[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 14:
}}
 
'''Millosh Gjergj Nikolla''' ─ ky është emri i tij i vërtetë, sepse ''Migjeni'', është pseudonimi ose emri i tij i shkrimit. Ishte [[poeti|poet]] dhe prozator i shquar [[shqiptar]] i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.
 
Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.
 
Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.
Rreshti 22:
== Familja dhe rinia e hershme ==
 
Migjeni lindi më [[13 tetor]] [[1911]] në [[Shkodër]] në një familje [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|ortodokse]]. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij ''[[Nikolla Dibrani]]'' nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në [[Maqedoni]]) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, [[Josif Jovan Begeri]]n. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga [[Kuçi]]. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston<ref>Skender Luarasi, "Migjeni:Jeta.: Cetis:Tirana, 2002, pp7-8.</ref>.
 
[[Gjergj Nikolla|Gjergji]], i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në [[Kongresi i Beratit|Kongresin e Beratit]] më 1922 (ku u shpall [[Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë]] nga [[Fan Noli]]).<ref name="Mgj">Shiko faqja 12 nga [http://shqiptarortodoks.com/tekste/legjislacioni/statuti_1923.pdf Teksti mbi orthodokset shqiptar] nën emrin ''Gjiko Nokoliq''; 2) fq. 8-9. 3) fq. 3</ref> Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane.<ref name="Mgj"/> E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër <ref name="Mgj"/>. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
 
== Jeta e veprimtaria ==
Rreshti 47:
==Film për Migjenin==
* [[Një natë pa dritë]]
* [http://www.youtube.com/watch?v=WI_oz9wptlQ&feature=plcp&context=C378a7daUDOEgsToPDskKsDa_44ij8vt-PhU0xHrVB Një natë pa drite (filmi)]
 
== Burimi i të dhënave ==
<references />
 
{{Autorë shqiptarë|state=expanded}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
Line 58 ⟶ 60:
[[Kategoria:Poetë shqiptarë]]
[[Kategoria:Mësues shqiptarë]]
 
 
{{Autorë shqiptarë|state=expanded}}