Merkuri (planet): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 101:
 
== Historia e vëzhgimit të Mërkurrit ==
Shkrimet më të hershme të njohura të regjistruara të Mërkurrit janë nga pllakat Mul.Apin. Këto shkrime janë bërë me shumë gjasa nga një astronom asirian rreth shekullit të 14-të para Erës Sonë. Emri në shkrimin kuneiform (formë pyke) të përdorur për të përcaktuar Mërkurrin mbi pllakat Mul.Apin transkriptohet si Udu.Idim.Gu \ u4.Ud ("planet i hedhur"). Të dhënat Babilonase mbi Mërkurrin datojnë në mijëvjeçarin e parë, para Erës Sonë. Babilonasit e quajtën planetin Nabu sipas lajmëtarit të perëndive të mitologjisë së tyre. Grekët e lashtë të kohës së Hesiodit e njihnin planetin si Στίλβων (Stilbon), që do të thotë "shkëndia ", dhe Ἑρμάων (Hermaon). Më vonë grekët e quajtën planetin Apollo kur ishte i dukshëm në qiell në mëngjes, dhe Hermes kur ishte i dukshëm në mbrëmje. Rreth shekullit të 4-t para Erës Sonë, astronomët grekë kuptuan që të dy emrat e përmendur janë i njëjti trup, Hermes (Ἑρμής - Hermes), emri planetar që është ruajtur në gjuhën greke moderne si (Ερμής - Ermis). Romakët e emëruan planetin sipas Zotit të tyre këmbë -shpejtë lajmëtarin e Perëndive romake, Mërkurr (Latinisht - MERCURIUS), që e lidhnin me Hermesin grek, sepse ai lëvizte nëpër qiell më shpejt se çdo planet tjetër. Në simbolin astronomik të Mërkurrit është stilizuar versioni i Caduceus Hermes. Astronomi Romako-egjiptian Ptolemeu ka shkruar për mundësinë e kalimit transit të planetit në sipërfaqen e Diellit në punën e Tij “Planetary hipoteza”. Ai sugjeroi se kalimi tranzit nuk është vëzhguar më parë sepse planete të tilla si Mërkurri ishin shumë të vegjël për tu parë, ose për shkak se kalimet tranzite ishin shumë të rralla. [[Skeda:Shatir500.jpg|thumb|left|upright=1.0|Modeli i Ibn al-Shatir i shfaqjes së Mërkurrit.]]Në Kinën e lashtë, Mërkurri ishte i njohur si Chen Xing (辰星), Ylli i Orës. Në krahinën Wu Xing ai ishte i lidhur me drejtimin e veriut dhe fazën e ujit. Kultura kineze moderne, koreane , japoneze dhe kultura Vietnamese i referohen planetit fjalë për fjalë si "yll uji" (水星), bazuar në pesë elementet. Mitologjia Hindu përdorur emrin Bud’ha për Mërkurrin, dhe ky zot ishte përzgjedhur për të udhëhequr mbi të mërkurën. Zoti [[Odin]] (apo Woden) sipas paganizmit gjerman ishte i lidhur me planetin Mërkurr dhe të mërkurën. Fiset Maja mund ta kenë përfaqësuar Mërkurrin me një buf (ose ndoshta katër bufa, dy për mëngjes dhe dy për mbrëmje), që shërbenin si të dërguar të botës së nëndheshme. Në astronominë e lashtë indiane, Surya Siddhanta, një tekst astronomik indian i shekullit të 5, vlerëson diametrin e Mërkurit si 4.841 kilometra (3,008 mi), një gabim prej më pak se 1% në diametër saktësisht është 4,880 kilometra (3.032 mi). Ky vlerësim është bazuar mbi një hamendësim të pasaktë të diametrit këndor të planetit me 3,0 harkminuta ( 50 milligradë). Në astronominë mesjetare islame, astronomi andaluzian Ebu Is'hak Ibrahim al-Zarqali në shekullin e 11-të e përshkroi ndryshimin gjeocentrik të orbitës së Mërkurrit si ovale, si një vezë apo si një pinjon, megjithatë kjo hamendësi nuk ndikoi në teorinë e tij astronomike apo llogaritjet astronomike. Në shekullin e 12-të, Ibn Bajjah vëzhgoi "dy planete si pika të zeza mbi faqen e Diellit", e cila u konfirmua më vonë si tranzitim i Mërkurrit dhe / ose Venusit nga astronomi Qotb al-Din Shirazi i observatorit Persian Margha në shekullin e 13-të. (vini re se shumica e raportimeve mesjetare të tranzitit të marrë më vonë janë vëzhguar si njolla diellore). Në Indi, astronomi Nilakantha Somayaji i shkollës Kerala në shekullin e 15-të zhvilloi një model planetar pjesërisht heliocentrik në të cilin Mërkurri orbiton rreth Diellit, dhe në kthim orbiton rreth Tokës, i ngjashëm me sistemin Tychonic propozuar më vonë nga Tycho Brahe në fund të shekullit të 16-të.
 
== Vëzhgimet Tokësore ==