Lazër Shantoja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
kategoritë duhet të jenë të specifikuara. Largim kat bosh.
rregullim i sintaksës
Rreshti 15:
 
'''Lazër Shantoja''' lindi në [[Shkodra|Shkodër]] më [[2 shtator]] [[1892]] (ose me [[7 korrik]] [[1891]]<ref name=PP>Pepa P., "Lazër Shantoja (1891-1945)" Publikue ne albanovaonline.com me 5.3.2008
</ref>), në një familje tradicionalisht të shquar për patriotizëm, intelektualizëm dhe kontribut në fushën e [[Albanologjia|albanologjisë]]<ref name=DNU> Dr. Dom Ukgjini N., "Dom Lazër Shantoja (1892-1945) - Shkrimtar origjinal në poezi dhe në prozë"</ref>. Nacionalist e demokrat, orator, poet lirik, eseist, përkthyes, i mbiquajtur “''famullitari i pianofortit''”, Shantoja do kujtohet sidomos si përkthyesi i veprave të mëdha të [[Johann Wolfgang Goethe|Gëtes]], [[Friedrich Schiller|Shilerit]] dhe [[Heinrich Heine|Hajnes]]. Shkrimet e Shantojës mbetën të shpërndara ndër gazeta e revista, por u përmblodhen e u botuan në [[2005]] nën kujdesin e botimeve françeskane në "Vepra, Lazër Shantoja".
 
== Jeta ==
 
Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 2 shtator 1892, nga Mikel (i quajtur shkurtimisht Keli) dhe Luçije (shkurtimisht Luçe) Shantoja.<ref name=DNU /> Te dorëshkrimi ''Shantojana - Histori e familjes Shantoja'' D. Lazri shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit [[Rragami (Shkodër)|Rragam]] të Shkodrës.<ref>Shantojana-Historia e familjes Shantoja, dorëshkrim Mark Shantoja, Sheldî 7.IV.1921. Shkëputun nga "Vepra".</ref> Arsimin fillor e krey në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin Saverian]] dhe në Seminarin papnor në Shkodër me profesor [[Ndre Mjeda|Ndre Mjedën]] e etër të tjerë jezuitë. Rreth viteve 1909-1910 u dallua në pervetësimin e [[Latinisht|latinishteslatinisht]]es, [[Greqisht|greqishtesgreqisht]]es dhe [[Italisht|italishtesitalisht]]es. Ishte shqiptari i parë që njihte me kompetencë gjuhën [[Esperanto|esperanto]] në Shqipëri.<ref name=PP />
 
Më [[1914]] vizitoi [[Vjenë]]n për herë të parë. Studimet e larta teologjike i vazhdoi në Universitetin e [[Innsbruck|Insbruku]]-ut, ku përvetësoi edhe [[Gjermanisht|gjermanishtengjermanisht]]en. Me 29 maj [[1915]] u shugurua meshtar dhe si famullitar shërbeu në [[Pulaj]], [[Beltojë]], [[Velipoja|Velipojë]], [[Rrjoll]], [[Sheldî]] nga viti 1917 deri në vitin 1922. Filloi përkthimet dhe botimet e para u shfaqën te “Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit”, “Kalendari i veprës pijore”, etj. Botoi “''Për natë kazanash''”, përmbledhje me lojra, kashë e lasha e proverba.<ref name=PP /> Në qershor 1919 burgoset nga italianët në Beltojë. Për dy vjet (1922-1924) është sekretar i Arkipeshkvit të Shkodrës, Imzot [[Lazër Mjeda|Lazër Mjedës]]. Më [[17 prill]] [[1923]] takoi në Vjenë, Kancelarin e Austrisë Dr. Joseph Seipel. Bashkëpunoi me [[Anton Harapi]]n për “Ora e Maleve”, ku shfaqi aftësitë e tij si shkrimtar i zjarrtë e poet satirik. Dom Lazri ishte bashkëpuntor i parë i tij së bashku me Luigj Gurakuqin. Pater Antoni, me vonë do të shkruante: «''Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit''».<ref name=PP />
 
Më [[20 shkurt]] [[1924]] del prej shtypit “Shjor Puci”, një përkthim i Shantojës. Maj 1924 dha dorëheqjen prej redaksisë së Orës së Maleve. Pas atentatit të Beqir Valterit takon [[Ahmet Zogu]]n.<ref name="Vepra">"Vepra" ff.8, «Lazër Shantoja në Shêjzat e shkrimeve shqipe», nga dr. Arben Marku; Varazze, mars 2002</ref>. 22 Tetor 1924 vdes i ati i Dom Lazrit, Kel Shantoja<ref name="ss">[http://forum.shkodra.ws/index.php?topic=2793.0 Lazër Shantoja (1891-1945)]</ref>.
Në janar 1925 u arrestua dhe u burgos si frymëzues e organizator i Revolucionit të Qershorit 1924. Mbas disa muajve burg u fal nga qeveria e [[Ahmet Zogu]]t dhe u largohua për në Jugosllavi. Me [[2 tetor]] [[1925]] prej Beogradit, me zemër të pikëlluar, kujton me një artikull prekës te ”''Liria Kombëtare''“ vrasjen e [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqit]]. Më [[1 shtator]] [[1926]] në [[Cetinjë]] mori pjesë e mban ligjëratën në varrimin e Kapiten [[Mark Raka|Mark Rakës]], vdekur në rrethana misterioze në një aksident rrugor. Në 1928 kaloi nga Jugosllavia në Vjenë, Austri. Këtu filloi të botojë gazetën “''Ora e Shqipnisë''”, financuar nga [[Hasan Prishtina]]. Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, D. Lazri doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne ku predikon gjermanisht, më tej në La Motte te kantonit Vaud, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet, duke perfeksionuar dijet e tija në [[Frëngjisht|frëngjisht]]. Për të jetuarit me të ka shkuar edhe e ëma, Çija. Në fshatin zviceran filloi të përkthejë Wilhelm Tell-in e Faust-in. Asokohe në Shqipëri Kumbona e së Dielles, Cirka, Illyria etj. shtypnin pa pushim artikujt e përkthimet e Dom Lazrit. Në 1936 e përkohshmja ''LEKA'' botoi Hermandin e Dorothenë e Goethes, përkthyer prej Dom Lazrit. Më 4 Maj 1937 i vdiq në Rumani i vëllai, Kapiten Luigj Shantoja.<ref name="ss" />
 
Gjendja e re, e krijuar në Shqipëri me [[7 Prill]] [[1939]], i çeli rrugën, si shumë të mërguarve të tjerë edhe D. Lazrit për t'u kthyer rishtas në atdhe<ref name=DNU /> <ref>{{en}} [http://www.shkoder.net/en/shantoja.htm Lazer Shantoja]</ref>. Në vendlindje iu bëh një pritje tepër e ngrohtë. Ai mbajti meshë në kishën kathedrale dhe tha një omeli të paharrueshme për të pranishmit. Shkodranëve u tha: «''Më keni mbytë me gosta''». Më 28 shtator 1939 mbajti fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri. dhe po në atë vit u vendos bashkë me të ëmen në Tiranë. Ka shumë shpresa te epoka e re në të cilen ka hyrë populli shqiptar. Në 12 mars 1940, Shantoja niset me motoanijen «Calitea» nga porti i [[Napoli]]t, për në [[Egjipti|Misir]],<ref name="Y"> Botuar i plotë tek “Hylli i Dritës”, n. 2, 2009</ref> ku u takua me shqiptarët e atjeshëm prej të cilëve u largua me përshtypjet më të mira.<ref name="ss" />
 
Më 1941, bashkë me [[Ernest Koliqi]]n, [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]], [[Zef Valentini]]n, [[Karl Gurakuqi]]n, [[Xhevat Kortsha|Xhevat Kortshën]] etj., qe një nga themeluesit në Tiranë të [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë|Institutit të Studimeve Shqiptare]]. Mbështeti pambarimisht qeverinë e Mustafa Krujës. Në maj të 1943 merr pjesë në varrimin e [[Ndok Gjeloshi]]t në Tiranë, vrarë nga njësitë guerrile. Me kapitullimin e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politik dhe vijoi të merret me përkthime, ndërsa vëzhgonte me dhimbje të madhe luftën vëllavrasëse që kishte filluar në Shqipëri.<ref name=PP />
 
==Arrestimi dhe vdekja==
Në fundin e vitit 1944 dom Lazri iku ndër malet e [[Sheldi|Sheldisë]], ku bujti në qelën e Dom [[Nikollë Gazulli]] një natë. Në Dedaj ka ndenjur 22 ditë tek i quajturi Mark Tom Prela, e më tej në shtëpinë e Kolë Nuri Sheldisë për 26-27 ditë. I fundit kishte qenë shërbyes në shtëpinë e Shantojës. Do dënohej për "krimin e mikpritjes" 6 ditë para mikut që i kishte mësye konakun.
 
Në momentin kur erdhen komunistët në pushtet, në janar 1945<ref name=PP/> e arrestuan dhe e torturuan (Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945). Kur u kap nga forcat partizane Don Lazri iu tha atyre ndër sy:
Rreshti 65:
Përkthimi i kryeveprave poetike gjermane është fusha në të cilën Shantoja derdhi një zotësi të konsiderueshme. “Kumbona” e Schiller-it dhe “Flutura” qenë sprovat e tij të para në lëmin e përkthimit. Në vitin 1935 nisi të botojë në të përkohshmen “Leka”, [[Hermandi e Dorothea|Hermandin e Dorothean]], një poemth të cilit i dha shpirt e natyrë thjesht shqipe, megjithë vështirësitë që jep përdorimi i njëmbëdhetrrokshit në shqip.
 
Dom Lazri dha kontributin e vet të lartë në letërsinë e përkthyer shqipe me përkthimin e kryeveprës goethiane “Faust”. Ai dha dëshminë se edhe gjuha shqipe, me anën e një pende të vaditur, mund të shprehë mendime të thella filozofike.<ref name=DNU /> Ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë të kohës, Shantoja ka njohur mjaft mirë letërsinë bashkëkohore europiane e prej saj ka çmuar shkrimtarë jo fort familjarë për ambjentin e tij natyror; ndër këta mund të permendim: Keats, Shelley, Heine, Wilde, Gautier, Munthe etj.
 
Ky horizont i hapur që kishte ndaj letërsisë botërore bëri që Shantoja të ishte krejt i veçantë dhe i ndryshëm prej poetëve e shkrimtarëve të tjerë të kohës së vet. Përkthimet e tij përbajnë një pasuri të veçantë për traditën shqiptare. Ndër autorë që i kanë tërhequr vemendjen përmendim: Schiller, Goethe, De Musset, F. W. Weber, Heine, Wilde, Immermann, Giannini, Leopardi, Parini, etj.
 
Fausti dhe Hermandi e Dorotheja të Goethes së bashku me Kumbonën e Schillerit janë kryeveprat që Shantoja ka ditur të përkthejë me një mjeshtëri të pashoqe. Nuk mbesin mbrapa as poezitë e [[Leopardi]]t që i përktheu dhe i botoi në vitet '1940. Duket se asokohe pesimizmi kozmik i poetit italian e kishte mbërthyer, ndoshta si parandjenjë e fundit të vet tragjik.
 
Shantoja nuk mundi ta botojë të plotë përkthimin e Faustit, versioni përfundimtar i të cilit deri tash nuk është gjetur. Por prej pjesëve që kemi në dorë, duke i krahasuar me përkthimet e mjeshtrave të tjerë të mëdhej, kuptojmë se sa i çmuar ka qenë ai Faust dhe se sa bukur tingëllonte shqip.<ref name="Y" />