[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Brim i të dhënave: All info is kept in Wikidata, removed: {{Link FA|af}} (3) using AWB (10903)
rregullim i sintaksës
Rreshti 20:
}}
 
'''Këlni''' ({{gjer.:|Köln}}) është qytet në [[Gjermani]]. Njëherit qyteti frang i Këllnit është një ndër qendrat e kulturës së frankëve dhe të Gjermanisë. Është i njohur për Katerdralen që mbanë emrin e qytetit.
 
Sipas vlerësimit administrativ, Këllni është ''qytet i lirë'' dhe kryeqytet i ''rrethit qeverisës'' Këlln. Ndodhet në një lartësi mesatare mbidetare 30 metra dhe shtrihet në dy anët e lumit Rajn, gjerësia e të cilit në hapësirën e qytetit arrin deri më 400 metra dhe në gjirin e lumit të quajtur sipas qytetit. Në fundvitet e ‘80-ës kishte 980 000 (1978) tani thuhet të ketë 995.397 (2007). Në listën e qyteteve të Gjermanisë, për nga numri i banorëve ndodhej në vendin e tretë. Këllni është seli e shumë enteve dhe e shumë institucioneve gjyqësore ndër-regjionale si dhe seli një numri të lartë të shoqërive të organizuara në nivel federal e regjional. Po ashtu Këllni është edhe qendër e shumë përfaqësimeve diplomatike dhe e atyre konsulare.
Rreshti 27:
 
== Gjeografia ==
Këllni përpos si qytet nga aspekti gjeo-politik ka edhe do me thënie tjera. Njëherazi, Këllni është edhe ''rreth qeverisës'' që shtrihet në një sipërfaqe 7373 &nbsp;km<sup>2</sup> të madhe. Në këtë sipërfaqe hynin rrethet Ahen (Aachen), Dyren (Dueren), Erft (Erftkeis), Euskirhen (Euskirchen), Hajnsberg (Heinsberg), Bregu i epërm (Oberbergischer Kr.), Bregu i Rajnit (Rheinisch-Bergischer Kr.), Sig (Reihn-Sieg-Kr.) si dhe ''rreth qytete e lira'' Ahen, Bon, Këlln dhe Leverkusen. Në këtë hapësirë në vitin 1978 jetonin 3,87 milion banorë.
 
== Demografia ==
Rreshti 34:
Për kultivimin e kultures gjermano-shqiptare në Këlln përkujdeset shoqata e organizuar në Klubin shqiptar 'Kaçaniku 90' <ref>[http://www.laenderkontakte.de/region/europa/kosova_kosovo/auslaendische_vereinigungen/index.html Regjistri i shoqatave të huaja në Gjermani: Kosova] - në int. prill 2007</ref>.
 
Këllni është një ndër qendrat e njohura kulturore të Gjermanisë dhe popullit gjerman në tërësi. Ka teatër (të operës, të aktrimit, të dramës dhe të kukullave) pastaj disa muze ndër të cilët dallohen : Muzeu i pikturave mesjetare - "Wallraf Richartz"; muzeu i artit të shekullit XX - "Ludwig"; muzeu romak-gjerman; muzeu i Diosçesë; muzeu artit të qeramikës kishtare; muzeu i artit të Azisë lindore; muzeu i qytetit Këllnit; muzeu i artizanateve; etj. Po ashtu në Këllnë gjendet edhe instituti për kërkime "Max-Planck", i cili merret me kërkime në lëmin e studimit të trurit dhe lëmin e formave të kryqëzimeve e të kultivimeve të shtazëve. Në Këllnë është i vendosur edhe kompleksi gjerman i kërkimeve dhe provimeve të trafikut ajrorë dhe kozmik. Më tej Këllni ka teleskopë për përgjime në gjithësi, kopsht zologjik dhe botanik, parqe dhe një numër të shumtë lujnaparqesh sportive (Stadiumin "Muengerdorf", halla sportive, halla patinazhi dhe stadiumin e vrapimit të kuajve).
 
=== Arsimimi ===