Dita Botërore e Mësuesit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Kategori
No edit summary
Rreshti 1:
'''Dita Botërore e Mësuesit''' -
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, [[UNESCO]], në vitin 1994, ka përcaktuar 5 Tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 Tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran [[Robert Dottrens]] (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.
 
Sipas UNESCO-së, 5 tetori si Dita Botërore e Mësuesit është një mundësi për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre para se të hyjnë në klasë, pasi që cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit. Pikërisht për këtë arsye Internacionalja e Arsimit (Education Internationale – EI), me seli në Bruksel të Belgjikës, ka disa vjet që ka ndërmarrë një fushatë të gjërë për vlerësimin dhe propagandimin e kësaj Dite. Si rrjedhojë, sot 21 vende në botë (Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Kanada, Estonia, Gjermania, Lituania, Maqedonia, Maldivet, Mauritania, Moldavia, Holanda, Pakistani, Filipinet, Kuvajti, Katari, Rumania, Rusia, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar) e festojnë 5 tetorin si ditë e vetme e mësuesit në vendet e tyre, ndërsa mbi 100 vende në botë, në mënyra të ndryshme e shënojnë ose e vlerësojnë Ditën Botërore të Mësuesit, krahas ditëve të tyre kombëtare. Çdo vit EI me 401 organizatat e saj anëtare, nga 172 shtete dhe territore, ka ndërmarre fushata për ndërgjegjësimin publik në evidencimin e kontributit të profesionit të mësuesit. Më 5 tetor organizatat e mësuesve kudo në botë mobilizohen për të siguruar që nevojat e gjeneratës së ardhshme të merren në konsideratë në këtë botë komplekse, shumë kulturore dhe me një teknologji në rritje.