonit të vogël, i lexoj me nostalgjí shënjimet e ditarit të atëhershëm. Aty mbrendë e kujtoj njëkohësisht edhe P. Mark Harapin, i cili më âshtë gjetë fort, posaçe ato ditt e para të famullís së re''…”.
Mbas dy vjetësh, duke njohur përgatitjen e tij të thellë, e transferojnë profesor në Kolegjë të Troshanit, kurse më 1921 ishte, bashkë me Fishtën, [[Marin Sirdani|Sirdanin]], e gjithë hyjësinë françeskane, u banë nismëtar të themelimit të Liceut të Shkodrës, "Illyricum".
Studimet e tij gjuhësore filluan të mbushnin faqet e revistës "[[Hylli i Dritës]]", , shpesh herë edhe në formë debati, e duke dëshmuar me to se askush tjetër nuk i njihte si ai me themel si [[Gegë|gegnishten]], ashtu edhe [[Toskë|tosknishten]] e deri tek [[Arbërisht|arbërishtjaarbërisht]]ja e shqiptarëve të Italisë. Zotëronte mirë gjuhët klasike, [[Latinishtja|latinishten]] dhe [[Greqishtja e lashtë|greqishten]]. Përpos [[Shqip|shqipesshqip]]es, e dinte edhe [[Gjermanisht|gjermanishtengjermanisht]]en, [[Italisht|italishtenitalisht]]en, [[Frëngjisht|frëngjishtenfrëngjisht]]en dhe [[Sllavoserbishtja|sllavishten]], ai përfitoj prej tyne shtjellimin metodik dhe iu vu punës për hartimin e teksteve, në fillim të atyne shkollorë, e në vijim edhe i atyne me karakter të thjeshtë shkencor, qoftë në lamë të gjuhësisë, ashtu edhe ate letrar, kryesisht tekste për shkollat e mesme.
 
Vepër me vlera jo vetëm historike e gjuhësore asht studimi i tij, ma i thelli i llojit, “Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe” (1936), ku evidentohet roli i intelektualëve shkodranë në atë proçes të mundimshëm që çoi në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]], 1908, ku ndër 32 delegatët me të drejtë vote, pesë ishin prej Shkodre e me një rol vendimtar në atë Kongres, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e [[Hilë Mosi]]. Studimi përfshin analizën e veprës së 23 autorëve e shoqnive, analiza ma e thellë e bame sistemit të alfabetëve deri më sot.
Rreshti 36:
Justin Rrota ishte një ndër françeskanët më të shquar shqiptarë. Bashkë me [[Gjergj Fishta|Fishtën]], [[Shtjefën Gjeçovi|Gjeçovin]], Bardhin, Prennushin, [[Donat Kurti|Kurtin]] e disa të tjerë, qe edhe bashkëpunëtor i zellshëm i revistave [[Hylli i Dritës]], Zani i Shna Ndout etj. Ai, me bashkëpunëtorët e vet [[Aleksandër Xhuvani|A. Xhuvanin]], [[Eqerem Çabej|E. Çabejn]] etj, gjithë jetën e vet u përpoq me mish e me shpirt për gjurmimin e gjuhës dhe të literaturës shqiptare.
Megjithëse i paralizuar trupit, me këmbëngulje dhe dashuri e flije të jashtëzakonshme, punoi për shumë vjet si profesor i gjuhës shqipe dhe latine dhe si edukator i rinisë françeskane. Me punën e tij arriti të ndriçojë thesare të paçmueshme të kulturës shqiptare.
Kontributi i Justinit ishte i shumanshëm, posaçërisht për studimin e gramatikës shqipe, të sintaksës, morfologjisë, të historiografisë tonë letrare, e në veçanti për njohjen dhe studimin e autorëve tonë të vjetër, sikurse për [[Gjon Buzuku|Buzukun]], [[Lekë Matrënga|Matrêngen]] etj., që hapi shtigje të reja në gjuhësinë tonë.
 
Ai ishte i pari që më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të [[Meshari]]t të don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje që ruhet në Bibliotekën Apostoloke të Vatikanit, që do ta transkiptonte pas 40 vjetësh miku i tij, Eqerem Çabej. Botuar më 1956, “Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun” ku argumenton edhe preardhjen e autorit tonë ma të lashtë, prej Kraje, krahinë në përendim të [[Liqeni i Shkodrës|liqenit të Shkodres]]. Por rrezja e studimeve të tij përfshinë edhe autorët tanë të vjetër si [[Pjetër Budi|Budi]], [[Pjetër Bogdani|Bogdani]], [[Frang Bardhi|Bardhi]], randësia e Kuvendit të Arbënit etj.
Rreshti 55:
Objekti i studimit ishte i qartë. Autori do ta fillonte punën me dokumentet e para të shkrimit shqip dhe do ta vazhdonte deri me zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi në Kongresin e Manastirit, në 1908. Ai ishte shkencëtar, prandaj shtronte edhe probleme. Për Rrotën dokumenti i parë i shkrimit shqip ishte “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”, një tezë e diskutueshme, pasi ka pasur një renditje tjetër në studimet e mëvonshme. Më e pranueshme për ne është një renditje e tillë e dokumenteve të para: 1. Formula e pagëzimit (1462) 2. Fraza e mallkimit (1483) 3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (shek. XV-XVI) 4. Fjalori i von Harffit (1497).
 
Pastaj autori në rend kronologjik vazhdoi të trajtonte autorë dhe shoqëri që janë marrë me këtë problem. Ndonëse kanë kaluar disa dekada nga botimi i këtij studimi, ndihmesa ishte me vlerë se diti me objektivitet dhe saktësi shkencore të paraqesë punën e bërë në këtë fushë, duke hapur një rrugë që do të vazhdonin studiues të tjerë.<ref name="rr" />
 
== Mendime për gjuhën e përbashkët shqipe ==