[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 15:
}}
 
'''Pashk Gjeçi''' ([[Shkodër]], [[7 Shtator|7 shtator]] [[1918]] - [[Tiranë]], [[21 janar]] [[2010]]) qe poet, mësues dhe përkthyes i mirënjohur.
 
== Jeta ==
Leu në lagjen [[Arra e Madhe]], i biri i Gaspërit<ref name=":0">Kaloçi D., ''Pashko Gjeçi : "Si e bëra Dante Alighierin të flasë shqip" : ''[historia e dhimshme e një prej kolosëve më të mëdhenj të letrave shqipe, studiuesit dhe shoqëruesit të famshëm, me origjinë nga Shkodra që përktheu "Komedinë Hyjnore", "Odisenë"], [[Shqip (gazetë)|Shqip]]. - Nr. 10, 13 janar, 2008, f. 18 - 19.</ref> dhe i Antonjetës. Pas vdekjes së të atit Pashku mbet me të ëmën dhe dy motrat, Nikoleta dhe Margarita. Mbas mbarimit të fillores nis kolegjin Jezuit po në Shkodër, 1930-'34<ref name=":1">Radi J., ''Skeda Biografike e Pashko Gjeçit'', radiandradi.com, 2 gusht 2013.</ref>.
 
Me ligjin [[Mirash Ivanaj|Ivanaj]], shkollat fetare mbyllen dhe nxënësit kalojnë në gjimnazin e Shkodrës, 1934-'38. Ishte në klasë me [[Arshi Pipa|A. Pipën]], [[Lazër Radi|L. Radin]], [[Xhemal Broja|Xh. Brojën]], [[Kolë Ashta|K. Ashtën]] dhe në bankë me [[Qemal Stafa|Q. Stafën]] - disa prej të cilëve i njihte qysh nga jezuitët<ref name=":1" />. Çmonte nga mësuesit më shumë [[Eqrem Çabej|E. Çabejn]] dhe [[Pashko Geci|Pashko Gecin]]n që i jepte greqishten e lashtë dhe latinisht<ref name=":0" />. Përkthen gjatë gjimnazit poezi të poetëve [[Dante Alighieri|Dante]], [[Francesco Petrarca|Petrarka]], [[Giacomo Leopardi|Leopardi]]; por edhe shkruante vetë, krijimet dhe përkthimet e veta i botonte tek "Cirka" me pseudonimin ''Surgens''<ref name=":1" />''.''
 
Në sajë të rezultateve të arritura në gjimnaz, ministria e Arsimit i akordoi një gjysëm burse. Në vitin akademik [[1938]] regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë, qytet ku do kishte dhe miqtë e gjimnazit [[Luigj Ljarja|L. Ljarja]], K. Ashta dhe L. Radi. Përkthen nga latinishtja dhe shkruan poezi e kritika, të cilat botoheshin në Shqipëri tek të përkohshme "Cirka", "Shkëndija" dhe një shkrim i famshëm për "[[Lahuta e Malcís|Lahutën e Malcís]]" te "[[Hylli i Dritës]]". Më [[15 Korrik|15 korrik]] të viti [[1942]] diplomohet me gradën Doktor Shkencash në atë fakultet me rezultate të shkëlqyera<ref name=":0" />, me tezë diplome "Jeta dhe vepra e Dom Ndre Mjedës"<ref name=":1" />. I grishur për të punuar asistent-pedagog Pashku nuk pranon dhe i nxitur nga [[Ernest Koliqi]] për të dhënë kontributin e vet në atdhe, kthehet po atë vit.
 
Ministria e Arsimit e asaj kohe e vendon në Shkollën e Mesme Femnore në Shkodër si profesor të letërsisë dhe latinishtes, kohë kur vazhdoi të merrej me përkthime dhe ia niste "Shkëndisë". Me të marrë pushtetin partizanët Pashku transferohet në [[Durrësi|Durrës]] - ku merr dhe familjen me vete, ku do jepte letërsi në shkollën e qytetit. Kishte shoqëri me [[Jusuf Vrioni|Jusuf Vrionin]]n, dhe ishte zgjedhur të kryente funksionin e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për degën e Durrësit.
 
Pas kthimit në Shqipëri, më [[4 Shtator|4 shtator]] [[1947]] ndalohet me akuzën "Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit" dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie<ref name=":0" />. Vite që i kalon në Durrës, Vloçisht dhe në kënetën e Maliqit gjatë verës<ref name=":1" /> - i përmendur edhe nga [[Ejëll Çoba ]]<nowiki/>në memuaristikën e tij ku s'e linin të punonte ngase qe shumë i hajthëm<ref>Çoba E., "Jetë e humbun", Mediaprint, Tiranë 2010.</ref>. P. Zefi thoshte se Pashku pat nisë ta përkthente Danten me mend qysh gjatë burgut<ref>Shamku-Shkreli L., ''A njimend ike, Pashk?'': [Pashk Gjeçi, njeriu i gjuhëve të vjetra, përkthyes i Homerit, Dantes, Faustit], [[Shekulli (gazetë)|Shekulli]]. - p. 2855, 22 janar, 2010, p. 18.</ref>. Lirohet më 1952 lirohet dhe vendoset edhe njëherë në Shkodër me familje, ku bën punë të rënda krahu për të jetuar. Më 1953-'54, [[Teatri i Operas dhe Baletit|TOB]]-i i kërkon të përkthejë veprën "Traviata" duke gjetur kështu shpëtimin tek [[Giuseppe Verdi|Verdi]] nga puna e krahut.
 
Më 1954-'58 punon si mësues në shkollën tetëvjeçare të [[Fushë-Krujë|Fushë-Krujës]]s, kohë që i shërbeu për përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të [[Dante Alighieri|Dantes]], ''Purgatorit'' dhe ''Parajsës''. [[Nasho Jorgaqi]], atëherë drejtor i shtëpisë botuese i tha se po flitej me [[Fan Noli|Nolin]] për ta përkthyer Danten. Por për arsye të ndryshme Noli nuk e mori përsipër, kësodore me ndihmën e [[Llazar Siliqi|Llazar Siliqit]]t arrin të botohet ''Ferri ''i Pashkut tek "[[Nëntori (revistë)|Nëntori]]". Prej një letre drejtuar [[Enver Hoxha|diktaktorit]], ku i bënte të qartë kushtet që lypeshin për kryerjen e punës: biblioteka, konsultime; vendoset në Tiranë bashkë me të ëmën dhe nis të japë mësim në gjimnazin "Qemal Stafa". Banon së pari në një dyqan të rrënuar e pastaj në një dhomë tek Shallvaret. Më 1962 botohet e plotë Komedia me parathënie të Ll. Siliqit dhe Pashkut i jepet shpërblimi prej 300 mijë lekësh të vjetra. Më 1963 nis përkthimin e "Odisesë" së Homerit nga greqishtja e lashtë, duke pasë variantet italisht dhe frëngjisht të veprës, për ta bërë më të gjallë shpenzon gati krejt honoraret e Komedisë për të shkuar në Durrës të kundrojë detin.
 
Më 1964 martohet me Gjystina Kapedanin, banon me të ëmën, të shoqen dhe të bijën në po të njëjtën banesë me një dhomë. Kushtet shtynë çiftin me u nda mbas jo shumë vitesh. Më 1965 vazhdon si mësues në shkollën e natës në [[Kombinati|Kombinat]]. Nga 1968 gjer më 1972 jep latinisht në Fakultetin e Mjeksisë. Ndërkohë, më 1969 Komedia botohet në [[Kosovë]]. Me ndërmjetësinë e mikut [[Mark Dema]], martohet me Nezaqet Gaganin. Me heqjen e latinishtes nga programi mësimor, gjë të cilën e konsideronte gabim të madh prejse bazat e mjeksisë qenë historikisht të skajuara me atë gjuhë në terminologji. Punon pranë shtëpisë së librit shkollor si korrektor deri në daljen në pension në shtator 1978. Më 1976 i botohet "Odisea" me parathënie të Myzafer Xhaxhiut, tirazh 15 mijë kopje<ref name=":1" />. Me rënjen e regjimit komunist dhe ardhjen e v. 2000, kryeveprat e prura nga ai në shqip ribotohen por edhe shohin për të parën herë dritën e botimit. Komedia dhe Odisea ribotohen më 2006, Fausti (pj.1) më 2008, "Andromaka" dhe "Atalia" e [[Jean Racine|Rasinit]] më 2010 - përkthime që i kishin mbetur në dorëshkrim qysh kur banonte tek Shallvaret. Vdes në moshën 91 vjeçare.