Dallime mes rishikimeve të "Preng Doçi"

5 bytes removed ,  7 vjet më parë
→‎Jetëshkrimi: rregullim i sintaksës
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
v (Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet)
(→‎Jetëshkrimi: rregullim i sintaksës)
 
U lind në [[Bulgër]] nga prindër Prend e Mrí në lagjen e Parasporit. Bulgri gjindet në rrjedhen e poshtme të [[Lumi Fan|lumit Fân]], kreu studimet fillore në [[Kallmet]] ku ishte rezidenca ipeshkvinore e Lezhës. Shkollën e mesme e kreu në [[Shkodra|Shkodër]] ku shkoi më [[1856]] pranë [[Kolegji Papnor|Kolegjit Papnor]], kurse studimet teologjike në [[Roma|Romë]] prej nga u kthye në vitin [[1871]] mbas nji qëndrimi dhetë vjeçar<ref name="Abati">Jeta e Abatit të Mirdites</ref>, u caktue meshtar në [[Korthpulë]] të [[Puka|Pukës]]<ref name="dg">[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/18735/?highlight=daniel+g%C3%A0zulli&match Prengë Doçi - Kompleksiviteti i një figure ndryshe], nga [[Daniel Gazulli]]</ref>. Në Itali u njoh personalisht me rilindësin [[Arbëreshët|arbëreshin]] [[Dhimitër Kamarda|Dhimitër Kameardën]] dhe me rilindës tjerë. Përjeton pezmin e asaj periudhe n'qarqet nacionaliste italiane. Dhe duket se tek mendësia e tij lind ideali i krijimit të një ''nocioni kombëtar mbi atë fisnor apo krahinor''.
Mendohet se i kishte të njohur, që asokohe, dhe ua njihte shkrimet poetike Zarishit, [[Zef Jubani|Jubanit]], [[Ndue Bytyçi|Bytyçit]] e [[Katundi (Itali)#Leonardo De Martino|Martinos]]. E njihte mirë edhe literaturen fetare në gjuhën shqipe të pararilindjes shqiptare. Më 1872 ai caktohet sekretar i [[Abat|Abatit]]it të Mirditës dom Gasper Krasniqit der më [[1875]].<ref name="Abati" /><ref name="dg" />
Luejti rol të randësishëm edhe në përhapjen dhe në gjanësinë e ''Kryengritjes së Mirditës'', më [[1876. Madje u përpoq ta zgjanonte atë edhe në viset tjera ashtu që të plotësonte dhe begatonte programin e ngushtë të kryengritjets për autonomi të Mirditës me kërkesa për çlirimin e Shqipërisë. Për këtë qëllim më [[1877]], e lidhi për vedi kapedanin e Mirditës, [[Prênk Bibë Doda|Prenk Bibë Dodën]] (që e gjeti 14 vjeçar n'Abacinë e Mirditës; e e edukoj<ref name="dg" />), dhe u lidh me krerë e udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë, Dibër, Lurë, Malësi të Madhe, Shalë e Shosh. Këso kohe, në emër të kryengritësve shqiptar ra në kontakt edhe me Knjaz Nikollën e Malit të Zi, për luftë të përbashkët antiturke shqiptaro-malazeze. E vuri në ballë të kryengritjes P. B. Dodën, i cili ishte shumë i ri, morri arratinë dhe vetë i udhëhoqi betejat më vendimtare<ref>Dom [[Ndoc Nikaj]], Shoqnija "Bashkimi". Histori e veprim, ''Hylli i Dritës'', Vj. XV, Nr. 12, 1938, 684; ''M. E. Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike'', 105; ''Historia e popullit shqiptar II'', 112-113.</ref>.
Në atë periudhë (vitet 70 të shek. XIX) në Mirditë gjendja ishte edhe ma e randueme për dy arësye: Kapedani trashigimtar, Prengë Bibë Doda, ishte shumë i ri; një kahje parie mirditorësh, në atë kohë në sherbime të randësishme në ushtrinë turke, u përpoq të merrte Derën e Kapedanit tue eliminue kështu Gjomarkajt, dhe këte u përpoq ta bante ushtarakisht, me ndërhymjen drejtpërdrejt të Turqisë. Prandaj edhe raprezaljet turke të viteve 1876/1877 duhen pa me këtë sy, si një luftë për pushtet në dam të madh të çashtjes kombëtare në përgjithësi. Ai predikoj me forcë e konkretisht, në mes krenëve e në popull, shuemjen e kësaj ndasije të natyrës fisnore me konturime mesjetare e kapërcimin në një fazë mbikrahinore e aty edhe mbarëkombëtare. Ai bani gjithçka të afronte Mirditën e Pukën me Dukagjin e Malësi të Madhe në përgjithësi, po edhe Fan e Lurë me trevat fqinje, tue përdorë të gjitha mjetet, deri krushqit (martesat) në mes banorëve të maleve. Ky konceptim asht aq i vetëdijshëm, aq largpamës, sa asnjë tjetër në atë kohë nuk kishte arrijtë në një koncentrim të tillë. Asht shumë domethanëse kërkesa e tij drejtue Vatikanit që të çelte një mision në Epirin e Sipërm ([[Çamëria|Çamëri]]) ku nuk kishte asnjë katolik, apo edhe në trevat tjera të Epirit ku ishin të gjithë ortodoksë, pse, i drejtohet Vatikanit, muhamedanët janë gati ta lëshojnë besimin e tyne për hir të çashtjes kombëtare, se ortodoksët shqiptarë, të vetvdijshëm për qellimet e liga të Athinës, janë të gatshëm ta lëshojnë besimin ortodoks për hir të çashtjes kombëtare, pse e dinë të gjithë se ma parë kanë qenë katolikë. Nuk duem të predikojmë këtu nëse duhej të lëshonin apo jo muhamedanët apo ortodoksët besimin e tyne, por të evidentojmë konceptimin e jashtëzakoshëm të Doçit: '''Atdheu do t’i drejtonte shqiptarët kah besimi, jo e kundërta'''.<ref name="dg" />