Sanxhaku i Smederevës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
[[Skeda:Belgrade pashaluk.png|right|thumb|300px]]
'''Pashallëku i Beogradit''' gjatë sundimit Osman ka qenë njësi administrative ushtarake e Sulltanit. Në vitet 1800 ka filluar çlirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me çrast janë çliruar dhe pastruar nga etnia Shqiptare autoktone dhe etni tjera ballkanike me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera. Nga ky Pashallëk ka filluar krijimi i shtetit serb i cili që nga themelimi ka ndjekur një politikë agresive ndaj etnive tjera që nuk e pranonin asimilimin.
 
Me spastrimet etnike dhe fetare që bëri ky pushtet nga Lugina e Moravës (ndër ta 150.000 shqiptarë), regjimi i dinastisë së Obrenoviqëve (1817-1903) vazhdon politiken e njëjtë dhe ja arrinë që të thirrë në jetë Principatën e Serbisë. Nga kjo principatë lëshohen urdhëresa të ndryshme me qëllim të vijimit të politikës së filluar dhe kështu më 1832 lëshohet urdhëresa me të cilën ndalohet qarkullimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e saj. Kjo urdhëresë i drejtohej kryesisht vendasve shqiptarë dhe boshnjak d.m.th ata duheshin të paraqiteshin si Serb përndryshe pasonte tortura (dënim me 25 goditje me shkopinj). Pas dy viteve (1834) po nga zyrtarët e kësaj principate lëshohet urdhëresa që ushtria e rregullt e posaformuar ta përdor strategjine e tokes se djegur pra ()të djegë fshatra te cilat nuk i nënshtroheshin asimilimit.
Rreshti 6:
Me Paqen e Parisit më 1856, kjo principatë e fiton një lloj mbështetje nga fuqitë e mëdha, dhe këtë mbështetje e shfrytëzon për të larguar të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shumadisë dhe nga Hercegovina.
 
Më 2 mars 1865, Knjaz Mihajli nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të marra nga të ndjekurit. Ky ligj edhe fillon të zbatohet me përqendrim në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit. Ishte kjo koha gjatë mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe qëllimi ishte që të krijohen fakte për pranimin e principatës si shtet.
 
== Mbetjet pas fazës së parë ==
Rreshti 20:
Gjatë luftës ruso-turke të krimit në vitet 1877-1878 fillon rritja e intensitetit të dëbimeve që shënon edhe fazën e dytë të dëbimeve masive. Mbajtjes së këtyre viseve nën kontroll ju vijnë në ndihmë edhe formacione ushtarake dhe vullnetarë Ruse.
 
Pushtimi i territoreve te pushtuara nga Turqit, siç ishte predikuar në perëndim e që në fakt ishte pushtimi i territoreve të pa mbrojtura Shqiptare apo të mbrojtura në një organizim të nivelit të ulët. Gjatë këtij operacioni Ruso-Serb gjejnë vdekjen mbi 35.000 shqiptarë të moshave të ndryshme perfishre gra e fëmijë. Shumica e tyre ishin të masakruar në forma të ndryshme si therje, djegie (së bashku me shtëpitë), hedhje në lumenjtë të ngrirë etj. Në anën tjetër ky operacion fillon me plaçkitje në forma të ndryshme si ari, stolitë të ndryshme, shtrojë-mbulojë, veshmbathje, paratë, drithërat, bulmetërat, bagëti etj. dhe pas krijimit të terrenit të përshtatshëm hynin ushtritë çlirimtare (Metodat e ushtrisë sllave).
 
Këtë e dëshmojnë radhët në "Udhëtimi në Serbin e Re":
 
:Disa familje shqiptarë iknin dhe tërhiqeshin në luginat e lumit të Moravës Jugore, nëpër të ftohtin e madh, pran rrugës nëpër grykën e Gerdelices deri në Vranjë dhe Kumanovë, shiheshin fëmijë te hedhur, te vdekur dhe pleq te ngrirë. Tërheqja ishte tragjike, kuajt dhe qetë tërheqeshin ngadalë nëpër borë sepse qerre kishin pak. Disa fëmije të hedhur, të humbur apo gjysmë te vdekur nga lodhja dhe uria ishin ajur dhe fryrë si daullja, disa i linte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies”<ref>Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbie, Beograd,1950,fq.345 </ref>.
 
E gjithë kjo bëhej me qëllim të transformimit të racës sllave të Pashallëkut të Beogradit në një komb brenda kufirit të një shteti. Si do që të jetë, pas pastrimit nga etnia Shqiptare autoktone dhe etnite tjera që nuk pranonin të ishin pjesë e kombit të etnisë serbe, shteti i tyre bënte planifikime për krijimin e sigurisë së shtetit të tyre. Këto qëllime më së miri i shpjegon Jovan Haxhivasileviq kur fletë për pushtimet në jug të shtetit serb kur thotë se "dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhet shtet i pastër nacional dhe te krijohet mundësi që aksioni serb në të ardhmen të drejtohet ka pjesët e Kosovës"