Kadri Prishtina: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 48:
Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestua në Stamboll për arsye se nuk pranoi të tregonte autorin e dorëshkrimit "Fitret ul-Islâm" - dorëshkrim i [[Syrja bej Vlora|Syrja bej Vlorës]] - një dorëshkrim shumë problematik në lëmë të fesë Islame dhe të drejtës fetare.
 
Sa ishte në internim në Sinope<ref name="eb" /> e në burg në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, aq rëndë sa iu desh të bënte preren e këmbës mbi gju (amputimin). Hoxha Kadriu, edhe pse me një këmbë të amputuar, kurrë nuk është dorëzuar, e vazhdoi veprimtarinë e tij, që Shqipnija të bëhet Shqipni, e pavarur, e bashkueme e përparueme.
 
Këtë e dëshmoi, kur në [[Shkodra|Shkodër]], me [[1915]], e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova, e themeloi një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin shqiptar në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.
Rreshti 70:
Më [[24 prill]] [[1919]], filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej: “Vëllazen koha âsht tepër me rândësi. S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919.
Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe Beqir Rexha i Kërnicës.
Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta.
 
Në Kongresin e Lushnjës (27 -31 janar 1920), ku iu vunë themelet e Shqipërisë, u zgjodh qeveria e re shqiptare, e dalë nga vendimet e kongresit që kryesohej nga kryeministri Sylejman Delvina, kurse Ministër i Drejtësisë u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina. Hoxha Kadriu është zgjedhur disa herë përfaqësues i popullit (deputet) në parlamentin shqiptar në Tiranë si përfaqësues i prefekturës së Dibrës në zgjedhjet e 1921 dhe i pref. së Kosovës nga dhjetori i 1923<ref>Estrefi, D., ''[http://www.parlament.al/media/LigjvnsitShqiptar.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005]'' - Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005 fq. 13-17.</ref>. Kurse në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923 deri më 2 qershor 1924. Hoxha Kadriu ndërroi jetë me [[20 janar]] [[1925]], në moshën 47 vjeçare, por la gjurmë të pashlyeshme për çështjen fetare-kombëtare. Duke marrë parasysh se Hoxhë Kadriu mbeti invalid qysh i ri, si pasojë e burgut në Turqi, ai meriton të jetë shembulltyrë për shqiptarë, për Shqipni.<ref>Mexhid Yvejsi: Hoxhë Kadri Prishtina dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, dhe jurist</ref>
Rreshti 78:
Është botuar edhe një monografi nga Eqber Skëndi me titull: ”Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), 1992, por askund nuk është shkrue për veprimtarinë e tij fetare, përveç nga studiuesi, Mr. Qemajl Morina, prof. në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili që në vitin 1997, në revistën “Dituria Islame”, revistë mujore, fetare, kulturore, shkencore, ka shkrue në disa vazhdime studimin me titull: “Idetë Islame të Hoxhë Kadriut në revistën “Udha e s’Vërtetës”.
 
== Burime ==
 
 
== Burime ==
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1878]]