Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kategoria:Mbretërit e Shqipërisë
rregullim i sintaksës
Rreshti 36:
Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai e përkrahu atë. Në pranverën e [[1914]], plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat Pashë Toptani). Zogu u vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai marshon drejt [[Elbasani]]t dhe [[Kruja|Krujës]], i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit.
Në [[Lufta e Parë Botërore|luftën e parë botërore]] Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron [[Skrapari]]n dhe [[Durrësi]]n).
Më [[3 Mars]] [[1916]], Zogu, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat Toptanit donin ta internonin. E ëma, i kërkon ndihmë At [[Pal Dodaj|Pal Dodajt]]t, atëherë në Rubik, që t'i shpëtonte të birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat Ahmetin e e merr në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhymjen e At Dodajt, Zogu shkon me studime n'Austri në nji Akademi Ushtarake.
Në Janarin e [[1917]], mbas vdekjes së Franc Jozefit, në [[Vjenë]] u bë kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kërkuan Zogut, që të qëndronte në Vjenë, vend i cili kishte ofruar bursa për një grusht shqiptarësh, e kishte plane për vendin tonë. Atje takon dhe [[Çatin Saraçi]]n<ref>[http://forum.top-channel.tv/viewtopic.php?f=43&t=16436 Unë] [[Çatin Saraçi|Ç. Saraçi]] t'akuzoj ty A. Zogu si tradhëtar t'atdheut</ref>. Ai u detyrua të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës. Në [[1919]], Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen, kështu që Zogu, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në [[Kongresi i Lushnjës|Lushnjë]] me 21-31 janar [[1920]] i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendshëm).
 
Më [[11 shkurt]] [[1920]] pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë dhe Këshillit të Naltë në [[Tiranë]]. Më [[6 mars]] [[1920]] së bashku me ministrin e Drejtësisë bën bashkimin e [[Shkodra|Shkodrës]] me pjesën tjetër të vendit.
Në shkurt–nëntor [[1920]] stabilizon rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria jep dorëheqjen. Më [[5 prill]] [[1921]] zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar.
Më [[4 nëntor]] [[1921]], emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve. Më [[14 dhjetor]] [[1921]] pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit. Më [[24 dhjetor]] [[1921]] emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.
 
Më 1922 ndryshon mbiemrin, duke hequr mbrapashtesën turke -olli, dhe duk'e lënë thjesht ''Zogu''.
Rreshti 52:
[[Skeda:Presidenti1zogu.jpg|thumb|352x352px|Presidenti i parë i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu]]
Më [[25 janar]] [[1925]] Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv.
Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë.
 
=== Komploti i Eshref Frashërit dhe Ceno Kryeziut ===
Rreshti 69:
 
Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Ndërkohë Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.
Reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit më 22 prill 1924.
 
=== Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve" ===
Rreshti 75:
Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në [[Shqipëri]], parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më [[25 Gusht]] [[1928]], u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më [[30 Gusht]] [[1928]], vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.
 
Më [[1 Shtator]] [[1928]], Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I"<ref>[http://albasoul.com/historia/zogu/faqe289.htm Mbreti Zog i I] nga [[Tajar Zavalani]]</ref>. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të veshur me frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”. Vështrimet kapën mbërritjen e tetë makinave të mbushur me zyrtarë italianë të veshur me uniformat ngjyrë vjollcë dhe floriri. Verdikti i qeverisë së tyre s’ishte vënë ndonjëherë në dyshim. Ministri jugosllav, Dr Mikhajloviç nuk dukej gjëkundi ndërkohë – mesa duket po bënte akoma pushimet e verës – ndaj kjo s’linte shumë dyshime për qëndrimin e qeverisë së tij. Pak më tej një trumbetë oshtinte dhe një makinë e hapur me një eskortë kalorësiake filloi të afrohej përmes rrugëve të ngushta nën një sërë harqesh triumfale të zbukuruara me monogramin “AZ”. Nga një anë qëndronte Xhemal Aranitasi, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe nga tjetra Luan Xhilardi, Inspektor-Gjeneral i Ushtrisë. Qindra flamuj të lirë ishin importuar nga Italia në mënyrë që çdo familje të mund të kishte mundësi të zbukurohej me shqiponjën e zezë në sfondin e përgjakur: standard i Skënderbeut. Degët me gjethe të gjelbra, të sjella nga malet dhe që kishin filluar të zbeheshin zbukuronin dyert e dritaret e kasolleve prej balte. Qilimat shumëngjyrësh turq, vareshin nga ballkonet e vilave më të begata. Posterat e pikturuar me dorë që shtriheshin në gjerësinë e rrugës shkruanin “Asambleja Kushtetuese dhe Monarkia”. Bëhej fjalë për detaje të një procesioni të zakonshëm, por ato që s’ishin mësuar me mënyrat e “Shpëtimtarit të Kombit” e shihnin skenën si një spektakël kurizo, duke qenë se përveç rreshtave të ushtarëve rrugët ishin thuajse bosh. Ishte e çuditshme që një njeri gjoja i ngjitur në fron me vullnetin e njerëzve nuk kishte qenë në gjendje të hynte në kontakt më të afërt me to, por Zogu duhej të kujdesej për sigurinë. Ai e linte të kuptohej këtë duke mbërritur ose shumë herët ose shumë vonë në angazhimet publike. Parada e shkurtër hyri në sheshin “Skënderbej” dhe u ndal në pjesën jugore. Tashmë ishte pesë pa njëzet. Një njeri i hollë në një uniformë ngjyrë ulliri zbriti nga makina, u përshëndet me presidentin e Asamblesë Kushtetuese dhe eci gjallërisht në shkallët e korridorit qendror. I zbehtë dhe nervoz ai u ngjit në podium duke zgjatur dorën e djathtë për të mbajtur kushtetutën. Dhoma u mbush me britma gëzimi, të cilat ai i përshëndeti me përkulje të lehta nga e djathta në të majtë<ref name="To">[http://www.shqipmedia.com/2010/09/%E2%80%9Csi-u-kurorezua-mbret-ahmet-zogu-dhe-pse-injoroi-qemal-ataturku%E2%80%9D/ Si u kurorëzua mbret Ahmet Zogu dhe pse injoroi Qemal Ataturku], nga [[Tirana observer]] </ref>. Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do t'i komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do t'i ofronte Fronin Mbretëror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar.
 
Ai u betua (Formula e betimit):